LIVE UPDATES
Bota

Prokurori i Përgjithshëm i Palermos: Arrestimi i Matteo Messina Denaro do t’i verë në lëvizje për të ngritur strukturën e re

Të martën ai u dërgua në një burg të sigurisë së lartë, megjithatë kapja e tij nuk pritet të sjellë zhdukjen e Cosa Nostra-s, falë rrënjëve dhe rregullave më shumë se një shekullore të grupit kriminal.

18 Janar 2023, 10:22 Nga I.A
Prokurori i Përgjithshëm i Palermos: Arrestimi i Matteo Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI- Të dhënat e shtrira në kohë që dëshmojnë vrasjet që ka kryer Matteo Messina Denaro janë të mjaftueshme për të mbushur një varrezë, duke e shndëruar atë në një nga bosët kryesorë të mafies siçiliane. Pasi ia doli për 30 vite t’i shmangej kapjes, teksa vazhdonte të drejtonte shumë nga punët e mafies, ai u arrestua të hënën në një klinikë në Palermo, ku po trajtohej me kimioterapi. Të martën ai u dërgua në një burg të sigurisë së lartë, megjithatë kapja e tij nuk pritet të sjellë zhdukjen e Cosa Nostra-s, falë rrënjëve dhe rregullave më shumë se një shekullore të grupit kriminal.

"Çfarë do të ndodhë në detaje, ne nuk mund ta dimë", tha Prokurori i Përgjithshëm i Palermos, Lia Sava, për radion shtetërore, lidhur me të ardhmen e mafies.

Por një gjë është e sigurt. Cosa Nostra përbëhet nga rregulla. Ajo është mbështetur në këto rregulla për 150 vjet, ndaj sigurisht që do t'i vërë në lëvizje ato për të riparuar dëmet dhe për të krijuar kështu strukturën e re drejtuese, të nevojshme pas arrestimit”, tha zoti Sava.

Edhe pse Messina Denaro kishte ndikim të madh tek mafia, për dekada të tëra, Cosa Nostra-s i mungonte një “udhëheqës suprem”, thanë hetuesit.

Figura praktikisht mitike e një “bosi mbi bosat” mori fund në vitin 1993, me arrestimin në Palermo, të Salvatore “Toto” Riina-s, i cili kishte qenë një nga personat më të kërkuar në Itali për 23 vjet. Sipas dëshmive gjyqësore që çuan në dënimin e tij për shumë vrasje, përfshirë vendosjen e bombave në vitit 1992, ngjarje gjatë të cilave u vranë dy prokurorët kryesorë të antimafias italiane, Toto Riina ishte në krye të atij që njihej si "komisioni" i Cosa Nostra-s, i cili drejtonte biznese të paligjshme dhe kishte hartuar një strategji hakmarrjeje të përgjakshme kundër shtetit, si përgjigje ndaj goditjes që i ishte bërë grupit kriminal.

"Pas Riina-s nuk ka pasur kurrë një bos absolut", tha kryeprokurori i Romës Francesco Lo Voi, i cili mori detyrën vitin e kaluar, pasi shërbeu si kryeprokuror i Palermos, duke ndihmuar në koordinimin e punës për kapjen e Messina Denaros.

Edhe nëse figura e “bosit mbi bosat” vazhdon të ekzistojë, Messina Denaro nuk do të ishte kualifikuar sepse ai vinte nga Castelvetrano, skaji perëndimor i Siçilisë dhe jo nga Palermo apo fshatrat përreth tij, vuri në dukje zoti Lo Voi, duke cituar rregullat e Cosa Nostra-s. Megjithatë, Messina Denaro, djali i një bosi krimi, "ishte një nga bosët më të rëndësishëm dhe kishte lidhje me organizata të tjera kriminale në Itali dhe jashtë saj", tha zoti Lo Voi për agjencinë Associated Press.

Kjo është arsyeja pse arrestimi i tij me siguri që përfaqëson një tërmet në këtë moment për Cosa Nostra-n”, tha zoti Lo Voi.

Ajo çka ka rritur figurën e Messina Denaro-s brenda grupit kriminal ishin të dhënat e tij të forta si një shef i klanit e me një ndikim mbi një pjesë të madhe të Sicilisë perëndimore, tha zoti Lo Voi.

Messina Denaro u transportua me një aeroplan ushtarak të martën në burgun e sigurisë së lartë në L'Aquila, ku rregullat strikte për bosët kryesorë të organizatave kriminale që nuk bashkëpunojnë me autoritetet, përfshijnë privilegje tejet të kufizuara për vizitorë. Prokurori kombëtar i anti-mafies italiane Giovanni Melillo, tha se vendosja përfundimisht pas hekurave e Messina Denaro-s nuk do të ndryshojë strategjinë që Cosa Nostra ka ndjekur për më shumë se një dekadë.

Kjo strategji "nuk është më një strategji e dhunës" kundër shtetit, tha zoti Melillo në televizionin shtetëror të hënën në mbrëmje, duke iu referuar bombave të vitit 1992, që vranë prokurorët e Palermos, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, si dhe sulmet me bomba të vitit 1993 kundër kishave të Romës, pjesë e përpjekjes së mafias për të detyruar shtetin që të heqë dorë nga goditja e Cosa Nostra-s. Në ndryshim, Cosa Nostra po ruan profil të ulët, duke zgjedhur të depërtojë në strukturat sociale dhe ekonomike të Italisë, tha zoti Melillo.

Marrë nga VOA

matteo messina denaro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj