Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kontratës qeverisëse, kuota vjetore për leje pune për qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet – nga 50.000 që u vendos vitin e kaluar, në 25.000
BERLIN- Në Gjermani është arritur një marrëveshje e re për formimin e qeverisë së ardhshme, nën drejtimin e kancelarit të pritshëm Friedrich Merz (CDU). Në qendër të kësaj marrëveshjeje janë politikat e reja të migracionit, kufizimi i ndjeshëm i Rregullores së Ballkanit Perëndimor dhe ndryshimet në ligjin për shtetësinë.
Sipas kontratës qeverisëse, kuota vjetore për leje pune për qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet – nga 50.000që u vendos vitin e kaluar, në 25.000. Kjo prek drejtpërdrejt qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Ekspertët argumentojnë se sistemi i migracionit duhet të bazohet më shumë në kualifikime profesionale sesa në origjinën gjeografike.
Migracioni: Kontrolle dhe kthime
Po ashtu, do të ashpërsohen rregullat për marrjen e shtetësisë gjermane: në të ardhmen, ajo nuk do të mund të merret më pas tre vitesh qëndrimi, por vetëm pas pesë vitesh. Masat përfshijnë gjithashtu ndalimin e bashkimeve familjare për disa kategori refugjatësh dhe përfundimin e pranimeve vullnetare, përfshirë për ata nga Afganistani.
Kancelari i ardhshëm Friedrich Merz e përshkroi marrëveshjen si një “sinjal të fortë për Evropën”, duke shtuar se “Gjermania është në rrugën e duhur”, se “Evropa mund të mbështetet te Gjermania”, dhe – në drejtim të presidentit amerikan Donald Trump – se Gjermania do të përmbushë detyrimet në fushën e mbrojtjes dhe do të rrisë konkurrueshmërinë e saj.
Përtej migracionit, marrëveshja parashikon masa për të ringjallur ekonominë gjermane pas tre vitesh recesion: ulje taksash për sipërmarrjet, përjashtim nga tatimi i orëve shtesë të punës dhe më shumë fleksibilitet për pensionistët që duan të punojnë.
Ndërkohë, Ballkani Perëndimor mbetet në axhendën ndërkombëtare të Berlinit. Procesi i Berlinit do të vijojë si platformë për mbështetjen e vendeve të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian./DW
foto nga vendngjarja REPUBLIKA DOMENIKANE- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Do...
Foto ilustruese OMAN- Irani ka njoftuar sot se bisedime mbi programin bërthamor të vendit që po përparon me shpejtësi janë zh...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Në kuadër të hetimeve për tragjedinë në Koçan, ku humbën jet&e...
Dezinfektimi EUROPA- Autoritetet në disa vende në Evropën Qendrore po punojnë për të frenuar një shpërthim të ...
Bill Gates, themelues i Microsoft SHBA- Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të sh...
foto ilustruese RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar...
foto iluistruese SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë ...
Milorad Dodik SERBI- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsër...
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në pë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Tru...