LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Serbi, DW: Opozita nuk ka opsione të mira

Protestat e dobëta detyruan opozitën serbe që të "kursejë" energjitë. Por për çfarë saktësisht? Ndaj pushtetit të Vuçiç nuk ka ndonjë presion të madh.

4 Janar 2024, 11:42 Nga I.A
Protestat në Serbi, DW: Opozita nuk ka opsione të mira
Protesta

SERBI- Partitë opozitare që kontestojnë rregullsinë e zgjedhjeve në Serbi kanë pezulluar protestat e përditshme dhe kanë paralajmëruar vetëm tubime të herëpashershme më të mëdha, pas Krishtlindjeve ortodokse. Festat, si dhe pjesëmarrja relativisht e ulët në protesta, pavarësisht akuzave të rënda dhe grevave të urisë, e detyruan opozitën të tërhiqet dhe të përpiqet të ruajë energjinë e pakënaqësisë së qytetarëve.

Mbeti e paqartë se si do të organizohen tubimet e reja, por drejtuesi i listës "Serbia kundër dhunës", Miroslav Aleksiç, tha se opozita "do të ketë një përgjigje, nëse qeveria përpiqet të konstituojë parlamentin republikan dhe atë të Beogradit këtë muaj."

Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të Beogradit nëse për këtë ekziston shumica, ndërsa zgjedhjet republikane dhe ato krahinore konsiderohen si të rregullta dhe pa gabime. Ndër temat më të rëndësishme ka qenë në fushatë Kosova.

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaron se "nuk do të ketë hetim ndërkombëtar kur bëhet fjalë për zgjedhjet" dhe se "nuk i intereson se çfarë thonë mediat e huaja dhe qeveritë e huaja për këtë  dhe se ata farë Gonzalezat dhe mrekullitë e tjera mund t'ia varni maces nga bishti”.

Kjo deklaratë e Vuçiqit është një aludim i qartë për ardhjen e ish-kryeministrit spanjoll Felipe Gonzalez dhe misionit të OSBE-së në Serbi, në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nuk deshi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 1996, pasi aktualisht në Serbi po konsiderohen të ngjashme me protestat e viteve 90-të.

Presioni shumë i dobët nga rruga

Mbështetja e dobët në rrugë tregon, se qytetarët janë lodhur nga protestat, thekson për DW historiani dhe ish-ambasadori Milan St. Protiq. "Protestat nuk ishin aq masive sa për të ushtruar presion mbi këtë regjim. Mendoj se opozita është përpara një vendimi të vështirë, nëse do të hyjë në sistem dhe të pranojë mandatet, apo të kërkojë presion alternativ ndaj regjimit. Kam frikë se energjia që u shfaq pas atyre tmerreve të majit (me dy vrasje masive të të rinjve) nuk do të rizgjohet”, beson Protiç.

Kur bëhet fjalë për luftën ligjore përmes institucioneve, është e vështirë të pritet ndonjë sukses: "Është një punë sizifi, sepse qeveria nuk mendon se janë shkelur rregullat demokratike gjatë dhe para zgjedhjeve. Është e qartë se ky regjim po rrëshqet në një autokraci të hapur”, vëren Protiq. "Opozita në këto kushte, edhe nëse do të ishte më e mirë se ajo ekzistuese, do të kishte probleme serioze. Lufta me mjete demokratike kundër një regjimi jodemokratik është e kotë”, thotë bashkëbiseduesi për DW.

Institucionet janë pa vlerë

Protestat mund të kishin intensifikuar krizën politike që kemi, tha për DW konsulenti politik Dushan Lj. Milenkoviq, por shton se kriza ekziston edhe pa protesta. "Mendoj se presioni i grupit të dytë më të fortë në Serbi, që fitoi gati një milion vota, është presioni i vetëm dhe më i madh që ekziston aktualisht mbi regjimin e Vuçiqit. Mendoj se ky presion është serioz dhe se është një risi në skenën politike”, thekson Milenkoviq.

Ai nuk i vendos shpresat as te institucionet e Serbisë dhe shton,  se "të gjithë janë të shqetësuar për shkak të interesit politik të partisë në pushtet". "Çdo vendim që hipotetikisht do të merrej në favor të opozitës do ta ketë burimin në vullnetin politik të Aleksandar Vuçiqit dhe jo në faktin se ndonjë institucion e ka kryer punën e tij si duhet”, thotë Milenkoviq. Me një fjalë, në këto kushte, sipas tij, e gjitha varet nga vullneti i Vuçiqit dhe më pas mund të paraqitet si lëshim i tij i vullnetit të mirë.

Presioni politik ndaj Vuçiç

Opozita tashmë i është drejtuar institucioneve evropiane dhe kërkon që BE të mos i njohë zgjedhjet dhe të nisë një hetim ndërkombëtar. BE-ja njoftoi se është në pritje të raportit përfundimtar të misionit monitorues të OSBE-së. Për momentin, nuk ka asnjë tregues se si do të dukej ky angazhim ndërkombëtar. Milan St. Protiq, nga ana tjetër, është i bindur se "të gjitha parregullsitë që janë regjistruar do të sjellin sërish presion të shtuar nga jashtë ndaj Aleksandar Vuçiqit, i cili nuk ka shumë hapësirë për manovrim”, por pyetja është se si do ta bëjë dhe si do të paraqitet vetë opozita.

Taktikat e opozitës rreth çështjeve kyçe nuk i sjellin mbështetje nga jashtë. Ndërsa pa këtë mbështetje nuk do të ndodhin ndryshime në Serbi. Prandaj u krijua përshtypja se regjimi është shumë më bashkëpunues dhe më i dobishëm se opozita për këto çështje”, thekson Protiç.

Milenkoviç kujton se autoritetet tashmë po sugjerojnë se zgjedhjet mund të përsëriten në Beograd, sepse me sa duket nuk ka shumicë të duhur për krijimin e institucioneve. Por ai pyet veten, nëse vërtet vetëm një mision i huaj mund t'i përmirësojë kushtet për zgjedhje. "Së pari, do të duhej shumë kohë që të huajt të kuptojnë mënyrat se si kryhen këtu zgjedhjet dhe si bëhet vjedhja e zgjedhjeve," thekson Milenkoviq.

Dy zgjedhje të këqija

Edhe opozita është në një pozicion të dobët për faktin se protestat pak a shumë kanë rezultuar pa sukses. Ndaj nuk dihet se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm, thotë Milan St. Protiq. "Mundësia e parë është të hysh në institucione, e mundësia tjetër të mos hysh. Dhe të dyja këto zgjedhje janë të këqija. Nëse hyn do të dështojnë pritshmëritë e popullit, e nëse nuk hyn do të mbetesh jashtë sistemit. Dilema është: doni me çdo kusht të merrni pjesë në jetën politike, apo dëshironi ta ndryshoni rrënjësisht Serbinë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Opozita kërkon zgjedhje të reja në Beograd. Por për sa i përket zgjedhjeve republikane dhe rajonale, ka vetëm një këmbëngulje të dobët që zgjedhjet të përsëriten në të gjitha nivelet. Dushan Milenkoviq "nuk sheh asnjë indikacion se do të bëhet diçka”. "Sjellja e opozitës madje më thotë se ata janë të gatshëm të pranojnë mandate republikane nëse fitojnë zgjedhjet e reja në Beograd”, përfundon Milenkoviç.

Marrë nga DW

felipe gonzalez miroslav aleksiç

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje