LIVE UPDATES
Bota

Çështja e dinarit/ Bislimi: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin, por nuk do të marr pjesë

Ai e bëri këtë paralajmërim gjatë një debati të organizuar nga Qendra për Dialog Humanitar rreth zhvillimit ekonomik për serbët në Kosovë.

21 Shkurt 2024, 19:55 Nga N.F
Çështja e dinarit/ Bislimi: Kam ftesë nga Brukseli për
Foto ilustruese

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se qeveria është duke hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë te qytetarët e komunitetit serb zbatimi i rregullores që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në para të gatshme. Ai e bëri këtë paralajmërim gjatë një debati të organizuar nga Qendra për Dialog Humanitar rreth zhvillimit ekonomik për serbët në Kosovë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. Banka Qendrore ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash me të cilat synon ta zbusë këtë ndikim e në ditët në vijim edhe qeveria e Republikës së Kosovës do të dalë me një listë prej dhjetë masave me të cilat ne do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Diplomacia perëndimore kritikoi rreptë qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit, i cili nxiti reagimin e Beogradit që akuzoi qeverinë e Kosovës se po kërcënon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi sot se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk është i drejtuar kundër asnjë komuniteti, por synon vetëm rritjen e sigurisë së sistemit bankar dhe atij të pagesave në vend. Ai njoftoi se ka një kërkesë nga Brukseli që javën e ardhshme të mbahet një takim për të diskutuar rreth zhvillimeve që lidhen me zbatimin e këtij vendimi.

“Por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do të shohim se kush mund të shkojë që të bisedojë për dinarin, por që nuk do të jetë dikush nga ekipi i kryenegociatorit”, tha ai ndërsa akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se në këtë ftesë i ka shkelur parimet e vendosura nga vet ai.

“Është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim paraprak me palët dhe është munduar edhe ta përcaktojë agjendën përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 se asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, tha ai.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë e Kosovës, se me zbatimin e këtij vendimi po rrezikon marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi kërkuar tash e sa kohë, në kohën kur Kosova vazhdon të jetë nën sanksione, në kohën kur Kosova më shumë se kurrë po i cenon çdo ditë e më shumë aleancat me partnerët e saj, vetëm të ketë koordinim dhe qartësi në rrugëtimin tonë euroatlantik”, tha Blerta Deliu Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk është problemi që janë rrezikuar, problemi është që marrëdhëniet e Kosovës me Unionin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më keq. Kjo është një temë që dihet, Kosova është nën sanksione përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e trajtojnë Kosovën jo si partnere si përpara por si palë e diskutimeve”, tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore ishte pjesë e diskutimeve që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot gjatë një takimi me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, ambasadorët e Francës dhe Italisë, si dhe zëvendës ambasadorin e Gjermanisë. Në një njoftim të zyrës së saj presidentja Osmani citohet të ketë thënë se ndonëse vendimi është kushtetues, suksesi në zbatimin e tij është i lidhur edhe me shkallën e bashkëpunimit me aleatët që kanë qenë gjithnjë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës.

Marrë nga VOA

kosova dinar bislimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj