LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria kërkon 5 vite burg, me çfarë kërcënon Dodik pas një dënimi të mundshëm?

Përveç Dodik në gjyq është edhe Millosh Llukiç, ushtrues i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me dënime me burgim deri në pesë vjet, shkarkim nga detyra dhe ndalim të ushtrimit të funksionit. Fjala përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut dhe Llukiç paraqiten më 19 shkurt, pas së cilës trupi gjykues ka tri ditë kohë për të marrë një vendim – afat që, sipas kërkesës së tyre, mund të zgjatet.

19 Shkurt 2025, 13:24 Nga M.B
Prokuroria kërkon 5 vite burg, me çfarë kërcënon
Milorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVINA- Referendum për shkëputjen e Republikës Sërpska (RS), heqje të kompetencave të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e këtij entiteti dhe tërheqje nga institucionet shtetërore. Këto janë opsionet me të cilat kërcënon Milorad Dodik, president i Republikës Sërpska, nëse Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës e dënon për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë.

Përveç Dodikut, në gjyq është edhe Millosh Llukiç, ushtrues i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me dënime me burgim deri në pesë vjet, shkarkim nga detyra dhe ndalim të ushtrimit të funksionit. Fjala përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut dhe Llukiç paraqiten më 19 shkurt, pas së cilës trupi gjykues ka tri ditë kohë për të marrë një vendim – afat që, sipas kërkesës së tyre, mund të zgjatet.

Dodik, bashkëpunëtorët e tij politikë dhe partnerët e koalicionit, në një takim në Banja Llukë më 17 shkurt në mbrëmje, vendosën se RS-ja është "e gatshme për marrjen e vendimeve radikale" nëse shqiptohet një vendim dënues. Pas takimit, u bë e ditur se të gjithë përfaqësuesit e Republikës Sërpska në institucionet shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës do ta ndërpresin punën në rast të një vendimi dënues.

Gjithashtu, u njoftua për një iniciativë që Kuvendi Popullor i RS-së të jetë në "seancë të përhershme, për shkak të situatës aktuale shoqërore dhe politike". Kushtetuta e RS-së tashmë përcakton që ky organ legjislativ të punojë në seancë të përhershme, ndërsa seancat e tij thirren nga kryetari i Parlamentit. Në ditën e seancës përfundimtare, më 19 shkurt, Qeveria e RS-së do të takohet me të gjithë kryetarët e komunave dhe kryetarët e qyteteve të RS-së, pas së cilës do të mbajë një mbledhje. Ndërprerja e punës në institucionet shtetërore është hapi i fundit konkret i shpallur nga autoritetet e Republikës Sërpska.

"Të gjithë përfaqësuesit e popullit serb dhe të Republikës Sërpska në nivelin e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe të gjithë të punësuarit në institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, do të tërhiqen nga institucionet dhe do ta ndërpresin punën", u bë e ditur pas takimit të 17 shkurtit në Banja Llukë.

Koalicioni qeverisës në RS, i udhëhequr nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) e Dodikut, shpeshherë ka kërcënuar edhe më parë me tërheqjen nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës nëse vendimet në nivel shtetëror nuk janë në përputhje me interesat e tyre.

Për mospjesëmarrje në seancat e organeve shtetërore nuk parashikohen sanksione, dhe duke marrë parasysh mekanizmat e nevojës së shumicës etnike dhe të entiteteve, në këtë mënyrë mund të bllokohen të gjitha proceset në shtet. Në korrik të vitit 2021, përfaqësuesit e RS-së u tërhoqën nga Parlamenti, Këshilli i Ministrave dhe Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës, pasi përfaqësuesi i atëhershëm i Lartë, Valentin Inzko, imponoi ndryshime në Kodin Penal të shtetit, me të cilat ndalohej mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës.

Bllokada e pushtetit përfundoi pak më shumë se gjysmë viti më vonë, më 1 shkurt 2022, kur Parlamenti i entitetit miratoi një përfundim që u lejonte zyrtarëve të zgjedhur nga RS-ja të merrnin pjesë në seancat e institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës, por që në vendimmarrje të "respektonin qëndrimet dhe vendimet e institucioneve" të entitetit.

Herën e tjetër kur politikanët nga Republika Sërpska kërcënuan me tërheqje nga institucionet shtetërore ishte në shtator të vitit 2023, nëse, siç thanë atëherë, "do të vazhdonin provokimet e Christian Schmidt". Në fillim të janarit, Dodik deklaroi se në rast të një vendimi dënues do të mbahet një referendum për pavarësinë e Republikës Sërpska.

"Nëse jepet një vendim i tillë, çfarëdo që të thonë të tjerët, menjëherë do të keni një vendim të Parlamentit për ndarjen nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do të keni një referendum për pavarësinë e Republikës Sërpska ", tha Dodik në një intervistë për Radio-Televizionin e RS.

Republika Sërpska e ka përfshirë referendumin në Kushtetutën e saj të entiteteve dhe në Ligjin për referendumin dhe nismën qytetare. Përveç komunave dhe qyteteve për çështje lokale, një referendum mund të organizohet në nivel entiteti "për çështje që janë në kompetencë të Kuvendit Popullor të RS-së".

Republika Sërpska nuk mund të shpallë referendum për një çështje shtetërore, as sipas Kushtetutës së entitetit, as sipas asaj shtetërore. Pyetja e referendumit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës. Kushtetuta e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dokumenti kryesor juridik i shtetit, nuk e parashikon fare këtë mënyrë të vendimmarrjes.

Gjithashtu, çdo përpjekje për shkëputje do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila është pjesë e saj. Prej vitesh, Dodik ka paralajmëruar shkëputjen e Republikës Sërpska dhe ka punuar në mënyrë të njëanshme për të "rikthyer" kompetencat nga niveli shtetëror në atë të entiteteve.

Komuniteti i inteligjencës amerikane vitin e kaluar paralajmëroi se ai "po ndërmerr hapa provokues" për të "siguruar de facto shkëputjen e Republikës Sërpska". Në janar, Departamenti Amerikan i Thesarit e vendosi në listën e sanksioneve Sinisha Karan, ministrin e Punëve të Brendshme të RS-së, dhe Dallibor Paniqin, sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së entitetit, sepse ata ishin anëtarë të një grupi pune që po punonte për shkëputjen e RS-së nga Bosnja dhe Hercegovina.

Dodik ka paralajmëruar gjithashtu referendume për çështje të caktuara. Referendumi i vetëm që është mbajtur në RS ndodhi në shtator 2016, kur qytetarët vendosën nëse mbështesnin që 9 janari të vazhdonte të shënohej si Dita e RS-së, festë që Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur tri herë si jokushtetuese.

Gati 100 për qind e qytetarëve votuan pro, por Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ndaloi mbajtjen e tij që në fillim, ndërsa më vonë, në dhjetor të atij viti, e anuloi edhe rezultatin e referendumit. Një tjetër opsion i shpallur nga autoritetet e Republikës Sërpska është heqja e kompetencave Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e RS-së, për të cilat autoritetet e këtij entiteti prej më shumë se 15 vjetësh pretendojnë se janë "jokushtetuese".

Dodik e bëri këtë deklaratë në një intervistë për televizionin "Fejs" më 26 janar. Ligjet për Gjykatën dhe Prokurorinë e Bosnjë dhe Hercegovinës u miratuan në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës në vitet 2002 dhe 2003 me votat e deputetëve të pranishëm, përfshirë edhe ata nga RS-ja. Megjithëse Kushtetuta e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e përcakton shprehimisht drejtësinë si një nga kompetencat shtetërore, ajo lejon që Bosnja dhe Hercegovina të marrë "kompetenca në ato çështje për të cilat arrihet marrëveshje mes entiteteve" dhe të krijojë institucione shtesë.
Ndër kompetencat kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës është edhe "zbatimi i dispozitave penale ndërkombëtare dhe ndër-entiteteve".

Përpjekja e fundit e autoriteteve të RS-së për të hequr kompetencat e institucioneve shtetërore ndodhi në vitin 2023, kur Kuvendi Popullor i RS-së miratoi ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e entitetit. Menjëherë pas kësaj, përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i anuloi këto ligje dhe e shpalli mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë si vepër penale.

Pikërisht për këtë arsye, Dodik është në gjyq, pasi më vonë ai firmosi dekretin për shpalljen jokushtetuese të këtyre dy ligjeve. Që në vitin 2009, Dodik, si kryeministër i RS-së dhe lider i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, post që e mban ende, kërkoi heqjen e Gjykatës dhe Prokurorisë shtetërore si kusht për diskutimet mbi ndryshimet kushtetuese.

Më pas, autoritetet e RS-së herë pas here kanë kërkuar heqjen e tyre ose të paktën kufizimin e kompetencave të tyre në territorin e këtij entiteti. Në prill 2023, përfaqësuesit e partive në pushtet në Republikën Sërpska nënshkruan një plan që përcakton veprimet e përfaqësuesve të tyre në institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku, ndër tjerash, thuhet se Parlamenti i entitetit do të "heqë kompetencat e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e RS-së si organe jokushtetuese dhe të paligjshme të Bosnjë dhe Hercegovinës", gjë që deri më tani nuk ka ndodhur./ REL

milorad dodik

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion