LIVE UPDATES
Bota

Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, deri kur do qëndrojë në burg 21-vjeçari

Rasti ka ngritur pikëpyetje se përse Teixeira u la të vazhdonte të kishte qasje tek sekretet ushtarake edhe pas konstatimit të këtyre veprimeve nga ana e tij.

19 Maj 2023, 22:15 Nga k.m.
Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, deri kur do qëndrojë
Foto ilustruese

Një gjykatës në Uster, pritet të marrë sot vendim nëse punonjësi i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit, Jack Teixeira, i akuzuar për rrjedhjen e dokumenteve ushtarake tejet sekrete, do të qëndrojë pas hekurave në pritje të gjykimit të tij. Prokurorët kanë kërkuar që 21-vjeçari të qëndrojë në burg derisa gjykata të dalë me një vendim të formës së prerë. Zoti Teixeira, akuzohet se ka shpërndarë dokumente sekrete ushtarake rreth luftës së Rusisë në Ukrainë, në platformën ‘Discord’, e cila përdoret për lojra online. Ndaj tij rëndojnë edhe të tjera akuza që lidhen me çështje të sigurisë kombëtare.

Sipas dokumenteve të gjykatës, prokurorët kanë vënë në dukje se disa muaj përpara arrestimit të tij në muajin prill, zoti Teixeira ishte kapur nga eprorët e tij, duke marrë shënime mbi informacione të klasifikuara apo duke parë informacione që nuk kishin lidhje me punën e tij. Sipas dokumenteve të brendshme të Gardës Kombëtare Ajrore, të depozituara në gjykatë, ai ishte këshilluar dy herë nga eprorët në shtator dhe tetor, dhe ishte kapur në muajin shkurt, duke parë informacione “që nuk kishin lidhje me detyrën e tij, e që kishin të bënin me fushën e zbulimit”.

Rasti ka ngritur pikëpyetje se përse Teixeira u la të vazhdonte të kishte qasje tek sekretet ushtarake edhe pas konstatimit të këtyre veprimeve nga ana e tij.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u pyet të enjten se pse eprorët e zotit Teixeira, nuk kishin marrë masa ndaj tij edhe pas ngritjes së këtyre shqetësimeve. Ajo tha se kjo çështje ishte pjesë e hetimit që po kryehen Departamenti i Drejtësisë dhe Forcat Ajrore.

Ky rast përbën rastin më të rëndë të rrjedhjes së informacionit të klasifikuar ndër vite.

Çështja po ndiqet penalisht nga zyra e prokurorit të Masaçusetsit, drejtuesja e së cilës, prokurorja Rachael Rollins, pritet të japë dorëheqjen deri në fund të ditës së sotme, pas gjetjeve të konstatuara nga dy agjenci mbikëqyrëse federale, se ajo ka kryer një mori shkeljesh etike e ligjore.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e zotit Teixeira, duke vënë në dukje se ai nuk u arratis edhe kur mediat filluan të publikojnë emrin e tij, pak përpara arrestimit më 13 prill. Avokati i tij i tha gjykatësit muajin e kaluar se zoti Teixeira “do t’u përgjigjet akuzave” si dhe “do të gjykohet nga bashkëqytetarët e tij”.

Avokatët vunë gjithashtu në dukje se ka pasur shumë raste qe lidhen me shkeljen e Aktit të Spiunazhit, në të cilat gjykatat kanë vendosur ta lirojnë të pandehurin dhe që prokuroria, nuk ka kërkuar ta mbajë personin e akuzuar, pas hekurave.

Gjatë seancës dëgjimore të muajit të kaluar, prokurorët i thanë gjykatësit se zoti Teixeira kishte në banesë një arsenal armësh dhe një historik komentesh të dhunshme e shqetësuese.

Prokurorët kanë thënë gjithashtu se vite më parë ku ai ishte në shkollë të mesme, zoti Teixeira u pezullua, pasi një shok klase e kishte dëgjuar tek diskutonte për kokteje me molotov e armë të tjera, e hidhte kërcënime me bazë racore. Hetuesit thonë se zoti Teixeira ishte drejtues i një grupi privat online, i quajtur ‘Thug Shaker Central”, anëtarët e të cilit luanin në faqen sociale ‘Discord’. Ata bënin diskutime mbi llojet e preferuara të armëve, shpërndanin meme me përmbatje sarkastike si dhe diskutonin vazhdimisht mbi luftërat, mes tyre edhe agresionin rus në Ukrainë.

Dokumentet që rrodhën në mediat sociale, dyshohet se përmbanin detaje mbi ndihmën amerikane dhe të NATO-s për Ukrainën si dhe informacione të zbulimit amerikan në lidhje me vendet aleate. Disa prej dokumenteve që i takojnë periudhës shkurt-mars, tregojnë detaje të pozicioneve në fushëbetejë të trupave të Ukrainës dhe Rusisë, si dhe numrat e saktë të pajisjeve luftarake të shkatërruara në fushëbetejë, si dhe furnizimet e reja që do të merrte Ukraina nga aleatët e saj./VOA

jack teixeira

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj