All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Protesta në Jeruzalem kundër planeve për të reformuar gjyqësorin

Aryeh Deri u shpall fajtor për mashtrim tatimor vitin e kaluar dhe më parë ka vuajtur dënim me burg për marrje ryshfeti.

5 Janar 2023, 15:52 Nga I.A
Protesta në Jeruzalem kundër planeve për të reformuar
Aryeh Deri
All - Paragraf - 1

JERUSALEM- Në Jeruzalem u zhvilluan protesta kundër emërimit të një zyrtari me të kaluar kriminale, në postin e ministrit të ri të shëndetësisë. Aryeh Deri, drejtues i lëvizjes Shas në Izrael është dënuar më parë për evazion fiskal. Ndërkohë qeveria e kryeministrit Netanyahu parashtroi një plan për reformimin e sistemit të drejtësisë, që synon të dobësojë kompetencat e gjyqësorit.

Qindra izraelitë bllokuan rrugën kryesore pranë Gjykatës së Lartë në Jerusalem të enjten duke protestuar kundër emërimit të politikanit Aryeh Deri në postin e ministrit të shëndetësisë.

Aryeh Deri u shpall fajtor për mashtrim tatimor vitin e kaluar dhe më parë ka vuajtur dënim me burg për marrje ryshfeti.

"Po protestojmë kundër korrupsionit të qeverisë izraelite. Ne nuk pajtohemi që një kriminel të emërohet ministër vetëm pasi ai nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Ai supozohej të mos shërbente në asnjë post publik dhe ende është aty. Ne po luftojmë gjithashtu kundër të gjitha ligjeve të reja që do të miratohen dhe në fakt minojnë gjithë demokracinë që gëzojmë sot dhe dobësojnë Gjykatën e Lartë", thotë Amir Schnabel, protestues nga Tel Avivi.

Një ditë më parë, ministri i drejtësisë në qeverinë Netanyahu parashtroi planet për reformimin e sistemit gjyqësor që synon të dobësojë Gjykatën e Lartë duke i dhënë parlamentit më shumë pushtet për të rrëzuar vendimet e gjyqësorit.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin prezantoi një sërë ndryshimesh gjithëpërfshirëse që synojnë kufizimin e kompetencave të gjyqësorit, duke përfshirë lejimin e ligjvënësve për të miratuar ligje që Gjykata e Lartë i ka rrëzuar ose i ka konsideruar jokushtetuese.

Kritikët thonë se plani i shpallur të mërkurën do të minojë demokracinë e Izraelit duke i dhënë pushtet absolut koalicionit më të djathtë në historinë e vendit.

"Demokracia izraelite është në rrezik për shkak të mënyrës me të cilën qeveria po vendos tani politikat e saj në lidhje me të drejtat e njeriut, në lidhje me degën e gjyqësorit. Në fakt, qeveria izraelite deklaroi dje se do të shfuqizojë pjesën më të madhe të strukturës së drejtësisë dhe në këtë mënyrë do të kemi një tirani”, thotë një nga protestuesit.

Ministri Levin parashtroi një ligj që do të fuqizonte parlamentin me 120 vende, të anulonte vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Kryeminisgtri Netanyahu, i cili është në gjyq nën akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon, tha të mërkurën se reformat do të "mbronin ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisë".

Marrë nga VOA

aryeh deri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj