LIVE UPDATES
Bota

Prokurori amerikan fal Biden: Është i moshuar, ka probleme me kujtesën

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, tha se Bideni i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara në mënyrë të papërshtatshme, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan, pasi shërbeu si zëvendëspresident.

9 Shkurt 2024, 13:34 Nga I.A
Prokurori amerikan fal Biden: Është i moshuar, ka probleme me
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka kundërshtuar ashpër një hetim ndaj tij i cili gjeti se ai i kishte keqpërdorur top dokumentet e klasifikuara dhe se kishte hasur në vështirësi t’i sillte ndër mend ngjarjet e rëndësishme jetësore.

“Kujtesën e kam të mirë”, u përgjigj Biden me zemërim të enjten në Shtëpinë e Bardhë ndaj hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Hur, duke e mohuar se kishte harruar se kur i kishte vdekur djali. Beau Biden vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015, në moshën 46 vjeçe.

“Si dreqin guxon ta ngrejë këtë çështje ai?”, tha Biden.

Hetimi gjeti se Bideni “me dashje i mbajti dhe i publikoi” dosjet e klasifikuara, por Hur tha se ka vendosur të mos ngrejë aktakuzë kundër tij.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, tha se Bideni i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara në mënyrë të papërshtatshme, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan, pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Në raport, i cili u publikua një ditë më parë, thuhet se kujtesa e presidentit ka “kufizime të mëdha”.

Hur e intervistoi presidentin 81-vjeçar për pesë orë si pjesë e hetimit të tij.

Prokurori i posaçëm, një republikan i emëruar nga prokurori i përgjithshëm i Bidenit, Merrick Garland, tha se Bidenit nuk i kujtohej se në cilën kohë ishte zëvendëspresident (nga 2009 deri më 2017), apo “madje as kur djali i tij Beau kishte vdekur”.

Në konferencën për media të së enjtes mbrëma, Bideni ishte emocional dhe i kritikoi gjetjet e hetimit se atij nuk i kujtoheshin ngjarjet personale.

“Sinqerisht, kur m’u bë ajo pyetje thashë me vete, kjo nuk është puna e tyre”, tha Biden.

“Nuk kam nevojë që dikush të ma kujtojë se kur vdiq ai [Beau Biden]”, shtoi ai.

Ai tha se ishte “shumë i zënë... duke u marrë me çështje të krizës ndërkombëtare” kur ishte intervistuar nga prokurori i posaçëm nga 8 deri më 9 tetor 2023 – tamam kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas.

Prokurori i posaçëm theksoi do të ishte e vështirë të dënohej presidenti për keqpërdorim të dosjeve, sepse “në gjykim, Bideni me gjasë do të prezantohej para jurisë, siç bëri edhe gjatë intervistës me ne, si një i moshuar zemërdhembshur dhe me kujtesë të dobët”.

Top dokumentet e klasifikuara u gjetën në Shtëpinë e Bidenit në Delaure, dhe në ish-zyrën e tij private nga viti 2022 deri më 2023.

Zbulimi i tyre u bë pasi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, u ngrit aktakuzë për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë. Trump do të përballet me gjyqin në këtë rast në maj.

Raporti i Hurit përmend një dallim mes dy rasteve, duke thënë se Bideni i dorëzoi dokumentet në arkivat e Qeverisë, ndërsa Trumpi "dyshohet se e bëri të kundërtën".

Marrë nga REL

joe biden robert hur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj