LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët kërkojnë 15 vjet burg për rebelin e armatosur të Kapitolit

Nëse gjykatësi pranon rekomandimin e Departamentit të Drejtësisë, dënimi me burg i Guy Wesley Reffitt-it do të ishte gati tre herë më i gjatë se cilido nga më shumë se 200 të pandehurit e tjerë që janë dënuar për krime në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në kryeqytetin e vendit.

16 Korrik 2022, 08:45 Nga d.a.
Prokurorët kërkojnë 15 vjet burg për rebelin e armatosur
Sulmi ne kapitol

SHBA- Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg për një banorë të Teksasit, i cili u dënua për sulmin në Kapitol, duke e quajtur atë anëtar të grupit të milicisë që mori një rol qendror në sulmin e turmës pro-Trumpit.

Nëse gjykatësi pranon rekomandimin e Departamentit të Drejtësisë, dënimi me burg i Guy Wesley Reffitt-it do të ishte gati tre herë më i gjatë se cilido nga më shumë se 200 të pandehurit e tjerë që janë dënuar për krime në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në kryeqytetin e vendit.

Dënimi më i gjatë deri më tani është pesë vjet e tre muaj për Robert Palmer, një banor nga Florida që u shpall fajtor për sulmin ndaj oficerëve të policisë në Kapitol.

Gjykatësi Dabney Friedrich është planifikuar të shpall dënimin për Guy Wesley Reffitt-in më 1 gusht. Gjyqtari nuk është i detyruar të ndjek asnjë nga rekomandimet ose udhëzimet e dënimit të llogaritur nga departamenti, të cilat variojnë nga nëntë vjet deri në 11 vjet dhe tre muaj.

Avokati mbrojtës Clinton Broden, i cili kërkon që Guy Wesley Reffitt të dënohet me jo më shumë se dy vjet burg, tha se ishte i tronditur nga rekomandimi i prokurorëve. Ai vuri në dukje se klienti i tij nuk u akuzua për hyrjen në Kapitol ose për sulmin e ndonjë oficeri policie atë ditë.

"Është absolutisht absurde", tha ai gjatë një interviste telefonike të premten. “Unë sigurisht që nuk e fal atë që bëri zoti Reffitt. Dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë seriozitetin e shkeljeve. Por në të njëjtën pikë, këtu duhet të ketë njëfarë proporcionaliteti”.

Prokurorët argumentojnë se në rastin e zotit Reffitt garantohet një "arsyetim për terrorizëm", i cili do të çonte në një dënim shumë më të gjatë nëse gjyqtari pranon ta zbatojë atë. Ata thonë se provat e gjyqit treguan se i pandehuri Reffitt planifikoi për javë të tëra përpara janarit të udhëtonte në Uashington, DC, "me qëllimin specifik për të sulmuar Kapitolin dhe për të marrë kontrollin e Kongresit".

Guy Wesley Reffitt u dënua nga një juri në mars për të pesë pikat në aktakuzën e tij. Anëtarët e jurisë e shpallën atë fajtor për pengimin e seancës së përbashkët të Kongresit për të certifikuar votën e Kolegjit Zgjedhor, për ndërhyrjen në punën e oficerëve të policisë që ruanin Kapitolin dhe për kërcënimin e dy fëmijëve të tij adoleshentë nëse e raportonin atë te organet e zbatimit të ligjit.

Prokurorët thonë se Reffitt ishte një udhëheqës i një grupi milicësh të Teksasit. Ai u tha anëtarëve të tjerë të grupit të milicisë se kishte në plan të tërhiqte kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nga godina e Kapitolit prej kyçit të këmbëve, thanë prokurorët.

Reffitt, një banor i qytetit Wylie në Teksas, nuk dëshmoi në gjyqin e tij.

Sipas prokurorëve, Guy Wesley Reffitt ishte i armatosur me një pistoletë Smith & Wesson në një këllëf në brez, mbante pranga me zinxhir dhe ishte veshur me një helmetë të pajisur me një videokamerë, sipas prokurorëve. Ai u tërhoq pasi një oficer e spërkati atë me piper në fytyrë, pornxiti protestuesit e tjerë që në fund depërtuan ndërtesën, thanë prokurorët.

Djali 19-vjeçar i Guy Wesley Reffitt, Jackson, dëshmoi se babai i tij e kërcënoi atë dhe motrën e tij, atëherë 16 vjeçe, pasi ai u kthye me makinë në shtëpi nga Uashingtoni. Reffitt u tha fëmijëve të tij se do të ishin tradhtarë nëse do ta raportonin tek autoritetet dhe u tha se "tradhtarët pushkatohen", kujton Jackson Reffitt.

Më shumë se 840 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me trazirat. Mbi 330 prej tyre kanë pranuar fajësinë, dhe mbi 200 prej tyre janë dënuar./VOA/

sulmi ne kapitol dabney friedrich guy wesley reffitt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj