8 Qershor 2023, 19:44
Nga a.l
BE
Miratimi i Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është mirëpritur nga Bashkimi Evropian. Përmes një reagimi zyrtar, BE shprehet se në Ligjin e ri janë përfshirë edhe propozimet e tyre.
“BE-ja në Kosovë është e lumtur të shohë se shumica e këtyre rekomandimeve tanimë janë përfshirë në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.
Në korrik të vitit 2022, Kuvendi themeloi Komisionin Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, i cili e përfundoi me sukses dhe me konsensus punën e tij më 5 prill 2023.
“Komisionin e përgëzojmë për punën profesionale dhe gjithëpërfshirëse”, vijon komunikata e BE-së.
BE i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të harmonizojë rregulloret zgjedhore me ligjet e reja në mënyrë që të përgatitet për zbatimin e kornizës së re ligjore përpara zgjedhjeve të ardhshme.
“Gjithashtu kemi parasysh se disa nga rekomandimet teknike duhet të zbatohen në vazhdimësi dhe theksojmë se vlerësimi i përgjithshëm do të mund të bëhet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme. Përmirësimi dhe forcimi i procesit zgjedhor është një veçori e përhershme në çdo demokraci si dhe kërkesë e vazhdueshme për demokracitë në zhvillim. Kjo duhet të bazohet në gjetjet dhe rekomandimet nga zgjedhjet paraprake që synojnë që në të ardhmen të sigurojnë zgjedhjet më të lira, më të drejta dhe më transparente, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftimin e BE-së.
BE-ja në Kosovë e ka mbështetur Komisionin Ad-Hoc, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e Kosovës në këtë proces dhe premton se do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.
tensionet në veri të kosovës
Bota
8 Qershor 2023, 19:39
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- “Komplot (puç) politik” e ka cilësuar asambleistja e LDK-së, Jeta Rafuna, veprimin e sot&eum...
Bota
8 Qershor 2023, 19:25
a.l
Foto ilustruese
Nga Devi Sridhar
Fillon vera dhe krahët dhe këmbët e zhveshura fillojnë të shfaqen në të gjith&eum...
Bota
8 Qershor 2023, 19:21
a.l
Christopher Hill
Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha sot se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se ...
Bota
8 Qershor 2023, 19:09
a.l
Sulmi në Francë
FRANCË- Me thikën në dorë duke vrapuar në parkun e qytetit juglindor Anncey në Francë, ky &eu...
Bota
8 Qershor 2023, 18:57
a.l
Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar sot një takim zyrtar me kryeministren Giorgia Meloni në Rom&eum...
Bota
8 Qershor 2023, 18:49
a.l
Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur sot në një takim kancelarin gjerman Olaf Scholz. Medi...
Bota
8 Qershor 2023, 18:45
a.l
Foto ilustruese
Komisioni Evropian (KE) po ofron mbështetje të re financiare për Rumaninë dhe Bullgarinë për zbatimin e proje...
Bota
8 Qershor 2023, 18:42
a.l
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme me 79 vota pro. Depute...
Bota
8 Qershor 2023, 18:39
a.l
Parlamenti i Republikës Sërpska
Parlamenti i Republikës Sërpska ka miratuar më 8 qershor “Rezolutën për mbrojtjen ...
Bota
8 Qershor 2023, 18:32
a.l
Vullkani Mayon
Zyrtarët filipinas kanë ngritur nivelin e alarmit për një nga vullkanet më aktivë të vendit pasi...