LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Serbi/ Mediat e huaja: Vuçiç po e zhyt vendin në luftë civile!

Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD.

16 Gusht 2025, 09:59 Nga E. D
Protestat në Serbi/ Mediat e huaja: Vuçiç po e zhyt vendin
foto ilustruese

GJERMANI- Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve:

Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: "Nëntë muaj protesta të udhëhequra nga studentët kundër regjimit në Serbi kanë qenë kryesisht paqësore. Pastaj të martën, përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Aleksandar Vuçiq u përshkallëzuan në qytete të vogla në Vojvodinë, Vrbas dhe Baçka Palanka. Të mërkurën, studentët bënë thirrje për protesta nën sloganin Serbi, zgjohu! Qytetarët në kryeqytetin Beograd, si dhe në Novi Sad, Nish, Krushevac, Smederevo, Uzhice, Çaçak, Pançevo dhe Lazarevac, iu përgjigjën thirrjes. Trazira të rënda shpërthyen në disa qytete dhe rreth 70 persona u plagosën ditën e dytë, siç njoftoi Ministria e Brendshme."

"Regjimi është në një kurs konfrontimi me studentët. Njësitë speciale të policisë luajnë vetëm një rol dytësor. Ato nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe kur ka demonstrata të njëkohshme në disa qytete, ato zakonisht janë plotësisht të mbingarkuara. Aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet u liruan mbi qytetarët që demonstronin kundër autokracisë së korruptuar dhe për sundimin e ligjit."

Pasi përshkruhet pamja mjaft e ngjashme e këtyre simpatizantëve të Vuçiqit "me qafa të trasha, shpatulla të gjera, që tregojnë muskuj të fortë dhe shpesh me tatuazhe, bluza dhe kapele të zeza, dhe shumë prej tyre janë të maskuar", thuhet se mediat kritike i kanë identifikuar shumë prej tyre si kriminelë me të dhëna të gjera policore.

Artikulli gjithashtu kujton shkurtimisht shembjen në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar. Opozita beson se kjo tragjedi u shkaktua nga "korrupsioni endemik" ndërsa qindra mijëra studentë hynë papritmas në skenën politike, duke këmbëngulur gjatë nëntë muajve të fundit në "rezistencë të palodhur kundër regjimit të Vuçiçit". "Rezistenca studentore tani është forca më e fortë politike në Serbi."

Ivanji dha gjithashtu një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve të ditëve të fundit, përleshjeve dhe dhunës përpara zyrave të partisë SNS, dhe në rrugët e Novi Sadit.

 "Të mërkurën, Vuçiç u shfaq në selinë e partisë në Beograd gjatë protestave masive. Atje, ai i inkurajoi anëtarët e SNS-së të përballeshin me demonstruesit. Gazetari i famshëm Milan Qulibrk komentoi për këtë duke thënë se Serbia nuk ka më president. Domethënë, në mes të krizës, Vuçiq mbështeti njërën anë dhe doli përpara si udhëheqës i partisë dhe jo si kreu i shtetit - Vuçiq vetëm formalisht e drejton partinë.

"Të dy njoftuan se çfarë të presin tani: Anëtarët e SNS-së nuk do të tërhiqen më dhe do të mbrojnë shtëpitë dhe pronën e tyre nga sulmet terroriste, sipas parimit: të gjithë për një - një për të gjithë."

"Në vend që thjesht të shpallë zgjedhje të parakohshme, Vuçiq po e zhyt vendin në luftë civile, njoftoi lëvizja studentore në llogarinë e saj në Instagram", shkruan Tagesspiegel.

Gazeta Rheinische Post publikoi një raport të shkurtër mbi atë që po ndodh "Nga Novi Sadi deri në Nish" nën titullin "Protestat antiqeveritare po përshkallëzohen në Serbi".

Gazetari Thomas Roser raporton se Presidenti Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do t'i pastrojë rrugët nga huliganët dhe se nuk do të ketë mëshirë për... ata.

"Në vendin e përçarë politikisht që aspiron anëtarësimin në BE, muaj të tërë protestash për korrupsion janë përshkallëzuar. Vuçiq fajëson kritikët e tij për përplasjet e përgjakshme. Megjithatë, aktivistët studentorë, opozita dhe media e pavarur flasin për trazirat që janë orkestruar nga banditët e partisë në pushtet."

Niklas Zimmermann shkruan për Frankfurter Allgemeine Zeitung gjithashtu se çfarë ka ndodhur në Serbi gjatë tre ditëve të fundit dhe si e shohin studentët dhe qeveria situatën.

"Shkaku specifik i valës së fundit të protestave nuk duhet kërkuar te George Soros, i cili shpesh përmendet si iniciatori i tyre i supozuar, por në provincën veriore serbe. Në qytetin Vrbas, thuhet se u lënduan më shumë se 50 persona. (...) Këto përplasje morën edhe një komponent ndërkombëtar, pasi njëra prej tyre ndodhi në Baçki Petrovac, ku popullsia shumicë është sllovake. Atje, një grup mbështetësish të SNS-së shkatërruan një ekspozitë fotografike që mbështeste protestat e studentëve gjatë një eventi vjetor sllovak.”

"Avokati i Popullit sllovak, Robert Dobrovodski, iu drejtua Avokatit të Popullit serb dhe i kërkoi atij të hetonte veprimet e policisë, të cilët akuzohen se nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Edhe udhëheqësi i opozitës, Michal Simecka, udhëtoi për në Bakçki Petrovac për të shprehur solidaritetin e tij atje. Kryeministri sllovak, Robert Fico, i cili është politikisht i afërt me Vuçiqin, kishte thënë më parë se këto konflikte ishin një çështje e brendshme për Serbinë. Opozita e akuzoi atë se nuk kujdesej për bashkatdhetarët e tij jashtë vendit”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung./DW

 

protesta ne serbi


Sondazh

Poll
Bota 16 Gusht 2025, 09:55 e.d

DW: Takimi Trump- Putin pa marrëveshje

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj