LIVE UPDATES
Bota

"Qeli me qira", marrëveshja Danimarkë-Kosovë, shqetësime për respektimin e të drejtave të të burgosurve

Me një kuti veglash në dorë, një i burgosur në dukje i ri në moshë, niset nga objekti ku gjendet qelia e tij tek objekti ngjitur brenda Qendrës së Paraburgimit në rajonin e Gjilanit.

4 Qershor 2024, 15:57 Nga M.B
"Qeli me qira", marrëveshja Danimarkë-Kosovë,
Qendra e Paraburgimit në Gjilan (pamje e marrë nga droni).

KOSOVA- Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet, në shkëmbim të mbi 200 milionë eurove, ka ngritur shqetësime se mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut për të burgosurit që vijnë nga Danimarka, por edhe për të burgosurit brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.

Me një kuti veglash në dorë, një i burgosur në dukje i ri në moshë, niset nga objekti ku gjendet qelia e tij tek objekti ngjitur brenda Qendrës së Paraburgimit në rajonin e Gjilanit. I përcjellë nga një zyrtar policor dhe i veshur me një jelek ngjyrë portokalli, ky burrë çon kokën vetëm për të përshëndetur pjesën tjetër të zyrtarëve që ruajnë hapësirat e qendrës ku ai vuan dënimin.

Brenda burgut, ky burrë, herë pas here, punon si mjeshtër nëse ka prishje të sistemeve hidraulike. Ai është një nga 28 të dënuarit që ndajnë këtë hapësirë së bashku me rreth 200 persona të paraburgosur, që presin verdiktin nga gjykata lidhur me fajësinë e tyre.

Ata nuk dëshirojnë të flasin për media - disa nga kufizimet ligjore e disa nga hezitimi. Ky burg, në pjesën lindore të Kosovës, i hapur në vitin 2016, nuk është qendër korrektuese, andaj të dënuarit që gjenden aty, janë në numër të vogël dhe me arsye specifike.

“(Ata kryejnë) punë të ndryshme, por edhe për çështje humanitare. Për shkak të largësisë nga familja, kur afrohen në përfundim të dënimit, vijnë edhe në qendrën tonë, por numri është i limituar”, thotë Sami Halitaj, drejtor i Qendrës së Paraburgimit.

Në kohën e tyre të lirë, një i burgosur tjetër është angazhuar në pastrimin e hapësirave përreth. Të gjithë paguhen për punën që bëjnë – rreth një euro në ditë. Hapësirat e këtij burgu që gjendet në fshatin Pasjak, nuk do të jenë edhe për shumë gjatë vendqëndrim i këtyre të burgosurve, kryesisht kosovarë.

Përmes një marrëveshjeje të ratifikuar në Kuvend më 23 maj, Mbretëria e Danimarkës do të marrë në shfrytëzim këtë burg për të sjellë rreth 300 të dënuar nga ky vend. Në nënshkrimin fillestar të marrëveshjes ndërmjet ministrave të Drejtësisë së dy vendeve, më 2022, zyrtarët danezë thanë se kjo po bëhet për t’i liruar hapësirat e mbushura të burgjeve në Danimarkë. Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, la të kuptohej se të burgosurit që do të vijnë në Kosovë, do të jenë shtetas të Danimarkës apo vendeve të Bashkimit Evropian.

"Me këtë marrëveshje, Danimarka dërgon gjithashtu një sinjal të qartë për të huajt nga vendet e palëve të treta që janë dënuar me dëbim. E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë dhe për këtë arsye nuk do ta kryeni dënimin tuaj këtu", tha Haekkerup më 23 maj, sipas agjencisë Associated Press.

Për marrëveshjen që do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh, nuk dihen shumë detaje. Ministria e Drejtësisë i tha Radios Evropa e Lirë se faza e parë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje është adaptimi i hapësirave të burgut “sipas kërkesave të Mbretërisë së Danimarkës”.

Kjo fazë pritet të zgjasë deri në dy vjet, për të nisur më vonë transferimi i të burgosurve. Danimarka u zotua se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Në anën tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka treguar se ku dhe si do të sistemohen të burgosurit që veçse gjenden në burgun e Gjilanit. Mungesa e informacioneve mbi këtë marrëveshje e ka shqetësuar shoqërinë civile në Kosovë.

“Ne kemi vërejtur që vitet e fundit ka munguar një debat publik mbi këtë marrëveshje, as Kuvendi i Kosovës nuk është që ka debatuar mbi të”, thotë Mehmet Musaj nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Kjo organizatë që monitoron burgjet e Kosovës thotë se kanë shqetësime për shkak të implikimeve që kjo marrëveshje mund të ketë në uljen e kualitetit të jetesës së të burgosurve brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.

“Sistemi korrektues i Kosovës për vite me radhë ka ndërtuar një sistem solid të menaxhimit të të drejtave për personat e privuar nga liria. Tani, zhvendosja e të paraburgosurve nga Gjilani mund ta ulë këtë standard. Mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në mbipopullim”, thotë Musaj.

Sipas të dhënave të SHKK-së, në të gjithë burgjet e Kosovës, aktualisht janë rreth 1.800 të burgosur dhe afër 1.100 “shtretër të lirë”. Të dhëna të sakta për shpërndarjen e të burgosurve nëpër qendra korrektuese dhe të paraburgimit, nuk dihen.

SHKK-ja e as Ministria e Drejtësisë nuk i kanë komentuar shqetësimet e ngritura mbi shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut me këtë marrëveshje, veçse Qeveria e ka konsideruar marrëveshje me përfitim.

“Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, kishte shkruar ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, në Facebook më 23 maj.

Një shqetësim tjetër i QKRMT-së ishte edhe largimi potencial i të burgosurve që vijnë nga rajoni i Gjilanit nga familjet e tyre duke i vështirësuar vizitat familjare.

"Një shqetësim tjetër i yni ka të bëjë edhe me stafin lokal. Nga ajo që neve na është thënë që aktualisht derisa të jetë i gatshëm burgu i Gjilanit, stafi lokal do të punojë në qendra tjera dhe kjo do të jetë një ngarkesë edhe për ta, sepse janë staf lokal duhet të udhëtojnë çdo ditë", thotë Musaj për Radion Evropa e Lirë.

“Mos të harrojmë që kjo gjithmonë ka një fazë transitore. Ne po flasim për investime potenciale, ato investime mund të zgjasin me vjet, mirëpo për neve shqetësuese janë të drejtat e të burgosurve, në baza ditore”, thekson Musaj.

Një pjesë e madhe prej shumës së mbi 200 milionë eurove që Kosova përfiton nga kjo marrëveshje, siç është thënë, do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe pjesa tjetër në energji të ripërtërishme. Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë. Therese Rytter, drejtoreshë për parandalim dhe përgjegjësi brenda organizatës Dignity, në Danimarkë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë qenë kritikë për marrëveshjen që nga fillimi.

“Traktati vjen me disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe juridiksionin. Nuk ka shembuj në histori që marrëveshje të tilla të kenë pasur sukses në një mënyrë që siguron respektimin e plotë të detyrimeve të të drejtave të njeriut të shtetit dërgues”, thotë Rytter.

Sipas saj, organizata që monitoron sistemin korrektues danez, ka disa shqetësime për mënyrën se si do të trajtohen të burgosurit në Kosovë dhe për faktin se ata do të kenë qasje të kufizuar për ta monitoruar këtë qendër pa paralajmërim.

“Së pari, ekziston rreziku që të burgosurit e transferuar t'i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor ose poshtërues”, thotë ajo, duke cituar një raport ndërkombëtar për raste të dhunës brenda burgjeve të Kosovës.

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës brenda Këshillit të Evropës në një raport të vitit 2021 kishte përmendur ankesa të të burgosurve për trajtim të keq në një burg të sigurisë së lartë në Kosovë. Dyshime të rasteve të keqtrajtimit të të burgosurve janë përmendur edhe në raporte të organizatave lokale sikurse QKRMT-ja. Sipas asaj që është bërë e ditur, qendra në Gjilan do të udhëhiqet nga stafi danez dhe kosovar, me një strukturë ende të paqartë. Organizata Dignity shqetësohet edhe për vizitat familjare të të burgosurve.

“Të burgosurit (në Danimarkë) kanë të drejtë për një vizitë javore. Ky është gjithashtu një standard evropian i vendosur. Megjithatë, kur të burgosurit transferohen nga Danimarka në një burg 2000 kilometra larg, do të bëhet e pamundur të sigurohet që të burgosurit e transferuar ta gëzojnë këtë të drejtë”, thotë Rytter.

Rytter shton tutje se legjislacioni danez në lidhje me kujdesin shëndetësor në burg, nuk do të aplikohet domosdo në Kosovë.

“Prandaj, ne jemi të shqetësuar nëse burgu i Kosovës do të jetë në gjendje të ofrojë kujdesin e duhur shëndetësor për të burgosurit”, thotë ajo.

Edhe Marta Hurtado, zëdhënëse e Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë shqetësime lidhur me këtë marrëveshje ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës.

“Në vlerësimin që është bërë më 23 dhjetor 2023, Komiteti Kundër Torturës i kërkoi Danimarkës të përmbahet nga marrja me qira e objekteve të paraburgimit jashtë territorit të saj dhe të sigurojë që individët e privuar nga liria të mos diskriminohen në bazë të kombësisë dhe statusit familjar”, thotë Hurtado.

Të dyja organizatat e monitorimit të burgjeve, në Kosovë dhe Danimarkë, thonë se marrin për bazë shembuj të mëparshëm të marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve të tjera dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që buruan nga to. Organizata Dignity, përmend marrëveshjen rreth vitit 2015 që Norvegjia të dërgojë të burgosur në Holandë.

“Avokati Popullit i Norvegjisë, i cili ishte i mandatuar të kryente mbikëqyrje të pavarur të të burgosurve të transferuar, arriti në përfundimin se Norvegjia nuk do të ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e saj për të drejtat e njeriut sipas Traktatit në fjalë”, shpjegon Dignity.

Edhe Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, kishte nënvizuar më parë se “burgosja jashtëterritoriale (transferimi i të burgosurve) shpesh ka çuar në shkelje të të drejtave të njeriut si privimi arbitrar dhe i paligjshëm i lirisë, tortura dhe forma të tjera keqtrajtimi”./ REL

kosova danimarka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj