LIVE UPDATES
Bota

Pse mijëra kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji?

Bizneset iraniane të regjistruara në Gjeorgji janë të përfshira në gjithçka, duke nisur nga ndërtimi e logjistika, deri te mikpritja dhe madje edhe klubet e natës, thuhet në të dhënat publike që i ka parë Shërbimi gjeorgjian i Radios Evropa e Lirë.

24 Tetor 2025, 08:21 Nga E. D
Pse mijëra kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji?
foto ilustruese

GJEORGJIA- Pothuajse 13.000 kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji në vetëm disa adresa duke rritur shqetësimet se Teherani po e përdor shtetin e Kaukazit Jugor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare. Bizneset iraniane të regjistruara në Gjeorgji janë të përfshira në gjithçka, duke nisur nga ndërtimi e logjistika, deri te mikpritja dhe madje edhe klubet e natës, thuhet në të dhënat publike që i ka parë Shërbimi gjeorgjian i Radios Evropa e Lirë.

Numri i kompanive iraniane të regjistruara në Gjeorgji është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke përkuar me vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Republikës Islamike lidhur me programin e saj bërthamor. Këto masa vendosin kufizime ndaj individëve të huaj, kompanive dhe qeverive, duke ua ndaluar që të dërgojnë apo pranojnë fonde nga Irani. Shkelësit mund të përballen me dënime të ashpra financiare dhe me ndjekje penale.

Në korrik, organizata joqeveritare gjeorgjiane, Civic IDEA, publikoi një hulumtim përmes së cilit akuzoi partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane se po u lejonte bizneseve iraniane disa të lidhura me forcat e armatosura të Iranit – që të përdorin Gjeorgjinë si “një pikë strategjike transiti” për të shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe për të dërguar para në Teheran. Autoritetet gjeorgjiane nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për koment.

Tregtia, sanksionet dhe Gjeorgjia

Deri në qershor të këtij viti, mbi 12.800 biznese iraniane ishin të regjistruara në Gjeorgji, sipas të dhënave publike. Pothuajse të gjitha këto biznese janë plotësisht në pronësi iraniane. Numri i saktë i kompanive iraniane që operojnë aktualisht në Gjeorgji është i paqartë.

Kompanitë iraniane nisën të jenë aktive në Gjeorgji rreth vitit 2009. Nga viti 2012 deri më 2019 kishte një rritje të regjistrimeve të kompanive iraniane në Gjeorgji, që përkon me zbatimin e sanksioneve të ashpra ndërkombëtare ndaj Teheranit.

Në atë kohë, raportimet mediale kishin lidhur disa kompani amerikane me Gardën Revolucionare Islamike – që është një degë e fuqishme e forcave të armatosura iraniane dhe që luan një rol të rëndësishëm në ekonomi – të sanksionuar nga SHBA-ja, duke sugjeruar se këto biznese i ofronin Teheranit qasje të drejtpërdrejtë në tregjet perëndimore.

Gjeorgjia ashpërsoi rregullat bankare për iranianët dhe përkohësisht pezulloi udhëtimet pa viza. Por, investimet iraniane në Gjeorgji rinisën pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore, veçmas në patundshmëri, transport dhe ndërtim. Vendimi i Uashingtonit për të rivendosur sanksionet e ashpra ndaj Teheranit më 2018 bëri pak për të dekurajuar investimet iraniane në Gjeorgji.

Investimet iraniane kanë përkuar me rritjen e tregtisë midis Tbilisit dhe Teheranit. Në mes viteve 2022 dhe 2024, tregtia dypalëshe u rrit për 23 për qind. Importet nga Irani arritën në rreth 30 milionë dollarë më 2024, kryesisht në produkte bujqësore dhe ushqimore. Në disa sektorë, Irani ka një pjesë të konsiderueshme të furnizimeve të brendshme të Gjeorgjisë, me 13 për qind të importeve të gjalpit, 45 për qind të rrushit të thatë dhe 85 për qind të hurmave.

Vlera e importeve iraniane të naftës dhe produkteve të tij pothuajse u trefishua nga 683.000 dollarë më 2020 në rreth 2 milionë më 2024. Kjo ndodhi pavarësisht paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në maj se çdo shtet që tregton naftë iraniane do të përballej me sanksione dytësore.

Në ueb-faqet tregtare iraniane, që janë të qasshme, bizneset hapur inkurajohen që të regjistrojnë kompani në Gjeorgji, veçmas pranë porteve, për të ulur kostot dhe për riorientuar eksportet. Disa madje përshkruajnë strategji për të ribrenduar mallrat iraniane si “Made in Georgia” para se t’i nisin drejt tregjeve perëndimore.

Adresa të dyshimta

Mijëra biznese iraniane në Gjeorgji janë regjistruar vetëm në disa adresa, përfshirë në kryeqytet, Tbilisi, por edhe në disa fshatra të largëta, thuhet në të dhënat zyrtare. Pothuajse 700 kompani iraniane janë regjistruar në një ndërtesë të vetme banimi në Tbilisi, pa asnjë gjurmë se ka aktivitet në atë vend. Aktivitetet e deklaruara të këtyre bizneseve variojnë nga logjistika e turizmi, deri te bizhuteritë, blegtoria dhe teknologjia e informacionit. Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi fizike që mund të vërtetojë ekzistencën e këtyre kompanive.

Një model i ngjashëm vërehet edhe në Dunta, një fshat i largët me rreth 100 banorë në perëndim të Gjeorgjisë. Në këtë fshat, rreth 800 biznese iraniane janë regjistruar. Shumica e këtyre kompanive janë të përfshira në transportimin e mallrave, disa prej të cilave marrin leje për transport ndërkombëtar nga autoritetet, sipas të dhënave publike.

Ndërkaq, mbi 800 kompani iraniane janë të regjistruara në Untsa, një fshat me rreth 300 banorë në jugperëndim të Gjeorgjisë. Sipas të dhënave publike, adresat në këtë fshat janë përdorur edhe nga migrantët rusë që po synojnë të përfitojnë nga politikat e favorshme fiskale të Gjeorgjisë. Kompanitë iraniane po ashtu kanë arritur të lidhin kontrata me shtetin gjeorgjian.

Qafrina LLC, e regjistruar më 2018 dhe në pronësi të shtetasit iranian Farzad Nouri, shiti sisteme CCTV te Banka Kombëtare e Gjeorgjisë, gjykatat në qytetin Kutais dhe te Bashkia e Tbilisit, sipas të dhënave për tenderët. Një tjetër kompani në pronësi iraniane, Geo Tech, furnizoi me produkte higjienike përfshirë letra higjienike Ministrinë e Mbrojtjes, Hekurudhat e Gjeorgjisë, kompaninë e transportit të Tbilisit dhe disa institucione publike./REL

gjeorgji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj