LIVE UPDATES
Bota

Prishtina për zgjedhjet e Serbisë: Nuk ka kërkesë paraprake

Sipas zëdhënësit të KE-së Peter Stano, "është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë, të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore”.

2 Dhjetor 2023, 17:13 Nga h.k
Prishtina për zgjedhjet e Serbisë: Nuk ka kërkesë paraprake
Foto ilustruese

PRISHTINË-Zyrtarë të Bashkimit Evropian, konsiderojnë se vendimi i Prishtinës për "të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, nuk është në përputhje me frymën e dialogut dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë linjë BE-ja i rekomandon Kosovës që të rifillojë praktika për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë brenda vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që mbahen me 17 dhjetor. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se me keqardhje konstatojmë se Prishtina ndaloi praktikat e mëhershme të lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë me lehtësimin e OSBE-së.

"Si rezultat, votuesit serbë do të duhet të udhëtojnë në qytetet e Serbisë jugore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 17 dhjetorit. Ky vendim, nuk është në përputhje me frymën e dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë zëdhënësi Stano, duke i rekomanduar Kosovës që të rifillojë praktikën e mëhershme për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare të Serbisë të 17 dhjetorit, me lehtësimin e misionit evropian të OSBE-së. Sipas zëdhënësit të KE-së Peter Stano, "është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë, të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore”.

Qeveria Kurti: "Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë"

E menjëhershme ishte kundërpërgjigjia e Prishtinës zyrtare: Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryengociator në dialog me Serbinë, tha se "tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut dhe pa një kërkesë zyrtare direkte nga Serbia, atëherë s'mund të ketë vendim”.

"Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve të tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë, duhet që zyrtarisht t'i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje. Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimit të besimit. Përderisa nuk ka një kërkesë zyrtare direkte, atëherë, nuk mund të ketë vendim. Z. Stano besoj se e di këtë”, shkroi Bislimi në platformën X.

Autoritetet e Serbisë ditë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo Prishtinës, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. Pikërisht pse kërkesa serbe iu drejtua OSBE-së e jo Prishtinës për ta shqyrtuar atë, bëri që qeveria e Kosovës pa asnjë hezitim të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Për çështjen e moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ambasadorët e vendeve më të industrializuara në grupin QUINT, dhe shefi i misionit të BE-së takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, ai për këtë çështje "e ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndërshtetërore”. Ambasadorët e QUINT-tit nuk u deklaruan. 

"Kurti shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë së Serbisë për një marrëveshje të tillë që do t'u mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit”, thuhet në një njoftim të zyrës së Kryeministrit.

Vuçiq: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron t'i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”

Me faktin që nuk do të mund të organizojnë zgjedhje të Serbisë edhe në Kosovë si më parë, si duket janë pajtuar autoritetet e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse, siç u shpreh Vuҫiq, “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron t'i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”.

"Perëndimi do të thotë se nuk ka mundësi për t'i bërë presion Kurtit dhe do të lëshojë një deklaratë. Tashmë ka pasur një deklaratë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dhe kaq", tha Vuçiq, dhe shtoi se "Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”.

Në të kaluarën  zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur edhe në  Kosovë ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave, të cilat më pas janë dërguar për numërim në Serbi.  Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës më herët. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, ai mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar edhe në rastet e mëparshme.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020. Këto zgjedhje ishin mbajtur që nga viti 2017, ku në Kosovë hapeshin qendra votimi për serbët që ndihmoheshin nga OSBE-ja. Por, kësaj radhe serbët e Kosovës që kanë dyshtetësi, mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi, por, vetëm përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Kosovë, apo përmes postës. Me 1 nëntor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqshpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, zgjedhje këto të tretat me radhë në Serbi vetëm në tre vjet e gjysmë. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare  në Serbi, ndodh në një periudhë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje  për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë dhe kryeministrja e Italisë, me një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës që ta formojë Asociaciacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë njohjen "de facto” të pavarësisë së Kosovës./DW

qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj