LIVE UPDATES
Bota

Problemet me votimin me postë mund të ndikojnë tek zgjedhjet presidenciale amerikane

Në një letër alarmuese, zyrtarët thanë se gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe sezonin e sapopërfunduar të zgjedhjeve paraprake, fletët e votimit të postuara, që ishin vulosur në kohë, u morën nga zyrat e zgjedhjeve vendore disa ditë përtej afatit brenda të cilit duheshin numëruar.

11 Shtator 2024, 22:08 Nga E. D
Problemet me votimin me postë mund të ndikojnë tek zgjedhjet
fotot ilustruese

SHBA- Zyrtarët vendorë për zgjedhjet nga mbarë Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të mërkurën se problemet me sistemin e dërgimit të postës në vend rrezikojnë ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Zyrtarët i vunë në dukje drejtuesit të Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara se nuk ka ndrequr mangësitë e sistemit.

Në një letër alarmuese, zyrtarët thanë se gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe sezonin e sapopërfunduar të zgjedhjeve paraprake, fletët e votimit të postuara, që ishin vulosur në kohë, u morën nga zyrat e zgjedhjeve vendore disa ditë përtej afatit brenda të cilit duheshin numëruar. Ata vunë në dukje gjithashtu se zarfa me fletëvotime me adresa të sakta po u riktheheshin si të pasakta, një problem që mund t'ua ndryshojë automatikisht votuesve statusin e tyre në ‘joaktiv’. Kjo mund të krijojë situata kaotike edhe nëse ata paraqiten në qendrat e votimit për të hedhur votën e tyre.

Zyrtarët thanë gjithashtu se kishin dështuar kontaktet e përsëritura me Shërbimin Postar për t’i zgjidhur këto çështje dhe se natyra e përhapur e problemeve e bëri të qartë se këto nuk ishin "gabime që ndodhin në mënyre sporadike, apo një problem në disa degë të caktuara. Përkundrazi, kjo tregon një mungesë të përhapur të të kuptuarit dhe të zbatimit të politikave të Shërbimit Postar në radhët e punonjësve të tij”.

Letra drejtuar drejtuesit të Shërbimit Postar, Louis DeJoy u shkruajt nga dy organizata që përfaqësojnë administratorët kryesorë të zgjedhjeve në të 50 shtetet. Ata shprehen në letrën drejtuar zotit DeJoy: "Nuk kemi parë përmirësime apo përpjekje të bashkërenduara për të korrigjuar shqetësimet tona".

"Lutemi që të merrni masa korrigjuese të menjëhershme dhe të prekshme për të trajtuar problemet e vazhdueshme të funksionimit të postës për procesin zgjedhor", shtuan ata. "Dështimi në këtë drejtim do të rrezikojë kufizimin e pjesëmarrjes dhe të besimit të votuesve në procesin zgjedhor".

Një mesazh i dërguar ku kërkohej një reagim nga Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara nuk mori përgjigje të menjëhershme.

Dy organizatat, Shoqata Kombëtare e Sekretarëve të Shtetit dhe Shoqata Kombëtare e Drejtorëve të Zgjedhjeve Shtetërore, thanë se zyrtarët e zgjedhjeve lokale "pothuajse në çdo shtet" po i marrin fletëvotimet, me vulën postare të vendosur në afatin e duhur, pas ditës së zgjedhjeve dhe përtej afatit 3-5 ditë pune, që Shërbimi Postar thotë se është standarti për postën e klasit të parë.

Në letrën e tyre të së mërkurës, zyrtarët e zgjedhjeve thonë se kolegët e tyre nga mbarë Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se personeli i Shërbimit Postar, duke filluar nga menaxherët dhe deri tek transportuesit e postës, nuk janë të informuar në lidhje me politikat për trajtimin e postës që lidhet me zgjedhjet, se atyre u jepen udhëzime që ndryshojnë vazhdimisht dhe se i shpërndajnë fletëvotimet në mënyrë të gabuar./VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj