LIVE UPDATES
Bota

"Putin bën lojëra të ndyra!" Zelensky: Po ushtrojmë presion për këmbimin e të burgosurve

Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Evropa mund ta detyrojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të lëshojë pe.

9 Qershor 2025, 08:44 Nga M.B
"Putin bën lojëra të ndyra!" Zelensky: Po
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses.

“Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.

“Fatkeqësisht, listat e plota nga Rusia për këmbimin e mbi 1.000 njerëzve, siç ishte rënë dakord në Stamboll, ende nuk janë dorëzuar. Si zakonisht, pala ruse po përpiqet sërish t’i shndërrojë edhe çështjet e tilla në lojë të ndyrë politike dhe informacioni”, shtoi ai.

Nëse Kremlini “nuk i përmbahet marrëveshjeve, madje as për çështje humanitare, kjo do t’i vërë në pikëpyetje të madhe të gjitha përpjekjet ndërkombëtare - veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara – për bisedime dhe diplomaci”.

Ndërkohë, Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Evropa mund ta detyrojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të lëshojë pe.

“Pastaj, ata do ta ndalin luftën”, tha ai.

Të dielën, zyrtarët ukrainas hodhën poshtë akuzat e Rusisë se Kievi po e zvarriste këmbimin e të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë. Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, pretendoi se Ukraina kishte shtyrë papritur si shkëmbimin e të burgosurve, ashtu edhe pranimin e trupave të ushtarëve për kohë të pacaktuar.

Medinsky tha se Rusia tashmë i kishte dorëzuar Ukrainës një listë me 640 të burgosur - duke i dhënë përparësi të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe të rinjve - për ta nisur procesin e shkëmbimit. Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e Robërve të Luftës deklaroi se pretendimet e Rusisë nuk përputhen me realitetin apo marrëveshjet e mëparshme.

Sipas zyrtarëve ukrainas, megjithëse të dyja palët ishin pajtuar në parim për kthimin e trupave të rreth 12.000 ushtarëve të vdekur pas bisedimeve për paqe në Stamboll, nuk ishte caktuar asnjë datë specifike për këmbimin. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzoi Moskën se po bën përpjekje për t’i “rishkruar” marrëveshjet e arritura në Stamboll dhe për krijimin e “pengesave artificiale dhe deklaratave të rreme” për të shtyrë procesin.

Ministria paralajmëroi se nëse Rusia nuk i përmbush premtimet e veta, e vë në pikëpyetje besueshmërinë e ekipit negociator rus. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka kërkuar të dyja palëve ta përfundojnë luftën, e cila nisi në shkurt 2022. Kievi është pajtuar me thirrjen e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor. Moska ka kundërshtuar dhe ka thënë se së pari duhet të përmbushen disa kushte, të cilat janë të papranueshme për Ukrainën.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj