LIVE UPDATES
Bota

Qindra të dënuar mbi sulmin ndaj Kapitolit, VOA: Ende mister vendosja e bombave para trazirave

Në gjykatën federale të Uashingtonit vazhdojnë të zhvillohen gjyqe, e seanca dëgjimore gjatë të cilave të akuzuarit pranojnë fajin ose jepen dënimet ndaj tyre, në kuadrin e procesit që është shndërruar në hetimin më të madh penal në historinë amerikane. Por, kërkimet për të dyshuarit nuk kanë mbaruar.

5 Janar 2024, 16:25 Nga a.l
Qindra të dënuar mbi sulmin ndaj Kapitolit, VOA: Ende mister vendosja
Foto ilustruese

SHBA- Anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë, ish-punonjës policie, një kampion i Lojërave Olimpike në not, si dhe marinsa në shërbim ushtarak aktiv, janë disa nga qindra personat e dënuar në kuadrin e proceseve masive gjyqësore, lidhur me trazirat e 6 janarit 2021. Sulmi tre vite më parë ndaj Kapitolit, u transmetua drejtpërdrejtë në televizor.

Në gjykatën federale të Uashingtonit vazhdojnë të zhvillohen gjyqe, e seanca dëgjimore gjatë të cilave të akuzuarit pranojnë fajin ose jepen dënimet ndaj tyre, në kuadrin e procesit që është shndërruar në hetimin më të madh penal në historinë amerikane. Por, kërkimet për të dyshuarit nuk kanë mbaruar.

“Nuk mund të zëvendësojmë votat dhe debatin, me dhunën dhe frikësimin”, u tha gazetarëve të enjten Matthew Graves, prokuror për Distriktin e Kolumbias.

Autoritetet vazhdojnë të punojnë për të identifikuar mbi 80 persona për akte dhune në Kapitol dhe për të zbuluar se kush vendosi bombat tek zyrat qendrore të komiteteve republikane dhe demokrate, ditën përpara sulmit. Autoritetet vazhdojnë të bëjnë arrestime, megjithëse ndërkohë po lirohen disa prej të dënuarve për 6 janarin, të cilët mund të kenë përfunduar periudhën e vuajtjes së dënimit.

Proceset gjyqësore po zhvillohen në të njëjtën godinë gjykate ku ish-Presidenti Donald Trump pritet të gjykohet në mars për akuzën se komplotoi për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Në vazhdim një pasqyrë e çështjeve hetimore dhe gjyqësore për 6 janarin.

SIPAS SHIFRAVE

Mbi 1,230 persona janë akuzuar për vepra penale federale në lidhje me trazirat, që nga shkelje të vogla si hyrja e paautorizuar dhe deri për sulme ndaj punonjësve të policisë dhe komplot për rebelim. Sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’, rreth 730 persona kanë pranuar fajësinë, ndërsa rreth 170 të tjerë janë dënuar për të paktën një akuzë në proces gjyqësor.

Vetëm dy nga të akuzuarit janë shpallur te pafajshëm për të gjitha akuzat, nga një gjykatës në proces gjyqësor pa juri gjyqësore.

Rreth 750 persona janë dënuar, me gati dy të tretat prej tyre që po vuajnë tashmë dënimin në burg. Dënimet e dhëna variojnë nga heqja e përkohshme e lirisë dhe deri me 22 vite burgim. Dënimi më i gjatë iu dha Enrique Tarrios, ish-kryetari i grupit “Proud Boys”, i cili u gjet fajtor për konspiracion për rebelim, që prokurorët e cilësuan si një komplot për të ndalur transferimin e pushtetit nga ish-Presidenti republikan Trump tek Presidenti demokrat Biden.

Shumë prej tyre kanë dalë tashmë nga burgu pas vuajtjes së dënimit, ndër ta edhe disa që u angazhuan në akte dhune. Scott Fairlamb nga Nju Xhersi, i cili goditi me grusht një oficer policie gjatë trazirave dhe ishte i akuzuari i parë që u dënua për sulm ndaj forcave të zbatimit të ligjit, u lirua nga burgu në qershor.

E GJITHË VËMENDJA TEK GJYKATA E LARTË

Avokatët dhe prokurorët po ndjekin me vëmendje çështjen që pritet të shqyrtohet së shpejti nga Gjykata e Lartë dhe që mund të ndikojë tek qindra të akuzuarit për 6 janarin. Gjykatësit pranuan të dëgjojnë padinë e njërit prej pjesëmarrësve në trazira ndaj përdorimit nga prokurorët të akuzës për pengimin e procedurave zyrtare, që i referohet ndërprerjes së çertifikimit nga Kongresi të fitores në zgjedhje të zotit Biden.

Për mbi 300 nga të akuzuarit për 6 janarin është ngritur akuza për pengim dhe e tillë është padia federale e ngritur ndaj zotit Trump nga prokurori i posaçëm Jack Smith. Avokatët që përfaqësojnë pjesëmarrësit në trazira thonë se kjo akuzë është ngritur ndaj tyre padrejtësisht.

Gjykatësit do të dëgjojnë argumentat në mars ose në prill dhe pritet që të jepet një vendim gjatë verës. Por, rishikimi i akuzës për pengim ka filluar tashmë të ndikojë tek prokurorët e 6 janarit. Të paktën dy prej të akuzuarve kanë bindur gjykatësit të shtyjnë dënimin e tyre deri pasi të ketë vendosur për këtë çështje Gjykata e Lartë.

TË AKUZUARIT NË ARRATI

Dhjetëra persona që mendohet se kanë sulmuar forcat e zbatimit të ligjit gjatë trazirave ende nuk janë identifikuar, tha zoti Graves. Kufizimi ligjor për ngritje të akuzave është pesë vjet. Kjo do të thotë se akuzat ndaj tyre duhet të ngrihen deri më 6 janar 2026, tha ai.

Disa nga të akuzuarit janë larguar në drejtim të paditur prej muajsh, ndër ta edhe një vëlla dhe motër nga Florida. Olivia Pollock u zhduk pak përpara datës kur duhej të fillonte gjyqi i saj në mars. Vëllai i saj, Jonathan Pollock, gjithashtu nuk gjendet. FBI-ja ofron një shpërblim deri në 30 mijë dollarë për informacion që mund të sjellë arrestimin e zotit Pollock, i cili akuzohet se goditi me mburojë në fytyrë dhe në grykë një oficer policie, se tërhoqi një tjetër oficer policie nëpër shkallë dhe se goditi të tjerët me grushte.

Një tjetër i akuzuar, Evan Neumann, u largua nga Shtetet e Bashkuara dy muaj pasi u akuzua në dhjetor 2021. Ai mendohet se jeton në Bjellorusi.

PO AUTORI I VENDOSJES SË BOMBAVE?

Një ndër misteret më të mëdha për trazirat është identiteti i personit që vendosi dy bomba pranë zyrave të komiteteve kombëtare republikane dhe demokrate ditën përpara sulmit ndaj Kapitolit. Vitin e kaluar, autoritetet e rritën në 500 mijë dollarë shpërblimin për informacione që mund të sillnin arrestimin e tij. Mbetet e paqartë nëse kishte lidhje mes vendosjes së bombave dhe trazirave.

Hetuesit kanë harxhuar me mijëra orë gjatë tre viteve të fundit duke bërë intervista dhe duke shqyrtuar evidencat dhe informacionet nga publiku, tha David Sundberg, ndihmës drejtor i degës së FBI-së në Uashington.

“I bëjmë thirrje çdokujt që mund të ketë hezituar më parë, ose që mund të mos e ketë kuptuar menjëherë se kishte informacion të rëndësishëm, të na kontaktojë dhe të ndajë me ne çdo gjë me vlerë”, u shpreh ai të enjten në një deklaratë të shpërndarë nëpërmjet postës elektronike.

Paisjet shpërthyese ishin vendosur përpara dy godinave rreth orës 7:30 – 8:30 të mbrëmjes së 5 janarit 2021, por oficerët e policisë i zbuluan vetëm të nesërmen. Autoritetet u thërritën në zyrat e Komitetit Kombëtar Republikan rreth orës 12:45 të pasdites së 6 janarit. Pak më pas, morën një telefonatë e ngjashme për një paisje shpërthyese të gjetur tek shtabi i Komitetit Kombëtar Demokrat. Bombat u çaktivizuan në kohë dhe askush nuk u lëndua.

Në videon e qarkulluar nga FBI-ja shfaqet një person me një bluzë gri me kapuç, me maskë në fytyrë dhe me doreza që duket se vendos një prej pajisjeve eksplozive nën një stol përpara godinës së komitetit demokrat. Ai shfaqet gjithashtu në një tjetër video duke ecur në një rrugicë pranë komitetit republikan përpara se të vendoste bomba edhe atje. Personi kishte veshur atlete në ngjyrë të zezë dhe gri të lehtë, të markës Nike Air Max Speed Turf, me logon në ngjyrë të verdhë./VOA

lojerat olimpike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj