LIVE UPDATES
Bota

Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare përballë një ristrukturimi madhor

Demokratët në Uashington e përshkruan përpjekjen për ta shpërbërë USAID-in si haptazi të paligjshme dhe u zotuan ta sfidojnë atë. Të dielën, të 10 anëtarët demokratë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i dërguan një letër zotit Rubio, duke paraqitur kundërshtimet e tyre.

4 Shkurt 2025, 21:10 Nga r.ll
Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare
foto ilustruese

SHBA- Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila menaxhon programet e ndihmës amerikane për vendet e huaja në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, ishte praktikisht e mbyllur të hënën, pasi punonjësve iu ndalua të shkonin në zyra dhe të përdornin sistemet kompjuterike të agjencisë.

Disa zyrtarë të lartë të agjencisë janë me leje të detyrueshme ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ndërmori hapa për ta vënë agjencinë nën autoritetin e Departamentit të Shtetit.

Duke folur me gazetarët në El Salvador ku po udhëtonte, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ai tashmë është ushtrues detyre në krye të USAID-it dhe do të ndërmerrte hapa për t'i sjellë aktivitetet e agjencisë në përputhje me politikat e administratës.

Zoti Rubio e përshkroi agjencinë si historikisht "të papërgjegjshme" ndaj Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, edhe pse agjencia, u shpreh ai, duhet t’i marrë udhëzimet nga Departamenti i Shtetit.

“USAID-i ka një histori shpërfilljeje ndaj një fakti të tillë dhe ka vendosur që të veprojë si një organizatë bamirëse globale e shkëputur nga interesi kombëtar,” tha zoti Rubio. “Këta janë dollarë të taksapaguesve dhe ne jemi të detyruar të garantojmë popullin amerikan se çdo dollar që shpenzojmë jashtë vendit po shpenzohet për diçka në shërbim të interesit tonë kombëtar.”

Komentet e Sekretarit të Shtetit, Rubio ishin më pak të ashpra se ato të miliarderit Elon Musk, të cilit Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompetenca të konsiderueshme për të reformuar qeverinë federale dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë së sapoformuar (DOGE) të cilin ai drejton, dërgoi përfaqësues në zyrat e USAID-it gjatë fundjavës.

“USAID është një organizatë kriminale”, shkroi zoti Musk në platformën e mediave sociale X të dielën. "Koha që ajo të marrë fund."

Demokratët në Uashington e përshkruan përpjekjen për ta shpërbërë USAID-in si haptazi të paligjshme dhe u zotuan ta sfidojnë atë. Të dielën, të 10 anëtarët demokratë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i dërguan një letër zotit Rubio, duke paraqitur kundërshtimet e tyre.

“Kongresi e krijoi Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si një agjenci të pavarur, të ndarë nga Departamenti i Shtetit, për të siguruar zbatimin efektiv dhe të shpejtë të ekspertizës së zhvillimit dhe dërgimin e shpejtë të ndihmës amerikane, veçanërisht në kohë krize, për të përmbushur qëllimet tona të sigurisë kombëtare”, shkruan ata.

“Për këtë arsye, çdo përpjekje për të shkrirë ose bashkuar USAID-in me Departamentin e Shtetit, sipas ligjit duhet të diskutohet dhe miratohet nga Kongresi”.

Në një konferencë shtypi përpara selisë së USAID-it në Uashington, senatori demokrat Chris Van Hollen, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, tha se ai dhe kolegët e tij do të pengonin zotin Trump të plotësonte postet vakante në Departamentin e Shtetit në përgjigje të veprimeve të administratës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bllokuar miratimin e të emëruarve të Departamentit të Shtetit derisa ky veprim i paligjshëm të anulohet”, tha ai.

USAID u krijua në fillim të viteve 1960, në një kohë kur në Uashingtonin e pas Luftës së Dytë Botërore mendohej gjerësisht se përpjekjet e SHBA-së për ndihma ndërkombëtare të administruara nga një sërë agjencish, ishin joefikase, shpesh të duplikuara dhe ndonjëherë kontradiktore.

Në shumë raste, ndihma ishte gjithashtu e lidhur qartazi me përparësitë politike të Shteteve të Bashkuara, në vend të nevojave objektive të vendeve që merrnin ndihmë.

Në vitin 1961, administrata e Presidentit John F. Kennedy ndërmori një rishikim të gjerë të programeve të ndihmave të SHBA-së dhe më pas i kërkoi Kongresit autoritetin për të krijuar një agjenci të re për të koordinuar përpjekjet për ndihmën për vendet e tjera. Në një mesazh për Kongresin, zoti Kennedy propozoi një agjenci që do të krijonte ekipe specifike për çdo vend, që do të vepronin në terren për të zhvilluar plane afatgjata.

Ai i përshkroi këto si “një program të menduar me kujdes të përshtatur për të përmbushur nevojat dhe potencialin e burimeve të çdo vendi individual, në vend të një sërë projektesh individuale pa lidhje me njëra-tjetrën”.

"Shpesh, në të kaluarën, qëllimet dhe projektet tona të zhvillimit nuk janë ndërmarrë si hapa të brendshëm të një programi të zhvillimit ekonomik të një spektri të gjerë," tha zoti Kennedy. "Planifikimi dhe financimi afatgjatë (janë) mënyra e vetme për angazhime kuptimplota dhe ekonomike."

Më vonë atë vit, Kongresi miratoi Ligjin e Ndihmës së Huaj të vitit 1961, duke kërkuar mbylljen e disa programeve ekzistuese të ndihmës dhe duke ngarkuar presidentin me krijimin e një njësie të re për të marrë përgjegjësinë për operacionet e tyre. Ligji gjithashtu ndau në mënyrë të qartë ndihmën ushtarake të huaj nga programet e ndihmës humanitare.

Menjëherë pas kësaj, Presidenti Kennedy nënshkroi ligjin dhe nxori Urdhrin Ekzekutiv 10973, duke krijuar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Agjencia ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që administratori i saj t’i raportonte drejtpërdrejt Sekretarit të Shtetit, në vend që të kalonte përmes zinxhirit komandues brenda Departamentit të Shtetit. Ishte një marrëveshje që i lejoi USAID-it njëfarë lirie veprimi, por e cila do të sfidohej vazhdimisht ndër vite, pasi sekretarët e njëpasnjëshëm të shtetit u përpoqën t’i lidhnin më ngushtë përparësitë e USAID-it me politikat e Departamentit të Shtetit.

Gjatë mbi 60 viteve që pasuan, USAID-i arriti një numër të konsiderueshëm suksesesh, por u shoqërua edhe me polemika dhe skandale të shumta, shumë prej të cilave u detajuan nga gazetari John Norris në një histori të agjencisë të botuar në vitin 2021, në vitin e 60-vjetorit të saj.

Ndihma ushqimore e ofruar nga USAID ka shpëtuar jetë të panumërta në mbarë botën dhe fokusi i saj i hershëm në zhvillimin e strukturave kompetente të qeverisjes vendore ishte thelbësor për të ndihmuar vendet si Koreja e Jugut dhe Tajvani që të zhvillonin baza industriale.

Në fund të viteve 1960, agjencia mori një rol drejtues në përpjekjet globale për të çrrënjosur linë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e rreth 300 milionë vetëve vetëm që nga agimi i shekullit të 20-të. Agjencia ishte në krye të programeve të vaksinimit në të gjithë botën në zhvillim që kontribuan në çrrënjosjen e parë globale të njohur të një sëmundjeje në popullatën njerëzore përmes një programi të shëndetit publik.

Agjencia ka qenë gjithashtu në krye të përpjekjeve për të reduktuar vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, në veçanti HIV-it.

Pavarësisht shpresës së Presidentit Kennedy se shpërndarja e ndihmës amerikane mund të ishte e shkëputur nga gjeopolitika, USAID-i, shumë herë në historinë e tij, është kritikuar se ka mbështetur qeveri abuzive ose autokratike, shpesh në Amerikën Latine, sepse qeveria federale besonte se kjo ishte në interesin kombëtar.

Pakënaqësia publike me USAID-in u rrit së bashku me zhgënjimin në luftën në Vietnam, ku agjencia kishte luajtur një rol të madh në programet e pasuksesshme për të arritur paqen duke fituar "zemrat dhe mendjet" e popullit vietnamez.

Presidenti Richard Nixon u përpoq ta përdorte këtë pakënaqësi për të shfuqizuar agjencinë dhe për të decentralizuar programet e ndihmës për vendet e tjera.

Në vend të kësaj, Kongresi ndërmori hapa për të rifokusuar përpjekjet e agjencisë, duke e udhëzuar të tërhiqej nga angazhimi i nivelit të lartë me qeveritë e huaja në favor të punës për zhvillimin rural dhe ndihmën për ata më në nevojë.

Megjithatë, në vitet në vijim, polemikat vazhduan. Më të spikaturat ishin ato që lidheshin me aktivitetet e agjencisë gjatë luftërave të Afganistanit dhe Irakut, për të cilat u ngritën pyetje, përfshirë nga anëtarët e Kongresit, rreth mënyrës sesi agjencia shpenzoi fondet e destinuara për rindërtimin e këtyre dy vendeve./VOA

prorgramet amerikane te ndihmes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj