LIVE UPDATES
Bota

Qortimi i ministrave paralajmëron "rikthimin e mundshëm" të Vuçiçit si kryeministër

Mes paralajmërimeve se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të vitit, Vuçiq, me ftesë të kryeministrit Gjuro Macut, mori pjesë në seancën e Qeverisë që u mbajt më 25 janar.

28 Janar 2026, 14:19 Nga E.d
Qortimi i ministrave paralajmëron "rikthimin e mundshëm"
Foto ilustruse

“Aleksandar Vuçiq po përgatitet për rikthimin e tij në vendin e kryeministrit”.

Kështu e interpreton profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Zoran Stojilkoviq, seancën e Qeverisë së Serbisë, në të cilën presidenti serb i qortoi ministrat dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë.

Mes paralajmërimeve se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të vitit, Vuçiq, me ftesë të kryeministrit Gjuro Macut, mori pjesë në seancën e Qeverisë që u mbajt më 25 janar.

Me ton të rreptë, ai i mori në pyetje ministrat dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, kritikoi etikën e tyre të punës, shijimin e privilegjeve dhe udhëtimeve, si dhe i ftoi të largoheshin vetë nëse nuk kishin “energji dhe dëshirë të mjaftueshme”.

Stojilkoviq vlerëson se seanca ishte shembull i “nivelit të zakonshëm të poshtërimit të bashkëpunëtorëve më të afërt”, për të treguar publikisht se asgjë nuk mund të funksionojë “pa ndërhyrjet e Vuçiqit”.

“Mesazhi që përsëritet nga bashkëpartiatët e tij është se pa të, nuk ka Parti Përparimtare Serbe. Vuçiq tashmë i ka dy mandate si president, dhe ajo që logjikisht pritet, është që ai të shfaqet [si kandidat] për kryeministër”, thotë Stojilkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë funksion, Vuçiq ishte edhe më herët, para se të zgjidhej president i Serbisë në vitin 2017.

Ky është mandati i tij i dytë presidencial. Ai e përfundon atë në maj të vitit të ardhshëm dhe, sipas Kushtetutës së Serbisë, nuk ka më të drejtë të kandidojë për këtë pozitë.

Vetë Vuçiq nuk e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse e shohim që është e mundur që të mos garoj dhe të fitojmë, sigurisht që nuk do të garoj. Nëse shohim që nuk është e mundur ndryshe, mund të marr një vendim tjetër”, tha ai më 28 dhjetor për Televizionin Pink të Serbisë.

Kur mund të priten zgjedhjet?

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është një nga kërkesat kryesore të studentëve, të cilët, për më shumë se një vit, udhëheqin protestat antiqeveritare në Serbi.

Ata thonë se kjo është rruga drejt ndryshimeve dhe përcaktimit të përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në nëntor të vitit 2024.

Edhe pse Qeveria e refuzoi këtë kërkesë të studentëve për muaj me radhë, Vuçiq tha në fund të vitit të kaluar se do të plotësohet.

Në publik, ai foli disa herë për datat e mundshme të zgjedhjeve të ardhshme - ndoshta në pranverë, ndoshta në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Parashikimet e fundit i dha pas seancës së Qeverisë më 25 janar, duke thënë se është “realiste” që zgjedhjet të zhvillohen midis tetorit dhe dhjetorit.

Stojilkoviq pret që viti 2026 të jetë vit zgjedhor.

“Mendoj se ky afat, fundi i vitit, i përshtatet Qeverisë, sepse atëherë mund të shpallen edhe zgjedhjet presidenciale - gjë që do ta ‘shkundte’ edhe më shumë skenën opozitare”, thotë ai.

Stojilkoviq, gjithashtu, vlerëson se në këtë moment “aktori i vetëm opozitar me një përkrahje dhe besim të konsiderueshëm nga qytetarët”, është lista që paralajmërojnë studentët protestues.

Studentët përgatiten për zgjedhje

Në publik flitet gjerësisht për “listën studentore” që po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Akademikët theksojnë se ata vetë nuk do të kandidojnë, por do të vendosin se kush do të përfshihet në listën që do ta mbështesin.

Gjatë protestës në Novi Sad, më 17 janar, akademikët prezantuan edhe pjesë të programit të tyre.

“Ata e përqendrojnë vëmendjen te korrupsioni, origjina e pasurisë dhe problematizojnë diçka për të cilën në Serbi është folur gjatë, por kurrë nuk është vepruar - bëhet fjalë për lustriacionin”, kujton Stojilkoviq.

Që kur Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit mori pushtetin në Serbi në vitin 2012, janë mbajtur katër palë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare të rregullta në Serbi mbahen çdo katër vjet. Të fundit u mbajtën në dhjetor të vitit 2023.

Ristrukturimi i mundshëm i Qeverisë

Pas seancës së Qeverisë ku Vuçiq qortoi ministrat, kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i njoftoi qytetarët se po mendohet për ristrukturimin e kabinetit të tij në pranverë.

“Mendoj se ka ardhur koha që të japim llogari bazuar në nivelin e përfshirjes suaj”, tha ai gjatë një interviste për Radio-Televizionin e Serbisë më 27 janar.

“Paralajmërimi për ristrukturim ka synim frikësimin dhe disiplinimin e anëtarëve aktualë të Qeverisë, si dhe prodhimin e disa ngjarjeve pseudo-politike dhe manipulimeve, që do t’i largonin sytë e qytetarëve nga problemet serioze që ekzistojnë në shtet”, vlerëson Stojilkoviq.

Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Macut e zgjodhi Parlamenti i Serbisë në prill të vitit të kaluar.

Paraardhësi i tij, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga kjo pozitë pas presionit të opinionit publik, për shkak të sulmeve të aktivistëve të Partisë Përparimtare Serbe ndaj një grupi studentësh, në janar të vitit 2025./REL

aleksandar vuçiq kryeministër ministra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj