29 Nëntor 2023, 20:51
Nga a.l
Ekaterina Trendafilova
KOSOVË- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë nga aktivistë të partisë Socialdemokrate kundër saj.
Ajo tha se do të dëshironte që të takohej me ta për të folur mbi pakënaqësitë që kanë mbi Gjykatën Speciale dhe jo që të bëhen protesta të tilla ku pati edhe përplasje me policinë.
Çfarë ndodhi në Prishtinë?
Gjatë protestës aktivistët e PSD-së hodhën mjete piroteknike në hotelit ku kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, mbajti takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Ndërsa policia për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar hedhjen e mjeteve piroteknike, hodhën gaz-lotsjellës si dhe sprej në drejtim të protestuesve, por edhe gazetarëve, fotoreporterëve e kameramanëve, të cilët ishin një numër i madh.
Menjëherë pas protestës, policia arrestoi gjashtë aktivistë të PSD-së, me në krye kryetarin e saj Dardan Molliqaj, Nol Nushin, Zgjim Hysenin, Korab Korçën, Agron Kabashin dhe Gent Ibrahimin
Gjithashtu, gjatë protestës aktivistët e PSD-së mbanin në duar pankartat: “Poshtë Gjykata Speciale”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “UÇK është përpjekja për liri”, etj.
ekaterina trendafilova
Bota
29 Nëntor 2023, 20:32
A.TH
Zaporizhia
UKRAINË- Rreziqet janë në rritje për termocentralet bërthamore të Ukrainës për shkak të ...
Bota
29 Nëntor 2023, 20:30
A.TH
Antony Blinken
SHKUP- Konferenca Ministrore e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbahet nesër, të e...
Bota
29 Nëntor 2023, 20:15
a.l
Dina Boluarte
PERU- Presidentja peruane Dina Boluarte ka njoftuar se nuk do të përdorë imunitetin presidencial dhe se do të bashkë...
Bota
29 Nëntor 2023, 20:11
A.TH
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu si kasapi i Gazës, pasi ka kryer m...
Bota
29 Nëntor 2023, 19:55
a.l
Maria Zakharova
RUSI- Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyr...
Bota
29 Nëntor 2023, 19:51
a.l
Hossein Amir Abdollahian
GAZA- Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Gazën do të mungoj&eu...
Bota
29 Nëntor 2023, 19:51
a.l
Antony Blinken
BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën në Bruksel se perëndimi nuk dëshiron t&...
Bota
29 Nëntor 2023, 19:21
a.l
Jamala
RUSI- Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evr...
Bota
29 Nëntor 2023, 19:13
a.l
Ekaterina Trendafilova
KOSOVË- Partia Socialdemokrate (PSD) ka kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të...
Bota
29 Nëntor 2023, 19:11
A.TH
Gjermani
GJERMANI- Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se është lëshuar një urdhër-arresti ...