LIVE UPDATES
Bota

Raporti: Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatët janë kryesisht burra: 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%).

28 Shtator 2025, 17:43 Nga I.A

Raporti: Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash

SHKUP- Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor, do të garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste kryetarësh - 80 komuna dhe qyteti i Shkupit. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatët janë kryesisht burra: 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%).

Në krahasim me zgjedhjet lokale të katër vjetëve më parë, ka një rritje të lehtë të përfaqësimit të grave, pasi nga 299 kandidatët në atë kohë, vetëm 25 ishin gra, ose rreth 8.4%. Tridhjetë e dy kandidatet në këto zgjedhje vijnë nga 24 komuna, që do të thotë se në dy të tretat e komunave nuk do të ketë gra në fletët e votimit.

Numri më i madh i kandidateve është në Prilep: 3, ndërsa në Manastir, Veles, Negotinë, Qendër, Karposh dhe Kisella Vodë janë nga 2. Marija Majkiç, nga partia pro-ruse Maqedonia e Bashkuar, është kandidatja më e moshuar. Ajo garon në komunën Gazi Babë.

Kandidati më i ri që synon të bëhet kryetar komune, është Andrej Dimitrijevski nga Levica, në Nagoriçan i Vjetër.

Në shumicën e komunave në Maqedoni të Veriut, qytetarët do të vendosin nëse pushtetin lokal do ta vazhdojë i njëjti ekip apo një i ri. Analiza e emrave tregon se në 57 komuna, kryetarët aktualë do të garojnë për një mandat të ri katërvjeçar. Janë edhe disa komuna, ku ish-kryetarët do të përpiqen të rikthehen, si Ilinden apo Jegunoc.

Për kryetar të Shkupit do të kandidojë Orce Gjorgjevski nga VMRO-DPMNE-ja, i cili aktualisht është kryetar i komunës Kisella Vodë. Një nga kundërshtarët e Gjorgjevskit do të jetë Kaja Shukova nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), e cila ka qenë ministre e Mjedisit gjatë viteve 2023–2024.

Pasardhësi i saj në atë pozitë, Izet Mexhiti, i cili gjithashtu është ministër dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë aktuale, është kandidat i koalicionit VLEN në komunën e Çairit. Atje do të përballet me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga zyrtarët aktualë, kandidatë për kryetar bashkie janë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nga VLEN-i, Fatmir Limani, në Kërçovë, si dhe ministri pa portofol nga Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, në komunën Shuto Orizarë të Shkupit.

Edhe zëvendësministri i Energjisë nga ZNAM-i, Mirosllav Llabudoviq, është kandidat në komunën Qendër të Shkupit.

Në fletëvotime do të jenë edhe emrat e disa deputetëve aktualë: Beti Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja si kandidate në Kisella Vodë, Skender Rexhepi nga Fronti Evropian për qytetin e Shkupit, si dhe deputetët e së Majtës - Amar Meçinoviq dhe Jovana Mojsoska për qytetin e Shkupit dhe atë të Strugës.

Pa konkurrencë, fletëvotimin më të gjatë për kryetar komune do ta kenë banorët e Shkupit. Sipas listës së publikuar të KSHZ-së, për qytetin e Shkupit janë konfirmuar 16 kandidatë. Tre prej tyre janë të pavarur, ndërsa të tjerët janë nga parti dhe koalicione.

Në Prilep dhe Strugë janë nga nëntë kandidatë të konfirmuar. Banorët e Prilepit do të zgjedhin midis katër kandidatëve të pavarur dhe pesë kandidatëve të partive, ngjashëm sikurse banorët e Strugës. Manastiri ka tetë kandidatë - tre të pavarur dhe pesë partiakë. Nga shtatë kandidatë do të jenë në Kumanovë, Kisella Vodë dhe Gazi Babë dhe nga gjashtë në Koçan, Tetovë dhe Shuto Orizarë.

Kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë komunash do ta nisin zyrtarisht fushatën të hënën, më 29 shtator. Ata i kanë marrë numrat rendorë në fletët e votimit me short në KSHZ. Rundi i parë i votimeve do të zhvillohet më 19 tetor, ndërsa i dyti do të mbahet dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Në rundin e parë pritet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa kryetari i komunës do të konsiderohet i zgjedhur nëse fiton 50% plus një votë dhe nëse së paku një e treta e zgjedhësve të regjistruar në komunë votojnë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk e arrin këtë shumicë, atëherë mbahet rundi i dytë, ku qytetarët zgjedhin midis dy kandidatëve me më shumë vota. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut më 1991./REL

marija majkiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj