Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kërkesa e prokurorëve vjen pasi Gjykata Themelore e Shkupit urdhëroi 30 ditë paraburgim për Grubin dhe Bajramin.
MAQEDONIA E VERIUT- Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë duke u hetuar në një rast për përvetësim të pasurisë së paligjshme. Kërkesa e prokurorëve vjen pasi Gjykata Themelore e Shkupit urdhëroi 30 ditë paraburgim për Grubin dhe Bajramin.
Prokurorët besojnë se Grubi dhe Bajrami janë të pakapshëm për autoritetet në lidhje me hetimet në fjalë, pasi besohet se ata janë larguar nga vendi. Prokuroria Themelore Publike në Shkup tha në një komunikatë se do t'i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut publikimin e fletarrestimeve kombëtare dhe një deklaratë për lëshimin e fletarrestimeve ndërkombëtare për Grubin dhe Bajramin.
Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuar i dytë në këtë rast, akuzohet se ka lehtësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale (VLT), pavarësisht njohurive se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit, brenda territorit të Maqedonisë së Veriut. Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në Lotarinë Shtetërore kap vlerën e rreth 8.2 milionë eurove.
Grubi dhe Bajrami rrezikojnë dënime me burg deri në pesë vjet nëse shpallen fajtorë. Policia i bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit ditë më parë, megjithatë ata nuk u gjetën në shtëpi në atë kohë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha ditë më parë se Grubi, së bashku me një biznesmen, janë larguar nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, më 15 dhjetor, me një veturë me targa diplomatike, kurse për Bajramin, tha se “ ai për një kohë të gjatë është jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut”.
Grubi, i cili rishtazi u fut në listën e zëzë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit "për një vizitë private".
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi të martën pasdite se më 13 dhjetor u ngritën padi penale edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, të dyshuar për veprat – “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publik-privat”, në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”./REL
Trump-Trudeau SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e quajti për herë të dytë kryeministrin kanadez Justin Trud...
foto ilustruese HOLLANDË- Ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldkamp njoftoi se Holanda do të bllokojë Serbisë dr...
Donald Trump SHBA- Është një nga temat kryesore të bisedës në anën tjetër të Atlantikut: një shfaqje mist...
pamje nga vendngjarja MAL I ZI- Seanca e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi, është ndërprerë ditën...
tiktok SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump u takua me CEO të TikTok të hënën, ndërsa gjigandi i mediave sociale l...
luftimet IZRAEL- Një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit duket të jetë s...
piratet SOMALI- Piratët që rrëmbyen një anije peshkimi në pronësi kineze me 18 ekuipazh në brigjet verilindore të S...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zon...
Netanyahu IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë raportet e Reuters se ai po shkon në Kajro për bise...
pamje nga vendngjarja MOSKË- Pamjet e zbuluara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur bomba e fshehur në timonin e skuterit elek...