LIVE UPDATES
Bota

Putin e sheh me “optimizëm të kujdesshëm” planin e Trumpit, por Zelensky është skeptik ndaj motiveve të tij

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 14 mars se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar Trumpit një mesazh për propozimin e tij për armëpushim në Ukrainë, pasi ka zhvilluar bisedime gjatë natës në Moskë me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

14 Mars 2025, 12:56 Nga N.F

Putin e sheh me “optimizëm të kujdesshëm” planin e

RUSI- Kremlini tha se ka arsye për “optimizëm të kujdesshëm” për propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për një armëpushim 30-ditor, ndërkaq Ukraina ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Moskës lidhur me përfundimin e luftës, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 14 mars se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar Trumpit një mesazh për propozimin e tij për armëpushim në Ukrainë, pasi ka zhvilluar bisedime gjatë natës në Moskë me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

“Kur zoti Witkoff t’ia dërgojë të gjitha informacionet presidentit Trump, ne do të përcaktojmë kohën e bisedës [mes Trumpit dhe Putinit]. Ka arsye për të qenë optimistë të kujdesshëm”, tha Peskov.

Putin tha një ditë më herët se ai pajtohet në parim me propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, por shtoi se “ka disa nuanca” sikurse dërgesat e armëve perëndimore në Kiev, që ai dëshiron që t’i adresojë fillimisht.

Udhëheqësi rus po ashtu tha se çdo marrëveshje duhet të çojë në një paqe afatgjatë që do të adresonte arsyet “thelbësore” për luftën – me gjasë referencë për zgjerimin e NATO-s.

Në një video të publikuar në orët e vona të 13 marsit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vuri në pikëpyetje motivet e Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus ishte i gatshëm të refuzonte propozimin, por kishte frikë që këtë t’ia thoshte Trumpit.

“Prandaj, në Moskë idesë së armëpushimit po i imponohen këto kushte, që të mos ndodhë asgjë ose të mos ndodhë asgjë për një kohë sa më të gjatë”, tha Zelensky.

Putin po përballet me një dilemë pasi delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni janë pajtuar më herët gjatë javës në një takim në Arabinë Saudite për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Trumpi, duke e vendosur topin në fushën e Moskës.

Trump e cilësoi si “premtues”, por të pamjaftueshëm reagimin fillestar të Putinit lidhur me bisedimet e paqes, megjithëse udhëheqësi amerikan tha se shpreson që Rusia “do të bëjë gjënë e duhur” dhe të pajtohet për marrëveshje.

“Mendoj se rusët janë të interesuar që të mos shihen si pala e paepur, pasi kjo mund të çojë në pasoja nga Trumpi, sikurse janë sanksionet”, tha për Radion Evropa e Lirë, John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, institut me seli në Uashington.

Trump e ka bërë prioritet kryesor përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës që kur nisi mandatin e dytë presidencial në janar, po e përdor ndikimin e SHBA-së për të çuar drejt tavolinës së negociatave Kievin dhe Moskën. Më 13 mars, administrata amerikane rriti presionin ndaj Rusisë duke shtuar kufizimet ndaj sektorëve të naftës, gazit dhe sektorit bankar.

Putin tha po ashtu se disa pyetje janë të paadresuar në propozim, siç është çështja se çfarë të bëhet me ofensivën e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë ata do të largohen”, tha Putin. “A duhet t’i lirojmë ata [trupat ukrainase] pasi kryen krime kundër popullatës? Apo ata do të dorëzohen?”.

Ukraina mori zona të mëdha në Kursk pas një ofensive befasuese në gushtin e kaluar, ofensivë që u pa si përpjekje për të larguar forcat ruse nga lindja e Ukrainës dhe për ta përdorur territorin e kapur rus si kartë në ndonjë negociatë të paqes.

Kjo strategji tashmë po dështon pasi forcat ruse, të mbështetura nga trupat e Koresë së Veriut, po dëbojnë ukrainasit nga Kursku. Rusia ka rimarrë mbi gjysmën e territorit në Kursk që Ukraina kishte marrë fillimisht nën kontroll.

Në mesin e shqetësimeve që Putini ka shprehur për armëpushimin është nëse Ukraina do të përdorte periudhën 30-ditore për t’u mobilizuar dhe trajnuar forcat apo për t’u armatosur me ndihmën e Perëndimit. Ai po ashtu pyeti se si do të monitorohej fronti pothuajse 2.000 kilometra të gjatë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Putini me gjasë do të tentojë të zvarrisë bisedimet për arritjen e një armëpushimi, pasi forcat e tij aktualisht janë në avantazh në fushëbetejë. Përveç përparimeve në Kursk, Rusia po ashtu ka marrë territor edhe në lindje të Ukrainës.

Rusia synon të marrë nën kontroll në tërësi të paktën katër rajonet ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson. Një armëpushim në këtë kohë do ta pamundësonte arritjen e këtij qëllimi.

“Një mënyrë që rusët mund ta ngadalësojnë këtë proces, pa thënë menjëherë ‘jo’, është që të zvarrisin diskutimet teknike mbi monitorimin” e armëpushimit tha Hardie.

“Kjo gjithashtu mund t'u japë atyre mundësi që të përpiqen t’ia lënë fajin Ukrainës, duke insistuar në çështje të caktuara teknike që Ukraina mund të konsiderojë të papranueshme”, shtoi ai./ REL

kremlin shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj