LIVE UPDATES
Bota

Qeveria gjermane miraton planin për liberalizimin e rregullave të përdorimit të kanabisit

16 Gusht 2023, 22:52 Nga I.A
Qeveria gjermane miraton planin për liberalizimin e rregullave të
proteste

GJERMANI- Qeveria e Gjermanisë miratoi të mërkurën një plan për liberalizimin e rregullave për përdorimin e kanabisit, duke i hapur udhë mundësisë që vendi anëtari Bashkimit Europian, me popullsinë më të madhe, të dekriminalizojë zotërimin e një sasie të caktuar të kësaj substance dhe të lejojë anëtarët e "klubeve të kanabisit" ta blejnë atë për qëllime argëtimi.

Projektligji, është hapi i parë i një plani me dy pjesë dhe duhet të miratohet në Parlamenti. Por miratimi nga qeveria, është pjesë e një projekti reformues të koalicionit të socialdemokratëve të qendrës së majtë të drejtuar nga kancelari Olaf Scholz, edhe pse larg synimit fillestar të tij. Projekligji, që qeveria shpreson të nisë të zbatohet deri në fund të këtij viti, parashikon që të jetë e ligjshme mbajtja e një sasie kanabisi deri në 25 gramë dhe lejimi i qytetarëve që të rrisin vetë deri në 3 rrënjë kanabis.

Banorët e Gjermanisë që janë mbi 18 vjeç, do të lejohen të jenë pjesë e “klubeve të kanabisit”, klube me një numër prej maksimumi 500 anëtarë. Klubi do të lejohet të kultivojë kanabisin me qëllim përdorimin personal nga anëtarët e tij. Individët do të lejohet të që blejnë deri në 25 gramë kanabis në ditë, ose maksimumi 50 gramë në muaj, kjo shifër zbret në 30 gramë për individët nën 21 vjeç. Nuk do të jelohet anëtarësia në më shumë se një klub kanabisi.

Projektligji parashikon se shpenzimet e klubeve do të mbulohen nga tarifat e anëtarësimit, të cilat do të variojnë në bazë të sasisë së kanabisit që përdor një anëtar. Qeveria planifikon ndalimin e reklamimit ose sponsorizimit të klubeve dhe konsumi i tij do të lejohet në një distance prej 200 metrash nga shkollat, këndet e lojërave dhe objektet sportive, ose godinave pranë klubit të kanabisit. Zyrtarët vendas shpresojnë se plani do të ndihmojë në mbrojtjen e konsumatorëve ndaj produkteve të kontaminuara dhe në uljen e krimit të lidhur me drogën. Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha se ai pret që falë këtij mekanizmi "çmimi të jetë shumë konkurrues", "çka do të çonte në një zmbrapsje të tregut të zi ".

Aktualisht, "kemi rritje të konsumit, konsum problematik," u tha ministri Lauterbach gazetarëve. "Thjesht nuk mund të vazhdohet kështu." Opozita e qendrës së djathtë argumenton se qeveria po ecën përpara me legalizimin e një droge të rrezikshme pavarësisht pengesave ligjore evropiane dhe opinionit të ekspertëve. Një organizatë që përfaqëson gjyqtarët gjermanë thotë se ka të ngjarë që plani të rrisë, në vend që të ulë, barrën në sistemin gjyqësor dhe madje mund të rrisë kërkesën për kanabis në tregun e zi. Edhe disa prej atyre që mbrojnë përdorimin e kanabisit nuk janë të kënaqur me planin.

“Ministria e Shëndetësisë po bën mbi rregullim. Po përballemi me një stigmatizim të vazhdueshëm ndaj përdoruesve të kanabisit dhe një kuadër të ngushtë rregullator, që thjesht e bën të pamundur punën për shumë e shumë [klubesh kanabisi]”, tha Oliver Waack-Jürgensen. i cili drejton "klubin social të kanabisit" me qendër në Berlin, i themeluar vitin e kaluar. Ai është gjithashtu anëtar bordi i një shoqate kombëtare që përfaqëson klube të tilla. Ministri Lauterbach hodhi poshtë kundërshtimet.

“Fakti që po sulmohet nga të dyja palët është një shenjë e mirë”, tha ministri. Ai shtoi se "miratimi i më shumë lehtësirave, si për shembull në Holandë apo disa shtete amerikane, do të kishte çuar në rritjen e konsumit".
Ligji do të shoqërohet me një fushatë që synon të sensibilizojë të rinjtë ndaj rreziqeve të konsumimit të kanabisit.

Plani, është shumë larg variantit origjinal të vitit të kaluar, i cili parashikonte lejimin e shitjes së kanabisit për të rriturit në të gjithë vendin, në pika të licencuara. Plani u rishikua pas bisedimeve me komisionin ekzekutiv të Bashkimit Europian. Në vende të tjera në Evropë, rregullat mbi kanabisin janë të ndryshme. Holanda ndërthur dekriminalizimin me pak rregullim të tregut. Autoritetet holandeze tolerojnë shitjen dhe konsumimin e sasive të vogla të substancës në të ashtuquajturat kafene, por prodhimi dhe shitja e sasive të mëdha të kanabisit, të nevojshme për të mbajtur kafenetë të furnizuara, mbetet e paligjshme.

Në Zvicër, vitin e kaluar, autoritetet i hapën udhë një projekti pilot që u lejon disa qindra njerëz në Bazel ta blejnë kanabisin në farmaci, për qëllime rekreative. Qeveria çeke ka punuar për një plan të ngjashëm me atë të Gjermanisë për të lejuar shitjen dhe përdorimin për qëlllime argëtimit të kanabisit, por ende nuk është finalizuar.
Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, propozoi legalizimin e kësaj substance, por parlamenti e hodhi poshtë këtë nismë. Franca nuk ka në plan të liberalizojë rregullat e saj të forta mbi përdorimin e kanabisit.

Marrë nga VOA

qeveria gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj