LIVE UPDATES
Bota

Prokurori i Posaçëm hedh poshtë pretendimin e Trump mbi dokumentet e klasifikuara

Prokurori Smith tha në një dokument të dorëzuar në gjykatë të martën se zyra e tij do të apelonte çdo vendim të gjykatëses së qarkut Aileen Cannon nëse ajo do t'i udhëzonte anëtarët e jurisë të merrnin në konsideratë ato që ai e quajti “premisa ligjore të pa bazë” të meta të Trump.

3 Prill 2024, 21:38 Nga N.F
Prokurori i Posaçëm hedh poshtë pretendimin e Trump mbi
Trump dhe Smith

SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith që drejton çështjen kundër ish Presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra, ka kundërshtuar gjykatësen federale pasi ajo sinjalizoi se mund të pranojë pretendimin e ish-presidentit se të dhënat ishin pronë e tij personale.

Prokurori Smith tha në një dokument të dorëzuar në gjykatë të martën se zyra e tij do të apelonte çdo vendim të gjykatëses së qarkut Aileen Cannon nëse ajo do t'i udhëzonte anëtarët e jurisë të merrnin në konsideratë ato që ai e quajti “premisa ligjore të pa bazë” të meta të Trump.

Kandidati republikan për President Donald Trump tha vitin e kaluar se është i pafajshëm për padinë me 40 pika që e akuzonte atë për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, pas largimit nga detyra në vitin 2021. Padia e akuzon atë edhe për pengim të përpjekjeve të qeverisë federale për t'i kthyer ato.

Aileen Cannon, e cila është emëruar si gjyqtare nga administrata e zotit Trump, ka sinjalizuar se ajo mund ta marrë parasysh pretendimin të ish Presidentit se ai i konsideroi dokumentet e klasifikuara si të dhëna personale, sipas një ligji të vitit 1978. Fjala është për ligjin për të Dhënat Presidenciale që u lejon ish-presidentëve të mbajnë shënime që nuk kanë lidhje me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Prokurorët kanë thënë se dokumentet kanë të bëjnë me çështjet e ushtrisë dhe zbulimit amerikan, përfshirë detaje rreth programit bërthamor amerikan dhe nuk mund të interpretohen si personale.

Gjykatësja, më 18 mars udhëzoi prokurorët dhe avokatët mbrojtës që të propozojnë udhëzime për anëtarët e jurisë të këtij rasti për dy skenarë të ndryshëm ligjorë, duke lënë të kuptohej se argumenti i zotit Trump mund të përfshihet në procesin gjyqësor.

Sipas prokurorëve, njëri skenar, në të cilin as juria dhe as gjyqtari nuk mund të vënë në pikëpyetje pretendimin e zotit Trump se të dhënat janë personale, do të nxiste jurinë ta shpallte të pafajshëm ish Presidentin.

Ata i kërkuan gjyqtares Cannon të vendosë me shpejtësi nëse jurive do t'u thuhet se pretendimi i zotit Trump është i rëndësishëm në çështjen kundër tij, duke thënë se prokuroria duhet të ketë kohë të mjaftueshme "të kërkojë shqyrtimin nga apeli".

Në dokumentin e tij, zoti Smith thotë se urdhri i zonjës Cannon mbështetej në një premisë ligjore të gabuar dhe do të "shtrembëronte procesin gjyqësor".

Ky është një nga katër rastet penale me të cilat përballet zoti Trump. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha ato dhe i ka cilësuar si të motivuara politikisht.

Avokatët e ish Presidentit Trump përmes një dokumenti të dorëzuar në gjykatë të martën përsëritën argumentin e tyre se ish Presidenti i kishte parë dokumentet e klasifikuara si të dhëna personale dhe kjo sipas tyre do të thotë që akuzat duhet të hidhen poshtë nga gjyqi.

Ligji për të Dhënat Presidenciale u miratua për t'i lejuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të marrë të dhëna zyrtare nga administrata e një presidenti. Ai u lejon ish-presidentëve të mbajnë shënime të caktuara që vlerësohen personale e që nuk kanë lidhje me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Ish Presidenti Trump ka argumentuar se vendimi i tij për ta çuar materialin me të dhëna të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida tregoi se ai i konsideroi të dhënat si pronë e tij personale. Prokurorët kanë argumentuar se ligji i të dhënave nuk mund të autorizojë një ish-president të mbajë informacion të klasifikuar.

Ish Presidenti Trump përballet me akuza që përfshijnë shkelje të Ligjit të spiunazhit, i cili penalizon mbajtjen e paautorizuar të informacionit që ka të bëjë me mbrojtjen dhe për konspiracion për të penguar drejtësinë. Data e gjyqit e caktuar për 20 maj për këtë çështje pritet të shtyhet.

Marrë nga VOA

trump shba dokumente te klasifikuara

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj