LIVE UPDATES
Bota

Pse Evropa po lëviz djathtas?

Romë – Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian këtë qershor, e djathta nativiste duket se po fiton terren nëpër të gjithë kontinentit, veçanërisht në vendet kyçe. Megjithëse vala shoviniste shtrihet nga Portugalia në Skandinavi, ajo po udhëhiqet më së shumti nga partitë e krahut të djathtë në pesë vende kyçe anëtare të BE-së, vende të cilat e hodhën poshtë nacionalizmin më shumë se shtatëdhjetë vjet më parë.

29 Mars 2024, 22:43 Nga h.k
Pse Evropa po lëviz djathtas?
Foto ilustruese

ITALI-Modeli i Melonit ka filluar të duket si një shembull që duhet të ndiqet nga e djathta nacionaliste për të fituar pushtet dhe pastaj për ta ndryshuar Evropën nga brenda. Por pasiguria gjeopolitike është në të vërtetë problemi qendror që po fuqizon pozicionin elektoral të të  djathtës ekstreme...

Nga Federico Fubini

Romë – Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian këtë qershor, e djathta nativiste duket se po fiton terren nëpër të gjithë kontinentit, veçanërisht në vendet kyçe. Megjithëse vala shoviniste shtrihet nga Portugalia në Skandinavi, ajo po udhëhiqet më së shumti nga partitë e krahut të djathtë në pesë vende kyçe anëtare të BE-së, vende të cilat e hodhën poshtë nacionalizmin më shumë se shtatëdhjetë vjet më parë.

Në Itali, një politikane me të shkuar neo-fashiste, Giorgia Meloni, ka qenë kryeministre që nga viti 2022 dhe vijon të mbetet popullore. Në Holandë, partia radikale ksenofobe Geert Ëilders doli e para në zgjedhjet e nëntorit të kaluar dhe mbetet gjithashtu  popullore (megjithëse ka dështuar të fitojë mjaftueshëm mbështetje nga partitë e tjera sa për të krijuar një qeveri).


Në Francë, partia Marshimi Kombëtar i Marine Le Pen është në krye të garës, me gati 30 për qind shkallë miratimi popullor. Në Belgjikë, partia e ekstremit të djathtë e flemishëve, Vlaams Belang është duke u rritur fort në sondazhe. Dhe në Gjermani, Alternative für Deutschland (AfD) [Alternativa për Gjermaninë] është ngritur në pozicionin e partisë së dytë më të madhe. Mes anëtarëve fillestarë të Bashkimit Evropian, vetëm Lukseburgu i vogël mund të vijojë të mburret me politikë të fortë centriste.

E vërtetë, disa nga këto parti kanë arritur disi të maskojnë axhendat e tyre raciste ndërsa të tjera ia kanë dalë të krijojnë reputacione më të respektueshme si konservatorë. Meloni ka qenë pro-Perëndimore në politikën e saj të jashtme dhe, siç duket, pragmatiste, në lidhje me problemet e politikës së përditshme. Strategjia e saj e moderimit ka qenë kaq e suksesshme sa tashmë le Pen po e kopjon atë haptazi. Në anën tjetër, AfD ka vënë bast edhe më fort në politikën e ekstremizmit.


Dhe pavarësisht kësaj, kur u pyet së fundmi mbi faktorët e përbashkët që po nxisin forcat e krahut të djathtë në të gjithë Evropën, Meloni nuk pati nevojë që të gjejë ndonjë përgjigje të komplikuar. Ajo tha: “Qartazi, përgjigjet që Evropa ka dhënë për qytetarët nuk po funksionojnë.”

Por a është e vërtetë? Imigrimi, vështirësitë ekonomike dhe pabarazia në rritje në përgjithësi janë faktorët që shtyjnë votuesit drejt ekstremiteteve, por këto probleme duket se janë zbutur disi gjatë viteve të fundit. Mbërritjet e azilkërkuesve aktualisht janë poshtë mesatares së dekadës së fundit dhe shoqëritë evropiane kanë mikpritur miliona refugjatë ukrainas pa shumë debate.

Gjithashtu faktorët ekonomikë nuk duket se mund të shpjegojnë rezultatet aktuale të anketimeve të votuesve. Megjithëse inflacioni ka kafshuar nga fuqia blerëse, veçanërisht në Itali dhe në Gjermani, BE-ja pati përjetuar kushte shumë më të këqija ekonomike pas krizës financiare të vitit 2008. Punësimi sot është në nivelin më të lartë në shumë dekada në shumicën e vendeve të BE-së, përfshirë vendet anëtare, ndërsa pabarazia në një farë mase është moderuar. Në Francë, indeksi GINI (i cili mat pabarazinë në të ardhura), ka qenë në rënie që nga viti 2010 dhe tendenca të ngjashme mund të vërehen në shumicën e vendeve të tjera me rëndësi kyçe në BE.

Gjithmonë do të ketë arsye për pakënaqësi ekonomike dhe politike. Në Holandë, disa votues shqetësohen se imigrantët do të mbingarkojnë sistemin e solidaritetit shoqëror dhe do të konkurrojnë për shtëpitë e pakta që kanë çmime të përballueshme. Italia ka vuajtur prej kohësh nga sëmundjet ekonomike dhe rritja e dobët dhe Gjermania po duket gjithnjë e më shumë si i sëmuri i ekonomisë botërore.

Kështu, një rrymë tjetër e panjohur duhet të jetë shkaku që po fuqizon të djathtën nacionaliste. Një indicie mund të kërkohet te fakti që  shumica e partive të të djathtës ekstreme – pavarësisht nëse janë proruse apo jo – filluan të forcohen dukshëm në sondazhe pasi Vladimir Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Kjo mund të ketë shkaktuar reagim duke ushqyer ndjesinë e pasigurisë, ndërsa evropianët u zgjuan me makthet e rrëzimit të rendit politik të kohës së pasluftës së ftohtë.

Rendi politik evropian gjtihmonë ka tërhequr legjitimitet jo vetëm nga forca apo nga institucionet, por edhe nga vlerat e përbashkëta. Së paku që nga koha e Kongresit të Vienës (1814-15), “forca bashkuese” në politikën Evropiane, siç e ka vërejtur Henry Kissinger, ishte besimi kokeltiv në idealet e një sistemi. Kështu, rendi politik i Evropës së Metternich mbështetej te monarkët që ishin në dakordësi me njëri-tjetrin se idealet e borgjezisë duhej të shtypeshin. Evropa e pas-Versajës, (1919), ndryshe nga kjo, nuk arriti një unitet ideologjik apo një ndjesi të përbashkët për legjitimitet, gjë që përfundoi me kaosin total të një lufte botërore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, një forcë bashkuese u kthye te Evropa (perëndimore), në formën e Luftës së Ftohtë, kur qëllimi ishte që të minimizohej ndikimi sovjektik dhe të vijohej me një integrim ekonomik të ngadaltë, por gjithsesi të qëndrueshëm. Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989, krijimi i një Evrope të bashkuar – dhe politikisht dhe ekonomikisht liberale – u bë mision në vetvete. Evropianët panë se ata mund të ndikonin pjesën tjetër të botës përmes “efektit të Brukselit”, një bazë dysheme rregullatore që tërheq nënshrtrim të botës përkundrejt interresit të thjeshtësisë. Objektivi i përgjithshëm i bllokut reflektonte vlerat mbështetëse që ishin krijuar mes publikut gjatë periudhës kur Evropa prodhoi stabilitet dhe mirëqenie.

Por tani, lufta e Putinit në Ukrainë, trazirat në Lindjen e Mesme, perspektiva e rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, janë duke dobësuar shtyllat në të cilat mbështetet stabiliteti i Evropës. Duke ndjerë një det të trazuar ndryshimesh, votuesit po kthehen te partitë të cilat ata nuk i identifikojnë me sistemin ekzistues. Frika se rendi që u krijua pas vitit 1989 po rrëzohet, ka shtyrë votuesit të pyesin veten: “A jemi ne me të vërtetë në anën e drejtë të historisë, siç na kanë thënë? A mos kjo ka qenë mashtrim?”

Ndryshimet gjeopolitike të kohëve të fundit kanë gërryer legjitimitetin e perceptuar të sistemit. Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka bërë të qartë që Evropa është vetëm pjesërisht sovrane dhe se magjepsësi “efekt i Brukselit” ka dështuar të materializohet te tranzicioni global drejt rritjes ekonomike me emisione ndotëse zero. Vendet e tjera të mëdha aktualisht po e injorojnë pretendimin e Evropës se ajo po udhëheq botën në çështjet klimaterike, për shkak se e dinë se Evropa nuk ka fuqinë e nevojshme teknologjike. Dhe sa i përket migrimit, BE-ja ka dështuar në mënyrë konsistente të gjejë një përqasje të zakonshme për trajtimin e shqetësimeve të shkaktuara nga vendet e origjinës së ndotjes.

Nativistët e vërtetë si Meloni me raste duket sikur bëhen më të moderuar në çastin që ngjiten në pushtet. Por në vend që të përqafojnë vlerat e sistemit, ata mundet të jenë duke punuar për t'i ndryshuar ato gradualisht dhe butë. Ndërsa prezanton veten si urbane, të artikuluar dhe mbështetëse për Ukrainën, Meloni me qetësi ka mbushur çdo post burrokratik të disponueshëm me militantë partie. Për më shumë, ajo po shtyn përpara për një reformë kushtetuese e cila duket si një rrëmbim pushteti (ajo mundet të dëmtojë rëndë pushtetin e presidentit dhe të parlamentit), si dhe është duke krijuar aleanca me figura të pakëndshme, të tilla si ksenofobi francez Éric Zemmour, dhe ekstremisti i djathtë spanjoll Santiago Abascal. Ajo i ka marrëdhëniet e mira edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, megjithëse është kritike për qëndrimin e tij pro-rus.

Modeli i Melonit ka filluar të duket si një shembull që duhet të ndiqet nga e djathta nacionaliste për të fituar pushtet dhe pastaj për ta ndryshuar Evropën nga brenda. Por pasiguria gjeopolitike është në të vërtetë problemi qendror që po fuqizon pozicionin elektoral të të  djathtës ekstreme në Evropë dhe ata që pretendojnë se po i mbrojnë vlerat e Evropës duhet të kuptojnë se BE-ja nk mund të mbrohet në kushtet e status quo-së. Ata do të duhet të argumentojnë se nevoja për siguri dhe sovranitet në çështje të sigurisë kërkon në fakt një integrim politik edhe më të madh se sa kemi aktualisht.

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë