LIVE UPDATES
Bota

Presidentja Silanovska-Davkova i fal dhjetë të burgosur në Maqedoninë e Veriut, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës së Manastirit

Taleski ishte dënuar në mars 2020 me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Transportuesi”, lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në këtë komunë. Atij iu llogaritën në dënim edhe tri vjetët e kaluara në paraburgim para aktgjykimit të vitit 2020.

23 Tetor 2024, 22:51 Nga M.B
Presidentja Silanovska-Davkova i fal dhjetë të burgosur në
Gordana Silanovska-Davkova

SHKUP- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, i ka falur të mërkurën dhjetë të burgosur, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleskin, duke ia hequr një vit nga dënimi me burg për keqpërdorim të detyrës. Taleski ishte dënuar në mars 2020 me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Transportuesi”, lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në këtë komunë. Atij iu llogaritën në dënim edhe tri vjetët e kaluara në paraburgim para aktgjykimit të vitit 2020.

Taleski vlerësohet se kishte shkaktuar dëm të përgjithshëm prej rreth 360.000 eurosh. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, një ditë më parë, presidentja fali edhe nëntë persona tjera, duke zëvendësuar dhe shkurtuar dënimet e tyre me kusht. Në njoftim nuk janë dhënë detaje për veprat penale për të cilat ishin dënuar.

Silanovska-Davkova i fali ata për nder të festës së 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, një festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut Presidenti maqedonas zakonisht fal të burgosur gjatë festave shtetërore, ndërsa falja e tyre bazohet në arsye të ndryshme si, sjellja e mirë, shkaqe familjare, gjendja shëndetësore.

Në mesin e 10 të falurve nga presidentja është edhe Marjan Efremovi, i akuzuar në rastin “Spiuni”, i cili përfitoi një shkurtim të dënimit prej tre muajsh. Efremovit në vitin 2014 u dënua me 15 vjet burgim, nën akuzat për “shoqëri kriminale, spiunazh, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shantazh”. Efremov më herët kishte punuar në Agjencinë për Zbulim.

Por, Silanovska-Davkova u kritikua për këtë vendim. Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, vendimin e presidentes e cilësoi si “skandaloz dhe tronditës”, duke pretenduar se “janë falur kriminelë të dënuar, dhe anëtarë të klaneve të drogës”.

“Silanovska-Davkova ka mbrojtur kriminelët dhe narko-klanet me këto vendime. Kjo është një goditje ndaj drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve”, tha të mërkurën zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska, në një konferencë për media.

Edhe nga partia E Majta (Levica), vendimin e presidentes e quajtën “skandaloz”.

“Vendimi skandaloz i presidentes Silanovska të falë kriminelë të cilët janë pjesë të narko grupeve tregon se edhe pushteti i saj ka “borxhe” ndaj nëntokës kriminale”, thanë nga Partia E Majta, duke kërkuar nga presidentja që ta tërheqë vendimin.

Pas reagimeve në opinion, Silanovska-Davkova, në një deklaratë për TV21, tha se tani po e sheh se “personazhet janë me të vërtetë interesantë, në kuptimin negativ të fjalës”, por shtoi se “vendimet janë marrë mbi bazë të analizave së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo të personave konkretë”.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut, vendimet për falje kalojnë në disa faza procedurale. Fillimisht, kërkesa për falje paraqitet në gjykatë, e cila më pas e dërgon në Ministrinë e Drejtësisë. Aty shqyrtohen të gjitha dokumentet dhe përgatitet një propozim që dorëzohet në Presidencë.

Brenda Presidencës, Komisioni për Falje shqyrton secilën kërkesë, së bashku me rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, dhe vendos me shumicën e votave. Propozimi i komisionit i paraqitet presidentit, i cili merr vendimin përfundimtar bazuar në këtë rekomandim dhe propozimin e Ministrisë së Drejtësisë./ REL

shkup

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj