LIVE UPDATES
Bota

Pritet rritje e numrit të emigrantëve, Biden dërgon 1500 trupa në kufirin me Meksikën

Zoti Ryder tha se Pentagoni miratoi të martën kërkesën për trupa bërë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i cili menaxhon kufirin.

2 Maj 2023, 22:23 Nga I.A
Pritet rritje e numrit të emigrantëve, Biden dërgon 1500 trupa
Kufiri

SHBA- Administrata e Presidentit Biden do të dërgojë një personel ushtarak prej 1,500 trupash, në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Vendimi vjen në prag të skadimit të afatit të kufizimeve të lidhura me pandeminë e koronavirusit, gjë që pritet të sjellë një rritje të numrit të imigrantëve në kufi. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Pentagonit gjeneral brigade Pat Ryder.

Zoti Ryder tha se Pentagoni miratoi të martën kërkesën për trupa bërë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i cili menaxhon kufirin.

Personeli ushtarak nuk do të merret me detyra që lidhen me zbatimin e ligjit, por vetëm me çështje që lidhen me futjen në sistem të të dhënave të imigrantëve, e detyra të tjera administrative, në mënyrë që punonjësit e agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të përqëndrohen tek puna në terren. Trupat do të dërgohen atje për rreth 90 ditë, dhe qëndrimi i tyre në kufi mund të zgjatet, nëse do të shihet e nevojshme.

Kufizimet e lidhura me pandeminë e COVID-19-s u dhanë mundësi zyrtarëve amerikanë të kthejnë mbrapsht me dhjetëra mijëra imigrantë që kishin mbërritur në kufirin jugor të vendit. Por këto kufizime do të hiqen më 11 maj, ndaj dhe zyrtarët në kufi po përgatiten për një rritje të pritshme të numrit të imigrantëve. Por edhe mes kufizimesh, administrata është përballur me një numër rekord njerëzish që kalonin kufirin. Presidenti Joe Biden është përgjigjur duke marrë masa ndaj atyre që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe duke ofruar alternativa për të shmangur një udhëtim të rrezikshëm e shpesh me pasoja vdekjeprurëse.

Veprimet e Presidentit Biden, pasojnë lëvizje të ngjashme të ndërmarra nga paraardhësi i tij, Donald Trump, i cili, krahas forcave të Gardës Kombëtare, vendosi personel ushtarak aktiv në kufi, për të ndihmuar personelin e patrullës kufitare në përpunimin e të dhënave për karvanë të tërë me imigrantëve. Aktualisht në kufi ka rreth 2,700 trupa të Gardës Kombëtare.

Për Presidentin Biden, i cili njoftoi një javë më parë nisjen e fushatës për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, vendimi sinjalizon se administrata e tij po i trajton me seriozitet përpjekjet për të ulur numrin e kalimeve të paligjshme në kufiri, të cilat kanë qenë një burim i fuqishëm i sulmeve nga ana e republikanëve. Këto masa shërbejnë gjithashtu edhe si një mesazh drejtuar atyre që potencialisht të kalojnë kufirit në mënyrë të paligjshme, që të mos tentojnë ta bëjnë një që të tillë. Por nga ana tjetër këto veprime mund të bëhet shkak për një krahasim potencialisht të padëshiruar, të zotit Biden me paraardhësin e tij republikan, zotin Trump, politikat e të cilit, demokrati Biden i ka kritikuar shpesh. Ndërkohë Kongresi, ka refuzuar të ndërmarrë ndonjë veprim thelbësor në lidhje me imigracionin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jean-Pierre minimizoi çdo ngjashmëri të mënyrës se si zoti Biden po e trajton çështjen e rritjes së numrit të imigrantëve me mënyrën se si zoti Trump përdori trupat gjatë mandatit të tij.

Personeli ushtarak ka mbështetur personelin e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare prej gati dy dekadash tashmë”, tha zonja Jean-Pierre. "Pra, kjo është një praktikë e zakonshme", shtoi ajo më tej.

Javën e kaluar, zyrtarët e administratës njoftuan se do të punojnë për të përpunuar me shpejtësi të dhënat e imigrantëve që kërkojnë azil në kufi, për të dëbuar ata që nuk kualifikohen si dhe për të penalizuar ata persona që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin. Po kështu do të hapen qendra jashtë Shteteve të Bashkuara për ata persona që largohen nga vendet e tyre për shkak të dhunës dhe varfërisë, duke u dhënë mundësi që të aplikojnë për azil për në Shtetet e Bashkuara, Spanjë ose Kanada. Qendrat e para të përpunimit do të hapen në Guatemalë dhe Kolumbi.

Marrë nga VOA

joe biden pat ryder

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj