LIVE UPDATES
Bota

​Prokuroi në Hagë: Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rreme por ai ishte viktimë në fabrikën e Kukësit

Sipas prokurorisë, dy nga tri dhomat janë përdorur për të mbajtur të ndalurit dhe të cilat prokuroria pretendon se janë ruajtur me armë nga ushtarët e UÇK-së.

21 Shkurt 2023, 15:57 Nga I.A
​Prokuroi në Hagë: Një dëshmitar ka dhënë
Pjetër Shala

HAGË- Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë prokuroria ka treguar pretendimet e saj duke thënë se i akuzuari ishte i përfshirë në kryerjen e krimeve që sipas tyre janë kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Sipas prokurorisë, dy nga tri dhomat janë përdorur për të mbajtur të ndalurit dhe të cilat prokuroria pretendon se janë ruajtur me armë nga ushtarët e UÇK-së.

Prokurori Filipe Deminiqes ka deklaruar se njëri nga dëshmitarët kishe dhënë deklarata të rreme në të kaluarën por se sipas tij mbetet fakt që i njëjti kishte qenë viktimë në fabrikën e Kukësit.

Përveç mohimit të pjesëmarrjes në krime sikurse u tha edhe nga zoti Whiting, mbrojtja ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme besueshmërinë e një dëshmitari të veçante të prokurorisë që është dëshmitari i gjykimit 401. Ata thonë që ky dëshmitarë ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën që ai nuk është i besueshëm për shkak të rekordeve të tij penale, Dëshmitari 401 ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën, ai ka dhënë deklarata të caktuara inkriminuese dhe më pas ka pranuar dhe ka shpjeguar pse dhënë dëshmi të tjera shfajësuese. Dëshmitari do të trajtojë këtë çështje, do ta keni përpara, ndërkohë që ju të nderuar gjykatës do të keni mundësi që t’i bëni pyetje të drejtpërdrejta atij. Dëshmitari i gjykimit 401 ka një histori penale, ZPS nuk e mohon këtë por mbetët fakt që ai gjithashtu ka qenë viktimë në fabrikën e Kukësit dhe këto dy gjëra nuk janë në mospërputhje me njëra tjetrën”. Historiku i tij penal nuk do të thotë që ai nuk meriton drejtësinë”, ka thënë ai.

Prokuroi ka thënë se ky dëshmitar ka dhënë shumë dëshmi ndër vite dhe në deklaratat e tij në mënyrë të vazhdueshme ka implikuar të akuzuarin në keqtrajtimin e tij dhe ka akuzuar atë në kryerjen e krimeve të tjera në fabrikën e metalit në Kukës.

Ndërsa njëra nga prokurorët në këtë çështje ka pretenduar se në ish-fabrikën e metalit në Kukës rreth nëntë persona të ndaluar në një dhomë nuk mund të largoheshin nga dhoma me përjashtim të katër personave të cilët sipas prokurorisë detyroheshin të bënin punë fizike.

Ajo ka përmendur njërin nga dëshmitarët që do të dëshmojë në këtë gjykim, dëshmitar i mbrojtur i cili mban kodin 04733, që sipas prokurorisë është shqiptar i Kosovës dhe është njëri nga viktimat.

Për këtë person, prokuroria ka thënë se ishte larguar nga Kosova drejt Durrësit dhe me të arritur atje pjesëtarë të UÇK-së kishin filluar ta vizitojnë me qëllim që të njëjtin ta rrëmbejnë.

Sipas prokurorisë, policia ushtarake e UÇK-së kishte rrëmbyer 04733 dhe e kishin dërguar atë tek i akuzuari duke e transferuar në ish-fabrikën e metalit në Kukës rreth datës 20 maj 1999.

“Atë e vendosën në një qeli të improvizuar, një qeli të ngushtë dhe pa dritë natyrale. Ai aty u takua me dëshmitarin 01448 i cili kishte ditë që mbahej në të njëjtën qeli në Kukës. Natën e mbërritjes së 04733 në Kukës në fabrikën e metaleve atje jo ishte në fakt edhe nata kur ndodhen rrahje brutale në ndërtesën e komandës dhe që këto rrahje janë raportuar nga viktimat në këtë çështje përfshirë këtu edhe 04733. Menjëherë pasi u dërgua në qelinë e tij 04733 u dërgua në një trajte dhomë në ndërtesën e komandës ku u takua nga një grup ushtarësh të UÇK-së përfshirë këtu të akuzuarin. 04733-shit iu kërkua që të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë, që kishte përdhunuar gra dhe ju kërkua gjithashtu që të këndonte një këngë serbe. Më pas ata filluan ta rrihnin atë me grushte, me një shkop bejsbolli, me shkop prej gome, me shufra të tjera dhe me pjesën e pasme të një revolveri. Ata i prenë kyçet, e dogjën me cigare, i hodhën në plagët e tij kripë dhe i thyen po ashtu edhe dhëmbët”, ka thënë ajo.

Sipas prokurorisë në atë dhomë ishin dërguar edhe të ndaluar të tjerë të cilët e kishin parë dëshmitarin 04733.

Ndërkohë që abuzonin me viktimat kryesit e këtij krimi i akuzonin ata që kishin lidhje personale ose profesionale me individë serb ose institucione serbe. Rrahjet zgjatën deri të nesërmen në mëngjes dhe shkaktuan dëme të rënda, gjakderdhje të konsiderueshme dhe dhimbje ekstreme për viktimat”, ka thënë ajo.

Sipas prokurores, individët e përfshirë në këtë çështje ishin shqiptarë të Kosovës por disa prej tyre ishin të etnisë rome.

Individët e etiketuar ishin thuajse tërësisht shqiptarë të Kosovës dhe disa prej tyre kishin etni rome. Ata ishin të gjithë civilë, ata u rrëmbyen, u ndaluan, u keqtrajtuan dhe dyshimin se ishin bashkëpunëtorë. Asnjëri prej tyre megjithatë, në kohën e arrestimit nuk kishte marrë pjesë në luftime në atë kohë. Disa prej tyre sapo kishin arritur në Shqipëri nga Kosova ndërkohë që të tjerë ishin mbështetës të UÇK-së me donacione, me furnizime me ushqim, dhe serish disa të tjerë thjesht dëshironin të qëndronin jashtë luftës. Askush nga të ndaluarit nuk mori asnjë arsye të vlefshme lidhur me mënyrën dhe arsyen pse ishin të ndaluar dhe nuk ju dha askujt prej tyre asnjë dokument arrestimi”, ka thënë ajo.

Me këtë ka përfunduar deklarata hyrëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndërsa seanca ka vazhduar me deklaratën e mbrojtësit të viktimave. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

pjeter shala filipe deminiqes kosova ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj