LIVE UPDATES
Aktualitet

'Rama po më ndiqte këmba-këmbës'/ Ish-oficeri Nuhu nga arratia: Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu nuk më mbështetën përballë krimit

Nuhu tha se gjatë kohës që punonte si agjent i infiltruar ka informuar zyrtarisht Xhafajn dhe Ardi Veliun se personat e sipërpërmendur merreshin me aktivitet kriminal, trafik droge dhe vrasje me pagesë, por nuk ka pasur asnjëlloj reagimi.

12 Tetor 2023, 09:55 Nga a.l
'Rama po më ndiqte këmba-këmbës'/ Ish-oficeri Nuhu
Emiliano

TIRANË- Ish-oficeri Emiliano Nuhu ka akuzuar institucionet ligjzbatuese dhe qeverinë se nuk e kanë mbrojtur përballë krimi. Në një lidhje live ekskluzivisht për “Top Story”, nga arratia, Nuhu ka rrëfyer se si krerët e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, Ardi Veliu dhe Fatmir Xhafa, e shpërfillën totalisht e-mailin e tij zyrtar për aktivitetin kriminal të Redian dhe Ramazan Rrahjas në 2018-ën.

Nuhu tha se gjatë kohës që punonte si agjent i infiltruar ka informuar zyrtarisht Xhafajn dhe Ardi Veliun se personat e sipërpërmendur merreshin me aktivitet kriminal, trafik droge dhe vrasje me pagesë, por nuk ka pasur asnjëlloj reagimi.

Nëse Policia e Shtetit do të kishte hapur hetim, do ta kishte parandaluar atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja dhe s’do të kishte humbur jetën shoferi i Prokurorit, Andi Maloku, tha Nuhu.

“Për ata që s’më njohin unë jam Emiliano Nuhu, ish-oficer i stacionit të Fushë Krujës, detyra ime e fundit para se të largohesha nga Policia e Shtetit në 2018-ën. Kam mbajtur edhe detyra të tjera. Kam qenë 6 vite i infiltruar në terren, ku kam kryer edhe shumë operacione të tjera në territorin e Shqipërisë si i infiltruar mes grupeve kriminale.

Dua ta nis me fjalën “parandalim” që përdori zoti Ramallari në nisje të bisedës. Policia ka për detyrë parësore parandalimin e ngjarjeve kriminale. Në 2018-ën kur unë isha oficer i policisë gjyqësore në stacionin e Policisë Fushë- Krujë, për shkak të problemit që unë e kam denoncuar, kam informuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me e-mail zyrtar për aktivitetin kriminal të Redian dhe Ramazan Rrahjas dhe persona të tjerë të fisit Rrahja. I kam informuar që këta persona merreshin me aktivitet kriminal, me trafik droge dhe vrasje me pagesë. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk mora asnjë përgjigje minimale që e kanë për detyrë të pyesin: Ku e more informacionin? Çfarë është ky informacion? Ta verifikojmë apo të mos e verifikojmë?

Edhe nga Ministri i Brendshëm asnjëlloj reagimi. Koha doli që këta persona, pra Redian Rrahja do të dënohej me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e shoferit të tij. Edhe Ramazan Rrahja është po në akuzë. Nëse Policia e Shtetit do të kishte hapur hetim, do ta kishte parandaluar këtë ngjarje dhe s’do të kishte këto pasoja sa të humbte jetën shoferi i Prokurorit. Por Policia dhe i gjithë institucioni i Ministrisë së Brendshme u kundërvu kundër meje. Ndoshta u vijnë në kujtesë edhe deklaratat e kryeministrit që do të më ‘ndiqte këmba-këmbës'”– tha Nuhu. 

ardi veliu fatmir xhafa

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje