LIVE UPDATES
Bota

Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?

Shërbimet sekrete, siç e thotë edhe emri, punojnë në fshehtësi. Ato mbledhin informacione, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, ose informacione që mund të ndihmojnë qeveritë e tyre për të marrë vendimet politike.

30 Mars 2024, 08:48 Nga N.F
Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?
Foto ilustruese

GJERMANI- SHBA e kishin paralajmëruar Rusinë, disa javë më parë për një sulm të mundshëm si ai që ndodhi vërtet më 22 mars. Kur bëhet fjalë për terrorizmin shërbimet sekrete punojnë në mënyrë kolegiale me informacionet që kanë. Shërbimet sekrete, siç e thotë edhe emri, punojnë në fshehtësi. Ato mbledhin informacione, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, ose informacione që mund të ndihmojnë qeveritë e tyre për të marrë vendimet politike.

Për këtë gjë informacionet mund të nxirren me metoda spiunazhi edhe nga vendet aleate, kështu për shembull shërbimi sekret amerikan, NSA ka pasur nën vëzhgim për vite me radhë një telefon celular të ish-kancelares gjermane, Angela Merkel. Mund të imagjinohet, se Uashingtoni do të kish dashur që kjo çështje të mos kishte dalë ndonjëherë në shesh.

Por në situata të tjera shërbimet sekrete i ndajnë informacionet që kanë me shërbimet e tjera sekrete. Për shembull më 23 shkurt 2022, SHBA ndau me Gjermaninë dhe partnerët e tjerë europianë informacionin, sipas të cilit, Rusia do të fillonte natën e ardhshme sulmin kundër Ukrainës.

Sa i përket sulmit të së premtes së kaluar (22.03.2024) në Krasnogorsk, afër Moskës, kemi të bëjmë me një rast parimisht të pazakontë, kur informacionet i jepen madje një shteti që nuk shihet si shtet aleat. Shërbimet sekrete, siç e thotë edhe emri, punojnë në fshehtësi. Ato mbledhin informacione, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, ose informacione që mund të ndihmojnë qeveritë e tyre për të marrë vendimet politike.

Për këtë gjë informacionet mund të nxirren me metoda spiunazhi edhe nga vendet aleate, kështu për shembull shërbimi sekret amerikan, NSA ka pasur nën vëzhgim për vite me radhë një telefon celular të ish-kancelares gjermane, Angela Merkel. Mund të imagjinohet, se Uashingtoni do të kish dashur që kjo çështje të mos kishte dalë ndonjëherë në shesh.

Por në situata të tjera shërbimet sekrete i ndajnë informacionet që kanë me shërbimet e tjera sekrete. Për shembull më 23 shkurt 2022, SHBA ndau me Gjermaninë dhe partnerët e tjerë europianë informacionin, sipas të cilit, Rusia do të fillonte natën e ardhshme sulmin kundër Ukrainës. Sa i përket sulmit të së premtes së kaluar (22.03.2024) në Krasnogorsk, afër Moskës, kemi të bëjmë me një rast parimisht të pazakontë, kur informacionet i jepen madje një shteti që nuk shihet si shtet aleat.

Sa e vetëkuptueshme apo e pazakontë është dhënia e informacioneve në kohë lufte?

SHBA nuk janë palë lufte në luftën e Ukrainës, megjithatë e shohin Rusinë si rrezik për sigurinë e jashtme, në fund të fundit pushtetmbajtësi Putin kërcënon vazhdimisht hapur Uashingtonin. "Unë mendoj se prandaj amerikanët e dhanë paralajmërimin publikisht, sepse me sa duket nuk ekziston më ndonjë bashkëpunim me shërbimin sekret rus". thotë Michael Götschenberg, ekspert për çështjet e sigurisë në rrjetin publik gjerman të transmetimit, ARD.

"Parimisht ndodh që shtetet të këmbejnë gjithnjë informacione për sulme terroriste që pritet të ndodhin ose që janë planifikuar të kryhen, kur mësojnë për një gjë të tillë. Kjo ka ndodhur edhe më parë në bashkëpunimin me shërbimin sekret rus. Por unë mendoj se për shkak të luftës që Rusia bën në Ukrainë, ky bashkëpunim është ndërprerë," thotë Götschenberg në bisedë me Deutsche Wellen.

Sa i ngushtë është bashkëpunimi i shërbimeve sekrete në fushën e terrorizmit ndërkombëtar?

Grupime si ato të provincës Khorasan, që mbahet nga një krah i shtetit islamik IS, (ISPK), i kapërcejnë kufijtë e vendit, këtë e tregojnë edhe sulmet e fundit në Rusi, Iran dhe Afganistan. Prandaj për sigurinë publike është vendimtare, që ata që e ruajnë atë në vende të ndryshme edhe të bashkëpunojnë.

Sipas vlerësimeve të Götschenberg-ut parimisht kjo gjë funksionon: "Sidomos në fushën e shërbimeve sekrete perëndimore këmbehen informacione në mënyrë konsekuente dhe jepen sinjale që përpunohen më tej nga autoritetet përkatëse hetimore. Shpesh del se sinjalet e dhëna janë pa bazë. Por, atje ku shihet se mund të zbulohet diçka, zhvillohen hetime dhe personi arrestohet."

Kështu ka qenë gjithmonë?

Shërbimet sekrete amerikane bazohen në një direktivë që mund të shihet publikisht, direktivën për „detyrim për të bërë palamajmërimin", të ligjit për shërbimet sekrete të vitit 1947, si dhe një dekret i nxjerrë nga ish-presidenti Ronald Reagan, në vitin 1981. Intensiteti me të cilin këmbehen vërtet informacione të tilla, ka rënë sidomos vitet e fundit, mendon Michael Götschenberg.

"Parimisht mund të thuash, se 11 shtatori ka luajtur një rol shumë të madh," thotë Götschenberg. "U tha se kjo gjë nuk duhet të na ndodhë sërish, që sinjale të rëndësishme të mos jepen. Dhe kjo vazhdon edhe sot." Më 11 shtator 2001, idhtarë të luftëtarëve Al Kaidas islamike rrëmbyen katër avionë linje në SHBA dhe rrëzuan mes të tjerash qendrën e tregtisë ndërkombëtare në Nju Jork. Gjithsej 3 mijë vetë humbën jetën. Më pas u bë e ditur se autoritetet amerikane nuk i kishin analizuar si duhet disa sinjale të dhëna nga shërbimet sekrete të huaja.

Si e trajtojnë shërbimet sekrete gjermane ISPK?

Sipas mendimit të ekspertit të terrorizmit të ARD, Götschenberg autoritetet gjermane kanë kryer vitet e fundit punë të mirë sa i përket ISPK: „Dy vitet e fundit ne kemi pasur të bëjmë me situata, ku idhtarë të ISPK janë dyshuar të kenë bërë plane për sulme. Është arritur që këto sulme të mundshme të shkatërrohen në fazën e hershme."

Në qytetin gjermanoperëndimor të Këlnit, me një milionë banorë, idhtarë të mundshëm të ISPK patën vënë në shënjestër Katedralen që vizitohet nga shumë turistë si dhe një festë popullore. Vetëm një javë më parë, hetuesit arrestuan në qytetin gjermano-qëndror të Gerës dy vetë, që të udhëhequr nga ISPK mendohet se kishin bërë plane të zhvillonin një sulm mbi parlamentin suedez.

Analisti terrorizmit Neumann, thotë në radion Deutschlandfunk, se sipas Europol-it, numri i përpjekjeve për të zhvilluar sulme është rritur shumë pas 7 tetorit, sulmit të grupit islamik terrorist Hamas kundër Izraelit: "Falë Zotit, deri tani nuk ka ndodhur gjë, por sulmet janë duke u shpeshtuar." Nganjëherë „është çështje fati, që nuk ndodh gjë."

Marrë nga DW

sherbim sekret shba rusia nsa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj