LIVE UPDATES
Bota

"Problemet me fqinjët!" Kandidatja për Përfaqësuese të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë: Do të punoj që zgjerimi të bëhet realitet

Seanca dëgjimore është duke u zhvilluar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili duhet ta konfirmojë Kallasin për pozitën e nominuar.

12 Nëntor 2024, 10:47 Nga M.B
"Problemet me fqinjët!" Kandidatja për
Kaja Kallas

BRUKSEL- Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë të martën në një seancë dëgjimore se do të angazhohet për të forcuar sigurinë e bllokut evropian, dhe do të bashkëpunojë me fqinjët që ndajnë vlera të përbashkëta, si dhe kanë aspirata për anëtarësim në bllokun evropian.

Seanca dëgjimore është duke u zhvilluar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili duhet ta konfirmojë Kallasin për pozitën e nominuar. Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, është caktuar nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen dhe vendet anëtare të bllokut, për të udhëhequr politikën e jashtme në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në legjislaturën e kaluar, këtë pozitë e ka mbajtur Josep Borrell. Kallas ka thënë të martën se zgjerimi i BE-së e forcon vetë bllokun, por edhe vendet që synojnë anëtarësimin. Sipas Kallasit, forca tërheqëse e BE-së i frymëzon shtetet nga Ballkani Perëndimor e deri tek Evropa Lindore për reforma dhe për angazhim drejt integrimit në BE.

“Së bashku me Komisionaren për Zgjerim, do të punoj me vullnet që ta bëjmë zgjerimin realitet“, ka thënë ajo duke shtuar se “problemet e sotme të fqinjëve tanë do të jenë probleme tona nesër“.

Vendet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës - si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE. Kosova ka aplikuar për anëtarësim, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende. Kaja Kallas ka thënë se siguria e BE-së është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe që do të angazhohet për të vazhduar bashkëpunimin transatlantik.

Sipas saj, sfidat kryesore për BE-në dhe aleatët lidhen me qasjen e Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, vende, të cilat, sipas saj, janë duke e sfiduar rendin botëror. Ajo e ka konsideruar me prioritet vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, dhe fitoren e Kievit e ka konsideruar të domosdoshme për Evropën. Të martën do të përfundojë seanca dëgjimore për 26 anëtarë të Komisionit Evropian. Shefja e BE-së, Von der Leyen veçse është konfirmuar. Përgjatë ditës do të dëgjohen dëshmitë e katër kandidatëve që janë të propozuar për nënkryetarë ekzekutivë të Komisionit Evropian.

Deri më tash 20 kandidatë kanë përfunduar seancat dëgjimore dhe të gjithë, përpos kandidatit nga Hungaria, Oliver Varhelyi, kanë marrë mbështetjen. Më vonë gjatë ditës, komisioni përkatës pritet të vendosë edhe për Varhelyin. Nëse të gjithë kandidatët marrin mbështetjen e komisioneve parlamentare, atëherë më 24 ose 25 nëntor, Parlamenti Evropian duhet ta konfirmojë Komisionin e ri Evropian. Në atë rast, Komisioni do të nisë mandatin më 1 dhjetor të këtij viti./ REL

kaja kallas

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje