LIVE UPDATES
Bota

Raporti i TI për korrupsionin në vend, koordinatorja për DW: Duhen dënuar zyrtarë të niveleve të larta! Media kontrollohet dhe llogaridhënia është bllokuar

Lidija Prokic, Koordinatore Rajonale për Europën Lindore dhe Jug-Lindore e Transparency International, thotë për DW se Shqipëria ka mbetur prej vitesh në stanjacion lidhur me përparimin në luftën kundër korrupsionit.

1 Shkurt 2023, 08:06 Nga DOSJA
Raporti i TI për korrupsionin në vend, koordinatorja për DW:
Transparency International

DW: Znj. Prokic, në raportin më të fundit mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2022, Shqipëria rritet vetëm me një pikë në renditje. A e konsideroni këtë pikë, si përmirësim?

Lidija Prokic: Nga 13 burime të dhënash, pikët e CPI-së mund të luhaten lehtë nga viti në vit, si pasojë e ndryshimeve të vogla të këtyre burimeve, të cilat ne nuk i konsiderojmë statistikisht të rëndësishme. Rezultati i Shqipërisë ka mbetur në stanjacion që nga viti 2018, duke shënuar 35 ose 36 pikë, prandaj ne nuk mund ta konsiderojmë këtë një përmirësim të dukshëm. Ky rezultat mbetet poshtë mesatares botërore të 43 pikëve, madje edhe nën rezultatin minimal të një shteti anëtar të Bashkimit Europian, minimum i cili është në kuotën e 42 pikëve. Kjo tregon që duhet bërë një punë domethënëse në luftën kundër korrupsionit.

DW: Nëse analizoni dekadën e fundit, si paraqitet situata për Shqipërinë? Ka pasur ndonjë pikë pozitive kthese, është një fazë stanjacioni që po zgjat shumë apo nuk ka asnjë përmirësim?

Lidija Prokic: Indeksi i Perpectimit të Korrupsionit për Shqipërinë ka shënuar rezultatet më të larta në vitin 2016-2017, kur vendi pati përmirësime domethënëse në demokraci dhe mbështetjen në zbatimin e ligjit. Megjithatë, që nga ajo kohë vërehet stanjacion. Shqipëria ka përparuar përsa i përket reformës në gjyqësor (vettingut) dhe forcimit të Strukturës së Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por këto arritje janë lënë në hije nga kufizimi i hapësirës qytetare. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi median, përfshirë fushata baltosjeje dhe intimidimi, dhe ka bllokuar të dhënat publike dhe llogaridhënien mbi vendimmarrjet, duke u lejuar institucioneve publike që të krijojnë baza të reja ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit.

DW: Lufta kundër korrupsionit është një nga kriteret kyçe që duhet të forcohet nga qeveria shqiptare, në rrugën drejt anëtarësimit në BE. A tregon raporti juaj më i fundit që nuk po bëhet përparim i mjaftueshëm në këtë drejtim?

Lidija Prokic: Edhe pse Shqipëria është angazhuar për të luftuar korrupsionin në sektorin publik në kuadër të reformave për anëtarësimin në BE, vendi nuk ka bërë sa duhet dhe prej shumë vitesh ka mbetur në stanjacion. Ne mund të themi se rezultatet tona përputhen me vlerësimin e Bashkimit Europian se në Shqipëri "korrupsioni mbetet një shqetësim serioz”.

DW: Procesi që përmendët më sipër, ai i vettingut, po vijon që prej vitit 2016, në përpjekjen për të ndrequr sistemin e korruptuar gjyqësor. Si e vlerësoni situatën?

Lidija Prokiç: Procesi i vettingut po merr kohë por ka pasur rezultate pozitive. Në fakt, përqindja e lartë e përjashtimeve ose dorëzimi i mandateve nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve është tregues se ky proces po vërteton nivelet e larta të korrupsionit në gjyqësor. Me bërjen sërish funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe forcimin e kapaciteteve të SPAK, situata po përmirësohet gradualisht. Sidoqoftë, procesi i vettingut nuk mund të jetë e vetmja politikë për të luftuar korrupsionin në drejtësi. Institucionet e tjera përgjegjëse për zvogëlimin e konfliktit të interesit, deklarimit të pasurisë ose transaksioneve të dyshimta, duhet të luajnë një rol shumë të madh. Shqipëria mund të ketë sukses vetëm nëse mundet të krijojë një sistem funksional kontrolli dhe ekuilibrash dhe të ndërrojë kulturën e ndëshkimit të korrupsionit, sidomos kur vjen fjala tek zyrtarët e niveleve të larta. Deri më tani SPAK ka bërë disa punë të mira, që duhet të vazhdojnë, dhe ne duam të shohim më shumë dënime për korrupsion, veçanërisht dënime të korrupsionit në nivele të larta.

DW: Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri, nëse i referohemi Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit?

Lidija Prokic: Nëse e krahasojmë me vendet që i konsiderojmë të suksesshme në kontrollin e korrupsionit në sektorin publik, është shumë e qartë se Shqipëria duhet të përmirësojë rezultatet e saj në të gjitha fushat. Kjo do të thotë se nëse reformat përqëndrohen vetëm në disa fusha atëherë nuk ka një përmirësim të qendrueshëm dhe reformat anti-korrupsion duhet të shoqërohen nga reformat demokratike. Vendi ka nevojë për mekanizma frytdhënës me qëllim mbajtjen nën kontroll të ndikimit aktual tepër të tepruar të ekzekutivit dhe duhet të mbështesë hapësirën qytetare, në mëyrë që organizatat e shoqërisë civile dhe media mund të veprojnë pa qenë nën presion ose të frikësuar. Zyrtarët publikë duhet ta kuptojnë se suksesi kundër korrupsionit do të jetë i kufizuar deri kur ata të lejojnë që vendimet që marrin të jenë të hapura për publikun. Nëse i referohemi raportit tonë të fundit, performanca e Shqipërisë është dobësuar veçanërisht kur flitet për rreziqe politike, përfshirë patronazhimin dhe nepotizmin, shkëmbimin e ndereve, vendet e përcaktuara të punës, mbajtjen sekret të financimit të partive publike dhe lidhje të ngushta e të dyshimta mes biznesmenëve dhe politikanëve. Performanca e demokracisë në Shqipëri ka qenë në stanjacion në pjesën dërrmuese.

DW: Politikanë shqiptare të të gjitha forcave politike janë akuzuar shpesh se janë të korruptuar dhe abuzojnë me pushtetin. A ndërthurret korrupsioni me sigurinë dhe çdo lloj tjetër konflikti?

Lidija Prokic: Hulumtimet tregojnë se korrupsioni minon qartë besimin tek qeveria dhe aftësitë e saj për të mbrojtur publikun, çka mund të çojë në rritje të kërcënimeve të sigurisë, të cilat janë të vështira për t'u kontrolluar. Nga ana tjetër, konflikti krijon mundësi për korrupsion dhe i lë pak hapësira qeverisë për ta luftuar atë. Pushtimi rus ndaj Ukrainës është një shembull i tmerrshëm i llojit të rrezikut që krijon korrupsioni ndaj paqes dhe sigurisë, si në shkallë vendi ashtu dhe ndërkombëtarisht. Me përvojën e luftërave dhe konflikteve ndëretnike dhe rrezikun në rritje të sigurisë si pasojë e luftës që po vazhdon në Europë, qeveritë në Ballkanin Perëndimor duhet t'i shndërrojnë përpjekjet e tyre anti-korrupsion, në një vëmendje të plotë tek politika e brendshme dhe e jashtme duke i dhënë përparësi transparecës, mbikqyrjes dhe përfshirjes së vërtetë të shoqërisë civile. Ata duhet ta luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe të garantojnë se askush s'mund të abuzojë me pushtetin.

DW: Kosova ka shënuar 2 pikë ngjitje në klasifikimin tuaj, krahasuar me një vit më parë. Si e konsideroni këtë rezultat?

Lidija Prokic: Ky 2-pikësh më shumë se përmirësim domethënës, është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Ndër vite, ka pasur disa ndryshime ku Kosova ngjitej ose zbritej me dy pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ndryshimet në legjislacion gjatë vitit të kaluar, që rregulluan çështjen e financimit të fushatave elektorale dhe politike, le vend për optimizëm të matur. Sidoqoftë, ne nuk duhet të harrojmë se mungesa e zbatimit të ligjeve ekzistuese është një pengesë e madhe në rajon dhe derisa kjo situatë të ndryshojë, korrupsioni do të vazhdojë tëpengojë zhvillimin.

DW: Po në lidhje me Ballkanin Perëndimor, sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit në rajon dhe cili shtet po jep rezultate më të mira?

Lidija Prokic: Të pasurit sukses në luftën kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në Ballkanin Perëndimor, do të thotë gjithashtu se përparimi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, varet nga aftësia e shteteve për të mbrojtur fondet publike dhe për të kontrolluar  në mënyrë efikase korrupsionin dhe krimin e organizuar.

raporti i transparency international

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj