LIVE UPDATES
Bota

Projektligji për "agjentët e huaj", studentët në Gjeorgji u bashkohen protestave para votimit

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët mësimore, u janë bashkuar protestave më 13 maj dhe pritet që më 14 maj të dalin në numër të madh, pasi protestuesit që kanë protestuar për javë të tëra në Tbilisi, pavarësisht shtypjes nga autoritetet u kanë bërë thirrje që t’iu bashkohen protestave.

14 Maj 2024, 12:54 Nga M.B
Projektligji për "agjentët e huaj", studentët në
Studentët duke protestuar në Tbilisi të Gjeorgjisë kundër projektligjit për "agjentët e huaj". 13 maj 2024.

GJEORGJIA- Pavarësisht protestave masive, që janë mbajtur për javë të tëra, Parlamenti i Gjeorgjisë më 14 maj pritet t’i japë miratimin final projektligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, që shumë e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të legjislacionit shtypës që aplikohet në Rusi.

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët mësimore, u janë bashkuar protestave më 13 maj dhe pritet që më 14 maj të dalin në numër të madh, pasi protestuesit që kanë protestuar për javë të tëra në Tbilisi, pavarësisht shtypjes nga autoritetet u kanë bërë thirrje që t’iu bashkohen protestave.

“U bëj thirrje të gjithëve që në orën 10:00 të dalin nga universitetet dhe të shpërndahen përreth perimetrit të Parlamentit”, tha një protestues që iu adresua studentëve të mbledhur në qendër të Tbilisit. Ai u bëri thirrje studentëve “që të mblidhemi dhe që ligjvënësit të na e dëgjojnë zërin. Ndoshta ata do të mësojnë diçka nga ne dhe nuk do ta kalojnë projektligjin në lexim të tretë”.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se studentët po planifikojnë të krijojnë të ashtuquajturit korridore të turpit për ligjvënësit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në mënyrë që ata të kalojnë përmes këtyre korridoreve njerëzore gjatë hyrjes në Parlament, ku pritet të votohet draft-ligji. Seanca plenare është thirrur në mesditë, sipas kohës lokale, dhe votimi ka të ngjarë që të mbahet në orën 15:00.

Për javë të tëra, dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë protestuar kundër projektligjit për “agjentët e huaj” që është prezantuar nga Ëndrra Gjeorgjiane. Protestat janë shtypur me dhunë dhe në shumë raste autoritetet kanë përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë protestuesit, të cilët po ashtu kanë qenë cak i sulmeve të bandave teksa protestonin gjatë natës.

Projektligji është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që përdor presidenti rus, Vladimir Putin, për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura. Megjithatë, drafti i tij pritet të votohet në lexim të tretë që është përfundimtar në Parlamentin e kontrolluar nga Ëndrra Gjeorgjiane. Grupet për të drejtat e njeriut po ashtu i kanë bërë thirrje Ëndrrës Gjeorgjiane që menjëherë ta tërheqë projektligjin.

Presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, e cila mbështet protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj projektligjit, nëse ai miratohet nga ligjvënësit. Por, një shumicë e thjeshtë në Parlament mjafton që vetoja e presidentes të zhbëhet. Sipas legjislacionit të propozuar, mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj” nëse ato marrin më shumë se 20 për qind fonde nga jashtë./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj