LIVE UPDATES
Bota

Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO?

Pas Turqisë, është edhe Hungaria me këtë qëndrim.

5 Prill 2023, 08:26 Nga A.B

Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO?

Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimi i Suedisë për anëtarësim në NATO vazhdon të jetë i bllokuar nga Turqia dhe Hungaria.

Analistët nuk e kanë pritur këtë qëndrim të Turqisë ndaj Suedisë para zgjedhjeve të 14 majit, madje edhe pas zgjedhjeve nuk dihet se çfarë do të ndikonte që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ndryshonte qëndrim.

Pas Turqisë, është edhe Hungaria me këtë qëndrim.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, bindi Suedinë dhe Finlandën që ta përfundojnë epokën e mosangazhimit ushtarak.

Të dyja vendet e shohin NATO-n dhe të gjithë mekanizmat mbrojtës, si mënyra më e mirë për të fuqizuar sigurinë e tyre.

Shumica e shteteve anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar shumë shpejt kërkesën e tyre për aplikim, me argumentin se Finlanda ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, dhe se Suedia do të forconte dukshëm aleancën në Baltik.

Pas takimeve dhe bisedimeve të shumta, Parlamenti turk dha aprovimin që shteti finlandez të jetë shteti i 31-të anëtar i aleancës.

Mirëpo, qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet, si dhe nuk ka kryer pjesën e saj të ujdisë, të realizuar në Madrid vitin e kaluar, ku u përmendën nga pala turke edhe shumë çështje të tjera që Suedia duhet të adresojë.

Ndërsa, Hungaria është duke ndjekur hapat e Turqisë në vonesën e ratifikimit, i cili duhet të jetë i njëzëshëm.

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste. Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin - apo dorëzimin e personave të kërkuar.

Deri më tani, Suedia e ka mohuar këtë akuzë dhe Gjykatat e Suedisë kanë bllokuar disa dëbime.

Turqia ka shprehur kundërshtimin ndaj tubimeve në Stokholm në javët e fundit ku u dogj libri i Kur’an-it, si dhe varja me kokë poshtë e një fotografie të Erdoganit.

Ankaraja thotë se këto janë krime të urrejtjes, ndërsa Suedia thotë se ato mbrohen nga ligjet për lirinë e fjalës.

Më 14 maj, Turqia do të mbajë zgjedhje, me ç’rast Erdogani do të përballet me sprovën e tij më të madhe politike në 20 vjetët e tij në detyrë. Fokusi i votuesve mund të shmanget nga një krizë në shpenzimet e jetesës për shkak të çështjes së NATO-s.

Një fitore e opozitës do të rriste shanset e Suedisë për një anëtarësim të shpejtë në NATO.

Sipas Hungarisë, Suedia ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj Budapestit prej vitesh. Ajo është e zemëruar për kritikat suedeze ndaj kryeministrit Viktor Orban mbi erozionin e perceptuar të shtetit ligjor. Një erozion i tillë mohohet nga Orbani.

Hungaria, ndryshe nga Turqia, nuk ka një listë kërkesash, por pretendon se problemet duhet të zgjidhen përpara se të konfirmojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Rruga e Suedisë mund të jetë më e qartë pas përfundimit të zgjedhjeve. Megjithatë, aprovimi nuk është i garantuar.

Suedia thotë se ka zbatuar marrëveshjen e Madridit - duke përfshirë ligje më të ashpra kundër terrorizmit - dhe se disa nga kërkesat e tjera të Ankarasë janë të pamundura për t'u përmbushur.

Turqia ka pasur përplasje të mëparshme me aleatët e NATO-s dhe është tërhequr.

"Duke parë këto incidente të mëparshme, ato u zgjidhën pas presionit nga aleatët, negociatave dhe disa lëshime nga aleatët. Pritshmëria ime është që e njëjta gjë mund të arrihet këtu", tha Paul Levin, drejtor në Institutin për Studimet Turke në Universitetin e Stokholmit.

Një ndryshim mund të ndodhë pas zgjedhjeve, ose Erdogan mund të kërkojë më shumë prova nga Suedia se ajo i ka marrë seriozisht shqetësimet për sigurinë e Ankarasë.

Në atë situatë, shtoi Levin, "po flasim për disa muaj të tjerë pas verës". Megjithatë, parashikimi është i vështirë.

A është e rrezikuar siguria e Suedisë nga vonesa e anëtarësimit në NATO?

Suedia pretendon se që nga aplikimi i saj për t'u anëtarësuar në NATO, situata e saj e sigurisë është përmirësuar. Nga vende si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, Suedia ka marrë garanci për ndihmë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të ishte e paimagjinueshme që aleanca të mos mbështeste Suedinë nëse ajo kërcënohej.

Suedia tashmë punon ngushtë me NATO-n dhe përpjekjet për integrim po përmirësohen. Flota e fuqishme ajrore dhe nëndetëse e Suedisë, e cila është përshtatur me mjedisin e Detit Baltik, janë avantazhe për NATO-n në këtë zonë./REL

turqia finlanda

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë