LIVE UPDATES
Bota

Punësim në rajon? Së paku në letër...

Kjo, së paku, u mundësohet në bazë të Marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe qarkullim të lirë në shtetet e rajonit, e cila u nënshkrua më 16 tetor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë.

18 Tetor 2023, 20:30 Nga I.A
Punësim në rajon? Së paku në letër...
Spital

KOSOVË- Infermierët, mamitë, farmacistët dhe kirurgët veterinarë, të cilët punojnë në Kosovë, do të kenë mundësi të punojnë edhe në pesë shtete të Ballkanit Perëndimor - Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi - me kushtet e njëjta që kanë kolegët e tyre atje.

Kjo, së paku, u mundësohet në bazë të Marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe qarkullim të lirë në shtetet e rajonit, e cila u nënshkrua më 16 tetor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë.

Marrëveshja u tha se ka synim inkurajimin e lëvizshmërisë së profesionistëve, për t’i përmbushur nevojat e tregut të punës dhe për ta rritur produktivitetin.

E nënshkruar nga përfaqësues të të gjashtë shteteve, marrëveshja nuk ka ndonjë periudhë të caktuar kohore.

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendësministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, konfirmon për REL-in se ajo “do t’u mundësojë qytetarëve të rajonit ta ushtrojnë profesionin e tyre të njohur në vendin amë në secilin nga vendet e rajonit me kushte të barabarta”.

Në negocimin e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kryetari i saj, Pleurat Sejdiu, thotë se personat që aftësohen në mjekësi, për shembull, në Kosovë, do të mund ta ushtrojnë profesionin e tyre në cilindo nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kushtet e barabarta, sipas tij, vlejnë edhe sa i përket kryerjes së procedurave deri te punësimi, edhe trajtimit në institucionin punëdhënës.

“Procedura burokratike - nëse zbatohet kjo marrëveshje - nuk do të ketë. Me muaj të tërë ka marrë kohë vetëm nostrifikimi i diplomës... kjo ka qenë procedura më e vështirë. Por, po ashtu, do të shuhet edhe kërkesa për licencim”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Aktualisht, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punësohen në Republikën e Kosovës - njësoj si kosovarët që kërkojnë punë në ndonjë vend të rajonit - janë të obliguar ta bëjnë nostrifikimin e diplomave, që nënkupton njohjen e validitetit të tyre.

Në Kosovë, aplikimi për këtë procedurë bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe ajo mund të zgjasë deri në katër muaj.  Pas nostrifikimit të diplomës, i interesuari duhet të bëjë kërkesë - në këtë rast në Ministrinë e Shëndetësisë - për licencimin e profesionit që ka.

Procedura e licencimit përcillet me një varg dokumentesh - nga certifikata e lindjes deri te leja e qëndrimit. Nëse përgjigjja është pozitive, licenca lëshohet për pesë vjet. Sejdiu thotë se kushte të ngjashme aplikohen në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, por se me marrëveshjen e re, ato do të plotësohen me automatizëm.

Në atë rast, profesionisti do të duhet vetëm të dëshmojë se ka qenë i angazhuar për së paku tre vjet radhazi në një institucion dhe se nuk e ka të ndaluar ta ushtrojë profesionin për shkak të ndonjë abuzimi profesional ose ndonjë vepre penale.

Nexhmije Gori, kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës, thotë se kjo odë e mirëpret marrëveshjen e re, pasi procedurat aktuale, siç thotë, janë kufizuese dhe marrin shumë kohë.

“Procedura e deritashme e nostrifikimit të diplomës është pengesë e madhe për lëvizshmërinë e profesionistëve shëndetësorë. Edhe licencimi i tyre ka, po ashtu, procedura burokratike”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Që të nisë së zbatuari, marrëveshja në fjalë duhet të ratifikohet fillimisht nga shtetet përkatëse.

Palët, pastaj, duhet të përgatisin ligje, rregullore dhe udhëzime administrative për të qenë në përputhje me marrëveshjen jo më vonë se 18 muaj pas hyrjes në fuqi të saj.

Marrëveshja krijon lehtësira në tregun e punës dhe kjo është praktikë e mirë, thotë njohësi i integrimeve evropiane në Kosovë, Shenoll Muharremi. Por, sipas tij, rrugës mund të paraqiten edhe sfida në zbatim.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina - dy vende që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës - mund të hezitojnë të pranojnë profesionistë nga Kosova, sipas tij.

“Ballkanasit nuk janë ata që i respektojnë strikt marrëveshjet - në rast se nuk dëshirojnë, ata nuk i zbatojnë. Sidomos shteti i Serbisë. E kemi parë që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, janë arritur dhjetëra marrëveshje dhe nuk janë zbatuar”, thotë Muharremi për Radion Evropa e Lirë.

Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë me letërnjoftime në Serbi, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina u kërkon vizë, pasi nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Muharremi dyshon se interesimi i profesionistëve për të kërkuar punë nga Kosova në shtetet e rajonit dhe anasjelltas do të jetë i madh, për shkak të, siç thotë, situatës përafërsisht të njëjtë ekonomike. “Nuk është sikurse tregu evropian me një ekonomi më të zhvilluar, funksionale dhe dinamike”, përfundon ai.

Marrë nga REL

klisman kadiu nexhmije gori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj