LIVE UPDATES
Bota

Pritje e vështirë për familjarët e civilëve të rrëmbyer në Ukrainë

Më vonë, ajo mësoi se bashkëshorti i saj po mbahej në qytetet e pushtuara të Melitopolit dhe Khersonit dhe më vonë ishte transferuar në qendrën e mbajtjes, në Simferopol. Më nuk dëgjoi për të dhe kishte frikë se ai mund të kishte vdekur.

5 Nëntor 2023, 19:56 Nga I.A
Pritje e vështirë për familjarët e civilëve të
I rrembyer

UKRAINË- Udhëheqësit dhe aktivistët ukrainas thonë se Rusia po mban peng 20 mijë ukrainas, të cilët janë rrëmbyer që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës. Siç njofton nga Varshava korrespondentja e Zërit të Amerikës Lesia Balalets , një grua ukrainase po pret me plot vuajtje për bashkëshortin, i cili u arrestua në tetor dhe më vonë u dërgua në një burg në Moskë.

“Ma dërgoi këtë fotografi dhe më tha, ‘Shiko, tani zyrtarisht jam vullnetar’”, thotë zonja Olga Kayova.

Zonja Olga dhe bashkëshorti i saj Yuriy Kayovy janë nga Khersoni, një qytet në jug të Ukrainës. Kur filloi lufta, zoti Yuriy iu bashkua nismës lokale të Kryqit të Kuq, për të dërguar ndihmë humanitare nga qyteti i Zaporizhias, i kontrolluar nga Ukraina, në Kherson, një qytet që në atë kohë ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në njërin nga ato udhëtime, zoti Yuriy u arrestua nga forcat ruse.

“Më 6 gusht të vitit 2022, një i njohur, që ishte me Yuriy-n më mori në telefon dhe më tha se bashkëshorti im është arrestuar.”

Më vonë, ajo mësoi se bashkëshorti i saj po mbahej në qytetet e pushtuara të Melitopolit dhe Khersonit dhe më vonë ishte transferuar në qendrën e mbajtjes, në Simferopol. Më nuk dëgjoi për të dhe kishte frikë se ai mund të kishte vdekur.

“Më 6 tetor, një avokate më mori në telefon nga Simferopoli. Më dërgoi një fotografi të një shënimi që burri im e kishte shkruar me dorë. Aty e kuptova se ai ishte gjallë. Avokatja tha se Yuriy po akuzohej për pjesëmarrje në terrorizëm ndërkombëtar”, thotë ajo.

Ajo tha se pas disa javësh, avokatja e kishte njoftuar se bashkëshorti i saj ishte dërguar në burgun e Lefortovos, në Moskë.

Këtë tetor, bëhet një vit nga koha kur ai u dërgua atje. Dhe ka shumë të tjerë sikur ai, civilë të cilët Ukraina i konsideron si pengje të mbajtura nga rusët. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se ka qindra raste të tilla. Udhëheqësit e Ukrainës thonë se bëhet fjalë për dhjetra mijëra urkainas të rrëmbyer. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Komisioneri për të drejtat e njeriut i parlamentit ukrainas thotë se rreth 23-25,000 civilë ukrainas po mbahen peng në Rusi. Pra, është një numër shumë i lartë”, thotë ajo.

Rrëfimi i familjes Kayov është përfshirë në filmin “HerSons”, të bazuar në dëshmitë e mbledhura në Qendrën Raphael Lemkin për dokumentimin e krimeve ruse në Ukrainë.

“Filmi përmban katër rrëfime për pengjet civile. Tre prej tyre janë aktualisht në burg në Rusi – dy prej të cilëve në burgun Lefortovo të Moskës. I treti është në qytetin Rostov. I katërti kaloi 54 ditë i mbyllur në Khersonin, që atë kohë ishte i I pushtuar dhe tani është i lirë”, thotë ajo.

Regjisorja Hanna Beregova thotë se ka material të mjaftueshëm për të paktën tre vazhdime të filmit.

Analistët thonë se krejt çfarë të afërmit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut mund të bëjnë për civilët ukrainas, që po mbahen peng, është të bëjnë publike rastet e tyre.

Për dallim prej të burgosurve të luftës, civilët e rrëmbyer, në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk janë pjesë e operacioneve të shkëmbimit të të burgosurve.

“Të burgosurit e luftës të paktën kanë status ndërkombëtar, të bazuar në Konventën e Gjenevës. Por kur bëhet fjalë për pengjet civile, mbajtja e tyre peng nuk ka bazë ligjore”, thotë ajo.

Ajo thotë se në çfarëdo rasti, shkëmbimi i civilëve ukrainas me të burgosurit rusë të luftës nuk është opsion për Ukrainën.

“Pa dashur të ekzagjerojë, ka miliona ukrainas në territoret e okupuara. Nëse shteti ukrainas lejon shkëmbimin e civilëve ukrainas me ushtarë rusë, atëherë deri nesër, do të kemi të paktën edhe 20 mijë pengje civile.”

Autoritetet ukrainase dhe aktivistët e mbrojtjes së të drejtat të njeriut po bëjnë thirrje për ndërmjetësim ndërkombëtar, me palët e treta, për të ndihmuar në lirimin e civilëve të rrëmbyer.

Zonja Olga Kayova, ndërkohë, ka arritur të angazhojë një avokate private për bashkëshortin e saj.

Me ndihmën e avokates, ajo herë pas here merr letra nga bashkëshorti i saj, që japin shpresë se ai një ditë do të kthehet në shtëpi.

Marrë nga VOA

yuriy kayovy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj