LIVE UPDATES
Bota

Prokurori i posaçëm: Nuk do të ketë akuza penale ndaj Presidentit Biden për dokumentet e klasifikuara

Ndër dokumentet ishte një memorandum i shkruar me dorë nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2009 kundër shtimit të planifikuar të forcave në Afganistan dhe shënime të tjera me shkrim dore nga seancat e informimit me të dhënat e zbulimit dhe takime të tjera të sigurisë kombëtare, thuhet në raportin e prokurorit të posaçëm Robert Hur.

8 Shkurt 2024, 22:23 Nga N.F
Prokurori i posaçëm: Nuk do të ketë akuza penale ndaj
Joe Biden

UASHINGTON – Presidenti Joe Biden mori me vete dokumente të klasifikuara për luftën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, kur u largua nga detyra e nënpresidentit në vitin 2017, por ai nuk do të përballet me akuza penale, thuhet në raportin e prokurorit të posaçëm të qarkulluar të enjten.

Ndër dokumentet ishte një memorandum i shkruar me dorë nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2009 kundër shtimit të planifikuar të forcave në Afganistan dhe shënime të tjera me shkrim dore nga seancat e informimit me të dhënat e zbulimit dhe takime të tjera të sigurisë kombëtare, thuhet në raportin e prokurorit të posaçëm Robert Hur.

Zoti Biden i tha një shkrimtari që po punonte me një libër kujtimesh të tij gjatë një bisede në shkurt 2017 në shtëpinë që kishte marrë me qira në Virxhinia, se “sapo i kishte gjetur gjithë gjërat e klasifikuara në katin poshtë”, thuhet në raport. Në raportin e prokurorit Hur thuhet se kjo bisedë ofron argumentat më të mira të mundshme për ngritje akuzash ndaj zotit Biden.

Por, prokurori Hur identifikon disa arsye përse nuk ngriti akuza ndaj zotit Biden, përfshirë faktin se vërtet dokumentat mund të jenë marrë gjatë periudhës kur ai ishte nënpresident, por se ai e kishte autoritetin për të mbajtur dokumente të tilla.

Prokurori Hur thotë se ndaj zotit Biden nuk do të ngriheshin akuza edhe nëse nuk do të ekzistonte politika e hershme e Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur akuza ndaj një presidenti në detyrë. Anëtarët e ekipit ligjor të presidentit Biden i gjetën dokumentet e klasifikuara në zyrën e zotit Biden në një organizatë studimore në Uashington dhe në rezidencën e tij private në Uillmington, Dellauer.

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet e nëntorit, ish presidenti Donald Trump, përballet me 40 akuza federale për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve tepër sekrete të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Florida, pas lënies së detyrës në vitin 2021, si dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i rimarrë këto dokumenta.

Megjithëse dy rastet kanë ngjashmëri, ato kanë edhe dallime të rëndësishme. Shtëpia e Bardhë tha se avokatët e zotit Biden gjetën një numër të vogël dokumentash të klasifikuara dhe i dorëzuan ato më pas.

Zoti Trump rezistoi t’i dorëzonte dokumentat derisa një bastisje e FBI-së në vitin 2022 gjeti rreth 100 dokumenta të klasifikuara, duke ngritur kështu edhe akuzat për pengimin e drejtësisë ndaj zotit Trump dhe dy punonjësve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago. Prokurori i posaçëm Hur, i cili shërbente në poste të larta në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së ish presidentit Trump, u emërua në këtë detyrë në janar 2023 për të drejtuar hetimet.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, i emëruar nga presidenti Biden, caktoi zotin Hur në krye të hetimeve, për t’i dhënë procesit një nivel pavarësie nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë. Hetuesit e prokurorit Hur intervistuan presidentin Biden në tetor, në kuadrin e procesit hetimor. Shtëpia e Bardhë është shprehur se presidenti Biden dhe ekipi i tij kanë bashkëpunuar me hetimin.

Sipas një politike të hershme të Departamentit të Drejtësisë, ndaj presidentit Biden nuk mund të ngrihen akuza penale gjatë kohës që është në detyrë. Gjetjet e raportit mund t’i shkaktojnë vështirësi politike zotit Biden, i cili është përpjekur të theksojë kontrastin me zotin Trump për çështje të etikës personale dhe të sigurisë kombëtare.

Raporti i zotit Hur dhe vendimi i tij për të mos ngritur akuza penale pritet të shkaktojë akuza për standarte të dyfishta nga zoti Trump dhe aleatët e tij republikanë. Ish presidenti Trump u vetëdeklarua i pafajshëm dhe ka akuzuar prokurorët për motive politike. Gjyqi është caktuar për në muajin maj, por gjasat janë që të shtyhet.

Marrë nga VOA

shba biden dokumente te klasifikuara

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj