LIVE UPDATES
Bota

Provat bërthamore në Kazakisatan dhe efektet tek popullsia lokale

Shumë nga ata që jetonin pranë poligonit ku kryheshin provat bërthamore në Kazakistan ende i vuajnë efektet anësore të rrezatimit.

3 Shkurt 2024, 19:52 Nga M.B
Provat bërthamore në Kazakisatan dhe efektet tek popullsia lokale
KAZAKHSTAN-NUCLEAR

KAZAKISTAN- Në Kazakistan, një zonë ku dikur realizoheshin provat bërthamore vazhdon të jetë një kujtesë e gjallë e periudhës kur Rusia shtonte arsenalin e saj bërthamor. Ndërkohë, shkencëtarët në mbarë botën vazhdojnë të studiojnë pasojat e shkaktuara nga mbi më shumë se 400 shpërthime bërthamore. Shumë nga ata që jetonin pranë poligonit ku kryheshin provat bërthamore në Kazakistan ende i vuajnë efektet anësore të rrezatimit. Ky shpërthim me dy faza i bombës me hidrogjen u realizuar më 22 nëntor të vitit 1955 në poligonin e provave bërthamore Semipalatinsk në republikën e atëhershme sovjetike të Kazakistanit. Kjo ishte një nga provat e shumta në këtë poligon. Prova e parë në poligonin Semipalatinsk u realizua më 29 gusht të vitit 1949, me një fuqi prej 22 kiloton. Ky poligon provash u krijua mes tensioneve midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Republika më e madhe në Azinë Qendrore, Kazakistani dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Është i vetmi poligon në botë i populluar gjatë dhe pas provave me bomba bërthamore. Rreth 456 prova bërthamore, përfshirë 340 teste nëntokësore dhe 116 atmosferike, u kryen në këtë poligon me një shtrirje prej 18,500 metrash katrorë.

Shkencëtarët thonë se fuqia totale e armëve bërthamore të testuara nga viti 1949 deri në vitin 1963 në poligonin Semipalatinsk e tejkaloi fuqinë e bombës atomike të hedhur në Hiroshima me rreth 2500 herë.

“Ndotja kryesore radioaktive është rezultat i provave ajrore, saktësisht si rezultat i testeve mbi sipërfaqen e tokës. E kam fjalën për tre provat kryesore të viteve 1956, 1953 dhe 1949. Prova e vitit 1949 ishte e para kur ishte e nevojshme realizimi me shpejtësi i një shpërthimi pa marrë në konsideratë kushtet atmosferike dhe rrezatimin e përhapur nga era”, thotë Aisan Aydarkhanov, me Institutin e Sigurisë nga Rrezatimi dhe Ekologjinë në

Liqeni Chagan, me nofkën “Liqeni Atomik”, u krijua si rezultat i një prove bërthamore në Chagan më 15 janar të vitit 1965.

“Një nga ndotjet më të mëdha ka ndodhur pas krijimit të liqenit atomik, si pasojë e një shpërthimi të përshkallëzuar. Të gjitha nënproduktet e shpërthimit bërthamor përfunduan në sipërfaqe”, thotë zoti Aydarkhanov.

Territori në fjalë nuk u shpall nën mbrojtje deri në vitin 2006, duke bërë që popullsia vendase ta përdorte pjesën më të madhe të tij për kullotjen e bagëtive. Falë përpjekjeve të popullsisë vendase dhe shkencëtarëve nga Qendra Kombëtare Bërthamore e Kazakistanit, në vitin 2008 u bënë ndërtime mbrojtëse për pjesët më të ndotura të zonës, për të parandaluar qasjen si nga vendasit ashtu edhe nga bagëtitë. Në zonat e mbrojtura të ish-poligonit të provave, ndotja radioaktive është rreth 10 deri 20 mikroroentgen në orë. Zona e sigurt është 60 kilometra larg epiqendrës ku u realizua prova me bombën me hidrogjen. Sipas të dhënave zyrtare, poligoni Semipalatinsk është i vetmi vend testimi në botë që po përdoret për qëllime bujqësore nga popullsia vendase. Aydarkhanov thotë se hulumtimet tregojnë se pjesë më të gjera të zonës nuk janë prekur fare nga rrezatimi.

“Hulumtimet e specialistëve nga Qendra Kombëtare Bërthamore treguan se një pjesë e territorit nuk ishte ndotura fare nga radiacioni. Rrezatimi nga shpërthimet bërthamore nuk u përhap në territorin përtej poligonit të provave”.

Qindra mijëra kazakë u ekspozuan për 40 vjet ndaj rrezatimit përpara se zonat e ndotura të mbylleshin. Nurgaz Mamrzhanov, banor i një prej fshatrave pranë zonës, ishte dëshmitar i një shpërthimi bërthamor në poligonin Semipalatinsk. Ai thotë se gjatë epokës sovjetike ishte e pamundur të flitej për këtë.

“Pashë shpërthimin e fuqishëm që krijoi një shtëllungë në formë të kërpudhës. Ne pamë tym të zi që ngrihej në qiell. Na thanë që të mos e shikonim shpërthimin, por ne kazakët e shikuam”.

Ai humbi një nga fëmijët e tij si rezultat i afërsisë së poligonit të provave bërthamore.

“Qëndrova pranë tij në spital për 45 ditë. Atëherë nuk na thanë arsyen e vdekjes”, tregon zoti Nurgaz Mamrzhanov.

E vërteta doli në dritë vetëm pasi Kazakistani fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Zemërimi i publikut pas një prove bërthamore në thellësi të tokës në vitin 1989 çoi në mbylljen e poligonit. Në ditët e sotme, ndërsa shkencëtarët e qendrës bërthamore të Kazakistanit thonë se nivelet e rrezatimit nuk janë më të larta, në rajon vazhdojnë të lindin fëmijë me mutacione gjenetike. Më shumë se 30 vjet pas mbylljes së poligonit, rrezatimi bërthamor vazhdon të ketë ndikim negative tek shëndeti i banorëve të rajonit. Drejtoresha e Qendrës për Mjekësinë Bërthamore dhe Onkologjinë, Tatiana Belikhina, thotë se ka pasur një rritje të rasteve të diagnostikimit me kancer "në përpjesëtim të drejtë me dozën e rrezatimit dhe lindjeve me defekte”.

“Filluan të lindin fëmijë nga prindër të ekspozuar ndaj rrezatimeve. Nuk kemi përgjigje përfundimtare shkencore se sa do të zgjasë ky ndikim negativ”, thotë Belikhina.

Sipas të dhënave zyrtare në Kazakistan, numri i rasteve të reja me kancer në vitin 2021 u rrit me 25-30 për qind dhe arriti në 36,000 raste. Zona përreth poligonit Semipalatinsk dhe rajonet fqinje zunë vendin e parë sipas të dhënave./ VOA

kazakistan arme berthamor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj