LIVE UPDATES
Bota

Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do të mund të dëmtonin Trumpin

Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy persona që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.

23 Prill 2024, 22:20 Nga E. D
Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do
David Pecker

SHBA- David Pecker, ish-botues i tabloidit, National Enquirer, njëherësh dëshmitari i parë në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për blerje të heshtjes së një ylli të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë të martën se ai e ka përdorur tabloidin për t’i shtypur rrëfimet që kanë mundur të dëmtojnë fushatën e Trumpit.

Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy persona që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.

“Kur dikush garon për një pozitë publike sikurse kjo, është shumë e zakonshme që këto gra të thërrasin revista, sikurse National Enquirer, dhe të tentojnë të shesin rrëfimet e tyre”, ka thënë Pecker.

Ai ka thënë se vendimi për t’u varrosur këto histori, është rezultat i një takimi të vitit 2015, kur ai i ka thënë Trumpit se Enquirer do të publikonte lajme në të mirë të kandidatit miliarder, dhe do t’i mbante larg publikut rrëfimet që do të mund ta dëmtonin atë. Ai ka thënë t’i ketë treguar një redaktori për ta mbajtur sekret këtë marrëveshje.

Pecker ka thënë se Enquirer e ka paguar ish-modelen e revistës Playboy, Karen McDougal për historinë e saj për marrëdhënien seksuale me Trumpin më 2006 dhe 2007. Ai ka thënë se ka paguar për diçka të tillë, pasi Trump ka refuzuar të veprojë vetë.

“Ai më ka thënë që kurdo që bën diçka të tillë, herët a vonë merret vesh”, ka dëshmuar Pecker.

Kompania amë e Enquirerit, American Media, ka thënë më 2018 se ka paguar 150.000 për rrëfimin e ish-modeles. Trump e ka mohuar të ketë pasur aferë me McDougalin.

Ai ka treguar që tabloidi e ka paguar 30.000 dollarë edhe rojtarin e Kullës Trump, Dino Sajudin, i cili ka pretentuar se Trump e ka një fëmijë me një mirëmbajtëse të tij. Pecker ka thënë se historia në fund ka dalë të jetë e pavërtetë.

“E kam marrë vendimin për t’i blerë këto rrëfime për shkak të potencialit që kanë pasur për të turpëruar zotin Trump”, ka thënë ai.

Ai pritet të vazhdojë dëshminë të enjten. Prokurorët besojnë se veprimet e Peckerit i kanë ndihmuar Trumpit që t’i mashtrojë votuesit më 2016, në kohën kur kanë qarkulluar shumë akuza për sjellje të keqe seksuale të tij.

Ata e kanë akuzuar Trumpin për falsifikim të dokumenteve biznesore për të fshehur një pagesë prej 130.000 dollarëve amerikanë për të blerë heshtjen e yllit të pornografisë, Stormy Danieles, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin 10 vjet më parë.

Trump është deklaruar i pafajshëm, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se Trump nuk ka kryer asnjë krim, por vetëm e ka mbrojtur imazhin e tij.

Ky është vetëm një prej proceseve gjyqësore me të cilat përballet Trump para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat pritet të përballet sërish me presidentin aktual, demokratin Joe Biden. Nëse ai shpallet fajtor nuk do të thotë se i ndalohet gara për president, mirëpo diçka e tillë mund t’ia dëmtojë kandidimin./REL 

 

david pecker

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj