Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Parandalimi i humbjeve të ujit në rrjet është bërë përparësi për shumë qytete, pasi Evropa përballet me mungesa në rritje të ujit.
FRANCË- Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimin e rrjedhjeve në sistemin e furnizimit me ujë, një problem serioz dhe me kosto të lartë për kompanitë e menaxhimit të ujit dhe klientët e tyre. Aftësia e qenve për të nuhatur klorin i lejon ata të gjejnë rrjedhjet shpejt dhe në mënyrë efektive.
Një tjetër rrjedhje e zbuluar dhe regjistruar nga Nathalie Delon dhe qeni i saj nuhatës nga njësia “K9-Kyroc-Team”. Parandalimi i humbjeve të ujit në rrjet është bërë përparësi për shumë qytete, pasi Evropa përballet me mungesa në rritje të ujit.
Në Francë, 20% e ujit të pijshëm humbet para se të arrijë tek përdoruesit, thotë Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Për këtë arsye kompanitë e menaxhimit të ujit si Veolia po krijojnë patrulla me qenë nuhatës. Njësia e saj e qenve ka zbuluar 1,500 rrjedhje në rrjetet e sistemit të furnizimit me ujë që nga viti 2019.
"Këta janë qenë me aftësi të mira nuhatjeje dhe me shqisa nuhatjeje mjaft të zhvilluara", thotë Nathalie Delon.
Zyrtarët thonë se qentë përdoren më shumë sepse kanë një histori të mirë të zbulimit të drogës.
François Bourdeau, një anëtar tjetër i ekipit “K9-Kyroc-Team” thotë se patrullimet kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë rritur interesin në vende të tjera.
"Rezultatet ishin pozitive si në veri ashtu edhe në jug të Francës. Më shumë se 90% e rrjedhjeve të gjetura ishin të suksesshme. Më pas filluam të zhvillojmë konceptin e përdorimit të tyre në të gjithë Francën. Shkuam në Marok dhe Belgjikë. Unë shkova në Kili verën e kaluar dhe që nga fillimi i kësaj praktike, numri i qenve është rritur për shkak të rritjes së nevojave për këtë punë", thotë François Bourdeau.
David Maisonneuve, kreu i departamentit teknik në Veolia thotë se zbulimi i rrjedhjeve të ujit në disa raste është një proces i vështirë.
"Ka disa zona që janë shumë të ndërlikuara, ku procesi i gjetjes së rrjedhjeve të ujit është më i ndërlikuar. Duke marrë parasysh se qentë mund të zbulojnë shumë gjëra, si drogën dhe eksplozivët, menduam se ndoshta klori, që përdoret si dezinfektues në ujë, mund të zbulohej nga qentë”, thotë ai.
Por, Juliane Kaminski, profesore e psikologjisë në Universitetin e Portsmouth thotë se përdorimi i qenve mund të ketë kufizime për shkak të lodhjes së tyre fizike dhe nevojës për trajtim të mirë të tyre.
"Aktiviteti nuhatës është rraskapitës për qentë, kështu që ata nuk mund të nuhasin pa pushim për më shumë se 20 minuta. Ata kanë nevojë për pushim. Pas gjashtë deri tetë viteve ata mund të tërhiqen nga kjo punë, sepse është rraskapitëse dhe kërkon shumë energji dhe motivim”, shpjegon ajo./VOA
jean noel barrot FRANCË- Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ka deklaruar sot se do të ishte e paimagjinueshme që Rusia t'...
foto ilustruese UKRAINË- Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmij&eum...
donald trump, jd vance SHBA- Njihuni me "Hillbilly" Vance. "Hillbilly"(term që përdorej për amerikanët që vinin nga zona...
witkoff, waltz SHBA- I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për n&eum...
pamje nga mynih MYNIH- Përfaqësues të Bashkimit Europian theksuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih se anëtarë...
miniere ne ukraine SHBA- Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një fur...
marco rubio SHBA- Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet e Arabisë Saudit...
foto ilustruese MYNIH- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga aleatët e tyre evropianë se çfarë do t'u ...
marco rubio, benjamin netanyahu JERUZALEM- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbështetur plotësisht objektivat e luftës të I...
putin, trump RUSI- Kremlini ka komentuar telefonatën mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në fillim...