Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
David Katsarava është ndër protestuesit më të zëshëm anti-rusë në Gjeorgji. Pas protestës ndaj ligjit për agjentët e huaj më 14 maj, ai thotë se u rrah rëndë pesë herë ndërsa mbahej i ndaluar nga policia.
GJEORGJI- Mijëra persona kanë dalë në protesta në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, gjatë javëve të fundit për të kundërshtuar ligjin e ri për “agjentët e huaj” që kritikët thonë se ka ngjashmëri me një legjislacion të tillë në Rusi.
Siç njofton nga Tbilisi korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ligji ka hyrë tashmë në fuqi, por kundërshtarët janë zotuar t’i vazhdojnë protestat deri kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
David Katsarava është ndër protestuesit më të zëshëm anti-rusë në Gjeorgji. Pas protestës ndaj ligjit për agjentët e huaj më 14 maj, ai thotë se u rrah rëndë pesë herë ndërsa mbahej i ndaluar nga policia.
Për plagët e tij u desh ndërhyrje kirurgjikale. Zoti Katsarava u lirua më vonë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.Ai i tha Zërit të Amerikës se protestat duhet të vazhdojnë dhe se do t’iu bashkohet sërish në ditët në vazhdim.
“Kemi tashmë një realitet ndryshe dhe duhet ta vazhdojmë luftën. Gjeorgjia ka ndryshuar dhe është orientuar drejt Rusisë. Duhet ta vazhdojmë luftën deri në fund, pasi nëse ndalemi, nëse frikësohemi dhe qëndrojmë në shtëpi, ky do të jetë fundi për Gjeorgjinë e lirë”, thotë zoti Katsarava.
Sipas ligjit të ri, organizatat që marrin mbi 20% financime të huaja, duhet të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Kritikët e kanë krahasuar me një ligj të ngjashëm në Rusi.
Fridon Injia është ndër ligjvënësit gjeorgjianë që mbështetën miratimin e ligjit të ri.
“Nuk ka kuptim përse buxheti i shtetit duhet të jetë transparent, por financimet nga burime të huaja të mos jenë po ashtu transparente”, thotë ai.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se ligji nuk është në përputhje me aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësimin në BE. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj disa prej deputetëve gjeorgjianë. Ligji ka hyrë tashmë në fuqi. Por kundërshtarët thonë se kjo është vetëm beteja e parë.
“Kemi zgjedhje në tetor. Këto protesta do të vazhdojnë deri atëherë. Dhe objektivi ynë do të jetë si 30 vite më parë – të realizojmë ndryshim thelbësor. Dhe ky ndryshim thelbësor është rrëzimi i qeverisë, që është vegël e armikut të sovranitetit tonë dhe armikut të lirisë sonë brenda vendit”, thotë Giga Bokeria, kryetar i Partisë Gjeorgjia Evropiane.
Protestuesit thonë se nuk do të dorëzohen.
“Megjithëse ligji ka hyrë tashmë në fuqi, ne vazhdojmë të protestojmë. Pasi dëshirojmë që Evropa ta shohë përqasjen tonë dhe të na mbështesë”, thotë protestuesja Elene Ramishvili.
“Ekziston një shans i mirë që mund të përpiqen gjithashtu të nxjerrin rezultate false në zgjedhje dhe duhet të jemi gati në rast se kjo ndodh”, thotë protestuesi Giorgi Japiashvili.
Anketimet e bëra përpara miratimit të ligjit të ri për agjentët e huaj sugjerojnë se rreth 80% e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE.
Protestat që u shkaktuan fillimisht nga ligji i ri për “agjentët e huaj” janë transformuar në demonstrata kundër qeverisë. Pikëpyetja është nëse kjo do të shndërrohet në një forcë të mjaftueshme për të ndryshuar drejtimin e ardhshëm të vendit, kur gjeorgjianët t’u drejtohen kutive të votimit në tetor të këtij viti./VOA
pamje nga vendngjarja MEKSIKË- Janë publikuar pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri t&eu...
Antony Blinken HAMAS- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se ndryshimet e fundit të propozuara nga militantët e Hamasit në ...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri i Mbrojtjes i vendit Boris Pistorius tha se Gjermania nuk mund t’i dorëzojë më shumë sisteme ...
ramiz merko MAQEDONI E VERIUT- Universiteti Ndërkombëtar i Strugës në Maqedoninë e Veriut, i cili është pjesërisht ...
donald trump, joe biden SHBA- E drejta për të mbajtur armë vazhdon të jetë një temë që i përçan amerik...
foto ilustruese FRANCË- Grupi i të djathtës franceze Mitingu Kombëtar i drejtuar nga Marine Le Pen, do të marrë për her&...
foto ilustruese MOLDAVI- Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja akuzuan sot Rusinë në një deklaratë të...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek Kythira. Bëhet me dije se një grua rreth 60 vjeç &eum...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se vendimi i grupit G7 për t’i dh&eum...
foto ilustruese LIBAN- Grupi Hezbollah i Libanit, i mbështetur nga Irani, tha se nisi sulme me raketa dhe dronë në disa baza dhe pozicione t...