LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Qëndrimet e republikanëve dhe demokratëve për votimin përmes postës

Votuesit amerikanë po tregojnë një entuziazëm “mesatar” për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të zhvilluar së fundmi nga organizata Gallup.

17 Maj 2024, 21:53 Nga E. D
Zgjedhjet në SHBA/ Qëndrimet e republikanëve dhe demokratëve
foto ilustruese

SHBA- Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, përfshirë votimin me postë. Shumë demokratë kanë përqafuar votimin me postë dhe tani, sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, edhe drejtuesit e Partisë Republikane, përfshirë ish Presidentin Donald Trump, po nxisin përkrahësit e tyre t’i shfrytëzojnë të gjitha format e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Votuesit amerikanë po tregojnë një entuziazëm “mesatar” për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të zhvilluar së fundmi nga organizata Gallup. Por, e drejta për të votuar, sipas banorëve me të drejtë vote, me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, është një e drejtë që nuk duhet të trajtohet si e mirëqenë.

“Votimi është mënyra më thelbësore që të të dëgjohet zëri”, thotë studentja Pilar Kelly nga Universiteti Duke.

Një votuese republikane thotë se njerëzit duhet të votojnë për çështjet që ndihmojnë zhvillimin e shtetit.

“Duhet të votojmë për gjërat që e dimë që i ndihmojnë vendit tonë”, thotë votuesja Jenny Wilson.

Votuesit amerikanë mund të votojnë fizikisht në Ditën e Zgjedhjeve, ose paraprakisht në vendvotime të posaçme.

Ata mund të votojnë edhe përmes postës.

Sipas zotit Will Adler nga Qendra për Politika Ndërpartiake të gjitha shtetet mundësojnë një lloj forme të votimit me postë.

“Dallimi i vetëm është se çfarë justifikimi kërkohet, për shembull, një votues që mund të jetë duke udhëtuar jashtë vendit, apo që mund të jetë larg qendrës së tij të votimit në ditën e zgjedhjeve”, thotë ai.

Në shtetet që mundësojnë votimit me postë, votuesit e regjistruar i marrin fletëvotimet në mënyrë automatike para ditës së zgjedhjeve.

Masat e ndërmarra gjatë pandemisë COVID-19, siç ishte ajo e mbajtjes së distancës fizike, shtuan numrin e votuesve që votuan përmes postës.

Shumë demokratë dhe republikanë e përqafuan këtë mënyrë votimi gjatë zgjedhjeve të viteve 2020 dhe 2022, sipas anketave të Institutit hulumtues Pew.

Mesazhi i Presidentit Biden për votimin me postë mbetet i njëjti.

“Votimi me postë është i sigurt dhe mënyra më e përshtatshme për t’u siguruar që njerëzit do të votojnë”, thoshte Presidenti Biden në janar të vitit 2022.

Paraardhësi i zotit Biden, ish Presidenti Trump, i cili sërish po garon në zgjedhjet presidenciale, vazhdimisht ka shprehur shqetësim që të votuarit me postë mund të çojë në vjedhje votash.

“Votimi me postë vetëm për ata që nuk janë në gjendje ta hedhin votën fizikisht, është i mirë. Votimi me postë për të gjithë, është shumë, shumë i dëmshëm. Nuk ka mundësi që të sigurohet saktësia e këtij procesi”, thoshte Presidenti Trump në gusht të vitit 2020.

Por që nga viti 2023, disa zyrtarë republikanë kanë theksuar nevojën që elektorati i tyre të shfrytëzojë të gjitha format e votimit.

Edhe zoti Trump është treguar i hapur për këtë mundësi.

Më 9 maj, në platformën e tij Truth Social, zoti Trump theksoi se “votimi me postë, votimi i hershëm dhe votimi në ditën e zgjedhjeve, të gjitha janë opsione të mira.”

Grupet që po përpiqen të mobilizojnë votuesit republikanë thonë se duan të përmbysin avantazhin që demokratët kanë krijuar me votimin me postë.

“Sa më shumë banorë që mund t’i nxisim të votojnë përmes votimit të hershëm, atij në mungesë, apo votimit me postë, aq më mirë do të jetë për ne", thotë zyrtari zgjedhor republikan, Max Docksey.

Zyrtarë nga Komisioni për Çështje Ligjore në shtabin elektoral të Partisë Demokratike i thanë Zërit të Amerikës përmes një deklarate se dyshojnë që votuesit republikanë do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Komisioni gjithashtu paralajmëroi se republikanët në nivel shteti po shqyrtojnë një ligj që do të bllokonte votat e dërguara me postë që kanë gabime të vogla.

Ekspertët thonë se nuk është lehtë të parashikohet se si votimi me postë do të ndikojë në rezultatin zgjedhor këtë vit.

“Sikur të lehtësoheshin procedurat për votimin me postë, kjo mënyrë do ta shtonte pjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk është e qartë nëse do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në rezultat, ngaqë edhe republikanët duan të votojnë dhe do të gjejnë mënyra për të votuar”, thotë profesori Michael McDonald nga Universiteti i Floridës.

Profesori McDonald thotë se është i bindur që masat mbrojtëse të ndërmarra do të zvogëlojnë gjasat historikisht të vogla për mashtrim me vota në zgjedhjet presidenciale./VOA

shba votimi permes postes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj