LIVE UPDATES
Bota

Provokimet kineze, i kërcënuar jo vetëm Tajvani

Xi Jinping kërkon ta pushtojë shtetin e vogël, prandaj Kinmeni mund të jetë kështu hapi i parë në drejtim të ishullit kryesor, Tajvanit.

1 Mars 2024, 11:16 Nga N.F
Provokimet kineze, i kërcënuar jo vetëm Tajvani
Foto ilustruese

TAJVAN- Një grup i vogël ishujsh të Tajvanit, që ndodhen direkt para bregdetit të Kinës, janë kthyer tani në shesh beteje. Kina kërkon të japë një mesazh me provokimet që bën, mendon Alexander Görlach. Grupi i ishujve Kinmen ndodhet vetëm tre kilometra larg pjesës kontinentale të Kinës. Por Kinmen nuk është pjesë e republikës totalitare popullore të Kinës, por është pjesë e grupit të ishujve të Tajvanit demokratik. Pushtetmbajtësi i Kinës, Xi Jinping kërkon ta pushtojë shtetin e vogël, prandaj Kinmeni mund të jetë kështu hapi i parë në drejtim të ishullit kryesor, Tajvanit. Pikërisht për shkak të pozicionit strategjik të Kinmenit dhe rëndësisë që kanë ishujt e vegjël për strategjinë e madhe të Pekinit, dy lajme të javës së shkuar ishin të rëndësishëm.

I pari kishte të bënte me depërtimin në ujrat tajvaneze të një varke kineze maskuar si varkë peshkimi, por pa numër regjistrimi dhe licence. Xi Jinping tha se Tajvani nuk është shtet prandaj nuk mund të ketë ujrat e veta territoriale dhe hapësirën e vet ajrore. Kështu që futja e varkave kineze në ujrat territoriale tajvaneze nuk mund të ekzistojë si e tillë. Rojet bregdetare tajvaneze e dëbuan varkën. Dy kinezë vdiqën gjatë manovrës së largimit të varkës.

Panik në varkën me turistë

Lajmi tjetër kishte të bënte me ndalimin nga rojet bregdetare kineze të një anijeje tajvaneze pasagjerësh, të cilët donin t'u tregonin turistëve në bord konturet gjigande të qytetit në bregdetin kinez, parë nga deti. Sipas agjencisë tajvaneze të lajmeve, CNA, policët kinezë hynë në anije, gjë që shkaktoi panik tek pasagjerët. Pas një gjysmë ore rojet bregdetare kineze e lejuan anijen tajvaneze të vazhdonte lundrimin.

Këto provokime të udhëheqjes së Pekinit, dërgohen direkt në adresë të qeverisë së sapozgjedhur të Taipeh-ut. Në maj Lai Ching-te do të bëjë betimin si president i ri i vendit. Ai bën pjesë po ashtu si pararendësi i tij Tsai Ing-wen në Partinë demokratike të Prosperitetit. Të dy ata thanë siç thonë pjesa më e madhe e banorëve të ishullit, se Tajvani është shtet më vete dhe jo pjesë e Republikës Popullore, siç pretendon Xi. Është e vërtetë që Partia Komuniste e Kinës nuk ka sunduar kurrë mbi grupin e ishujve. Por pushtetmbajtësit e Pekinit kjo gjë nuk i intereson.

I kërcënuar jo vetëm Tajvani

Synimi kryesor i Xi-së, ka për qëllim ta vendosë nën pushtetin kinez gjithë pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Prandaj shpërthimi i ndonjë lufte do të ishte jo vetëm kundër Tajvanit, por edhe kundër Filipineve. Ushtarët kinezë qëndruan disa kohë në një pjesë të ishujve Spratly, të cilat i përkasin Manilës. Pekini injoron kështu edhe një vendim të Gjykatës më të lartë Detare, që ka konfirmuar sovranitetin e Manilës mbi këta ishuj. Republika Popullore e Kinës ka shkelur edhe në ujrat koreane. Flotat e peshkimit kanë rrëmbyer me urdhër të Pekinit rezervat e peshqve të Koresë. 

Marrë nga DW

kina tajvan kercenim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj