LIVE UPDATES
Bota

Propozimet e ekspertëve franko-gjermanë për reformën e BE-së para zgjerimit

Raporti, tekstin e të cilit e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, i porositur nga qeveritë e këtyre dy vendeve kryesore të BE-së, është përpiluar nga 12 ekspertë të pavarur dhe nuk paraqet qëndrimet zyrtare të këtyre dy shteteve. Por, ky raport do të shërbejë për debatin që pritet të zhvillohet ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve të bllokut për reformat e nevojshme.

19 Shtator 2023, 14:14 Nga a.l
Propozimet e ekspertëve franko-gjermanë për reformën e
Foto ilustruese

Para se të zgjerohet në më shumë se 30 vende anëtare, Bashkimi Evropian duhet të bëjë disa reforma, në mënyrë që të jetë funksional. Zgjerimi i BE-së, në njërën anë, dhe thellimi i integrimeve brenda unionit, duhet të shkojnë paralelisht. Këto janë porositë kryesore të një raporti franko-gjerman për reformat e BE-së para se ajo të zgjerohet.

Raporti, tekstin e të cilit e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, i porositur nga qeveritë e këtyre dy vendeve kryesore të BE-së, është përpiluar nga 12 ekspertë të pavarur dhe nuk paraqet qëndrimet zyrtare të këtyre dy shteteve. Por, ky raport do të shërbejë për debatin që pritet të zhvillohet ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve të bllokut për reformat e nevojshme.

Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, në raport propozohet që vendimet për të hapur apo mbyllur kapitujt në procesin negociator, të miratohen në të ardhmen me shumicën e kualifikuar në Këshill e jo siç është tash me unanimitet. Në këtë mënyrë, vlerëson raporti, do të përshpejtohej procesi.

Mirëpo, në fund, vendimi për pranimin e një shteti të ri anëtar do të mbetej vendim që duhet të miratohet me unanimitet nga të gjitha vendet ekzistuese anëtare.

Në këtë raport mbështetet ideja që BE-ja dhe vendet anëtare të bëhen gati për zgjerim deri në vitin 2030, ide që para disa javësh e kishte përmendur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michell. Vendet kandidate do të duhej deri atëherë të punojnë për t’i përmbushur kriteret e nevojshme.

Raporti në fjalë propozon që lidershipi i ri i BE-së, i cili do të dalë nga zgjedhjet evropiane të qershorit të vitit 2024, do të duhej të obligohej për ta bërë vitin 2030 si afat për zgjerim dhe BE-ja të jetë e gatshme për këtë deri në këtë afat.

Po ashtu, propozohet që rundet e zgjerimit të ndahen në grupe të shteteve (një lloj regate). Për t’u bërë gati, sipas këtij raporti, BE-ja do të duhet të vendosë nëntë parime, sipas së cilave do të drejtohej strategjia e ardhshme e zgjerimit. Këto parime do të ndaheshin në dy pika.

Pika e parë do të ishte “kualifikimi për anëtarësim në BE”, që ka të bëjë me përgatitjen e vendeve anëtare dhe pika e dytë - “dinamika e procedurave të anëtarësimit”, që nënkupton përgatitjen e institucioneve të BE-së.

Në kualifikimin për anëtarësim, që ka të bëjë me përmbushjen e kushteve nga vendet kandidate, ky propozim përmend pesë pika kyçe: Çështjet fundamentale së pari, aspektet gjeopolitike, zgjidhja e konflikteve, mbështetja shtesë teknike dhe financiare dhe legjitimiteti demokratik. Këto propozime shkojnë, po ashtu, në përputhje me thirrjet që vendet, të cilat duan të hyjnë në BE më parë duhet t’i zgjidhin konfliktet me fqinjët, në mënyrë që në BE të mos barten probleme bilaterale.

Në çështjet që kanë të bëjnë me dinamikën e anëtarësimit, propozimi përmend pikat kyçe: barazinë, sistematizimin, reverzibilitetin (mundësi kthimi) dhe votimin me shumicë të kualifikuar.

Disa parime që ka në këtë moment BE-ja, si për shembull votimin me unanimitet dhe parimin që secili shtet të ketë një anëtar të Komisionit Evropian, nuk do të mund të mbaheshin në të ardhmen dhe, sipas këtij raporti, do të duhej ndryshuar.

Raporti thotë se në një BE më të zgjeruar do të duhej të kishte më pak anëtarë të Kolegjit të Komisionit Evropian sesa që ka vende anëtare. Do të duhej, si alternativë, që të ketë dy lloj komisionarësh, një “komisionar udhëheqës“ dhe një komisionar të thjeshtë. Vetëm “komisionarët udhëheqës” do të kishin të drejtë të votonin në Komisionin Evropian.

Zvogëlimi i Komisionit Evropian në më pak anëtarë sesa që BE-ja ka vende anëtare ka qenë synim edhe nga e kaluara. Por, kjo nuk ka mundur të ndodhë pasi shumë vende anëtare e kanë kundërshtuar. Sidomos vendet më të vogla të BE-së kanë insistuar që secili shtet të ketë një anëtar të Komisionit Evropian, duke thënë se në këtë mënyrë sigurohet barazia e tyre, pa marrë parasysh madhësinë.

Parlamenti Evropian do të mbante numrin maksimal të anëtarëve në të ardhmen në 751, pa marrë parasysh se me sa shtete do të zgjerohej BE-ja.

Gjithashtu propozohen ndryshime edhe në miratimin e buxhetit të përbashkët të Bashkimit Evropian,në atë mënyrë që BE-ja ta mbushë buxhetin edhe me resurse të veta, pa kërkuar nga vendet anëtare, përmes taksave të ndryshme.

Ndërsa korniza shumëvjeçare financiare do të miratohej çdo pesë vjet, sa edhe zgjat mandati i Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian e jo siç është tash çdo shtatë vjet.

Ajo që ndoshta do të shkaktojë më së shumti kundërshtime në debate është propozimi që “integrimet evropiane” të kenë “katër shpejtësi“. Propozohet që vendet, të cilat duan të thellojnë integrimin mes tyre të mund ta bëjnë këtë pa pasur nevojë të presin që me një gjë të tillë të pajtohen të gjithë në BE.

Sipas propozimit, brenda BE-së do të ketë një “rreth të brendshëm“ të vendeve që do të thellonin integrimin mes tyre. Pas këtij rrethi, do të vinte e tërë BE-ja, pra të gjitha vendet anëtare.

Niveli i tretë i integrimeve do të ishte “vendet e asociuara”, ndërsa niveli i katërt i integrimeve do të ishte Bashkësia Politike Evropiane (EPC), që tashmë ka nisur takimet sipas propozimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron. Në këtë bashkësi janë të gjitha vendet e kontinentit të Evropës që duan të ndajnë interesat e përbashkëta.

Thirrjet për reforma në BE, si kusht për t’u zgjeruar, janë përsëritur shumë gjatë muajve të fundit. Por, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se, nëse kërkohen ndryshime në Traktatin e BE-së, atëherë zgjerimi i bllokut nuk duhet të presë derisa të bëhen ndryshimet, por të bëhet më shpejt.

Në anën tjetër, janë vendet si Franca që insistojnë se BE-ja me kornizën e tashme ligjore dhe procedurën e miratimit të vendimeve që ka në fuqi, nuk do të mund të funksiononte si duhet nëse zgjerohet tutje pa u reformuar nga brenda./REL

be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj