31 Mars 2025, 10:31
Nga M.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ironizoi disa protestues gjatë një takimi që ai zhvilloi në shtetin Uiskonsin në SHBA. Sipas mediave të huaja në këtë shtet pritet të zhvillohet një garë e rëndësishme për Gjykatën Supreme.
Teksa po diskutonte për kërcënimet me vdekje që ai ka marrë që kur u bë kreu i agjencisë DOGE dhe për dy tentativat për vrasjen e Donald Trump, Musk u ndërpre nga një protestues.
“Ishte e pashmangshme që të paktën disa operativë të Sorosit të ishin në audiencë. Përshëndeteni Sorosin nga ana ime”, tha Musk më një video që u bë virale në X.
Musk u dha dy votuesve në Uiskonsin nga 1 milionë dollarë secilit pasi kishin nënshkruar online një peticion kundër gjyqtarëve "aktivistë". Ai po ofron 100 dollarë për këdo tjetër që ka nënshkruar peticionin. Qëllimi është që të shmanget fitorja e gjyqtarëve të majtë.
Protestat kundër Elon Musk
Mijëra njerëzve protestuan para salloneve të Teslës në mbarë botën, në shenjë kundërshtimi ndaj Elon Musk dhe rolit të tij në qeverinë federale amerikane me presidentin Donald Trump. Protestat u mbajtën në pothuajse të gjitha shtetet federale të SHBA-së, por edhe në Australi, Zelandën e Re, Kanada, Irlandë, Gjermani, Zvicër, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera evropiane.
Rreth 200 protesta u mbajtën në mbarë botën. Në Irlandë, tema ishte “Shkatërro fashistin”, ndërsa zviceranët dolën me mesazhin “Poshtë Doge”, duke iu referuar Departamentit të Musk për Efiçencën Qeveritare – Doge, një organ federal i ri që drejtohet nga ai dhe që ka për qëllim uljen e buxhetit të shtetit.
elon musk
Bota
31 Mars 2025, 10:21
M.B
Rexhep Tajip Erdogan
TURQIA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit në lutjen e Fi...
Bota
31 Mars 2025, 10:03
M.B
Gjatë përpjekjeve për nxjerrjen e automjetit të fundosur në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Li...
Bota
31 Mars 2025, 09:45
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti rus Vladimir Putinit "nuk i intereson diplomacia” d...
Bota
31 Mars 2025, 09:39
M.B
Foto ilustruese
SOMALI- Komanda Amerikane e Afrikës ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara nisën sulme ajrore kundër organizatës xhiha...
Bota
31 Mars 2025, 09:30
B.Z
Foto ilustruese
AZI - Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë d...
Bota
31 Mars 2025, 09:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MIANMAR- Një organizatë myslimane e Mianmarit deklaron se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur t&e...
Bota
31 Mars 2025, 09:19
B.Z
Foto ilustruese
KINË - Laboratori Shtetëror i Automjeteve të Thellësive Detare, pjesë e Qendrës së Kërkimeve Shkenc...
Bota
31 Mars 2025, 08:47
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vizitojë Arabinë Saudite rreth mesit të majit, duke shënuar...
Bota
31 Mars 2025, 08:44
B.Z
Pamje nga protesta
SHBA - Mijëra njerëzve protestuan para salloneve të Teslës në mbarë botën, në shenjë kund&e...
Bota
31 Mars 2025, 08:35
M.B
Jens-Frederik Nielsen dhe Donald Trump
GROENLANDA- Kryeministri i ri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen ka deklaruar se Shtetet e Bas...