LIVE UPDATES
Bota

Protestat shkatërruese, gjendja në Bangladesh mbetet shumë e rëndë

Pas protestave të dhunshme Gjykata e Lartë e Bangladeshit rekomandon zvogëlimin e kuotave për shërbimin civil. Por situata mbetet e nderë pasi protestuesit thonë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar plotësisht.

24 Korrik 2024, 08:22 Nga r.ll
Protestat shkatërruese, gjendja në Bangladesh mbetet shumë e
foto nga bangladeshi

BANGLADESH- Pas protestave dhe trazirave në Bangladesh Gjykata e Lartë e Bangladeshit vendosi që të rezervohen vetëm shtatë për qind të vendeve të punës në sektorin publik për grupe të caktuara të popullsisë.

Fillimisht kjo kuotë ishte parashikuar të ishte 30% dhe do të favorizonte pasardhësit e "luftëtarëve të lirisë" që luftuan për pavarësinë e Bangladeshit nga Pakistani në vitin 1971. Kjo nga demonstruesit konsiderohet si favorizim i përkrahësve të kryeministres Sheikh Hasina dhe partisë së saj në pushtet Awami League, pretendim ky që kjo parti e mohuar.

Në vendimin e saj Gjykata e Lartë e Bangladeshit këshillon që 93% e të gjitha emërimeve të bazohen me efekt të menjëhershëm në merita, dhe vetëm 5% vende pune të rezervohen për pasardhësit e luftëtarëve të lirisë dhe 2% njerëzve nga pakicat etnike ose me aftësi të kufizuara.

Megjithatë vendimi ka më tepër karakter rekomandues, sepse në të theksohet se qeveria ka të drejtë ta ndryshojë raportin e kuotave që rekomandon gjykata.

Studentët duan t'i vazhdojnë protestat

Përfaqësuesit kryesorë të protestave studentore e përshëndetën vendimin, por thanë se do t'i vazhdojë demonstratat.

Sarjis Alam, një nga koordinatorët e protestës për reformën e kuotave, tha për DW se vendimi i gjykatës nuk u përgjigjet plotësisht kërkesave të studentëve, pasi në thelb ai lë në dorë qeverisë të vendosë sesi do të zbatojë sistemin e kuotave.

"Gjykata tha se çështja e kuotave është një vendim politik i qeverisë dhe se  nëse duan autoritetet mund ta ndryshojnë raportin e kuotave," tha Alam. Ai shtoi se gjykata i ka kërkuar qeverisë që të njoftojë sa më shpejt se si synon ta reformojë sistemin e kuotave.

"Ne duam të shohim se sa e shpejtë është qeveria dhe nëse ajo reformon kuotat për të gjitha vendet e punës në qeveri ose jo. Ne do të reagojmë në bazë të përqindjes së kuotave që shpall qeveria," shtoi ai.

Megjithatë sipas informacioneve të BBC-së protestuesit nuk kanë ende një linjë të përbashkët se ç'synime do të ndjekin me vazhdimin e protestave. Disa kërkuan ndër të tjera lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar dhe dorëheqjen e qeverisë.

Policia e Bangladeshit tha se deri tani ka arrestuar gjatë protestave të dhunshme të paktën 532 vetë. Midis tyre janë edhe anëtarët kryesorë të partisë opozitare Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP), tha një zëdhënës i departamentit të policisë në kryeqytetin e vendit Daka./DW

protestat ne bangladesh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj