LIVE UPDATES
Bota

Rasti Ivanoviç, REL: Dëshmitarët s’paraqiten në seancë për shkak të “situatës politike”

Avokati mbrojtës, Dejan Vasiç, ka theksuar se “një numër i madh i seancave kryesore janë shtyrë për shkak të mungesës së Milena Popoviçit”, dhe është pajtuar me prokurorinë se dëshmia e saj nuk ka qenë vendimtare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

14 Mars 2023, 21:27 Nga k.m.
Rasti Ivanoviç, REL: Dëshmitarët s’paraqiten në
Foto ilustruese

Seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit të opozitës serbe nga Kosova, Oliver Ivanoviç, është shtyrë për 25 maj për shkak se dëshmitarja Milena Popoviç nuk është paraqitur më. Kjo nuk është hera e parë që seanca shtyhet për shkak të mosparaqitjes në gjykatë të Milena Popoviçit, bashkëshorte e pakurorëzuar e Oliver Ivanoviçit.

Prokurori Burim Qerkini vlerësoi se procesi gjyqësor po vonohet për shkak të kësaj dëshmitareje dhe sugjeroi që gjykimi të vazhdojë pa të. Megjithatë, gjyqtari Valon Kurtaj bëri të ditur se trupi gjykues ka marrë vendim që edhe një herë të tentohet të merret deklarata nga Popoviç përmes video-lidhjes, të cilën ajo e ka kërkuar nga gjykata që t’ia lejojë.

Në një njoftim me shkrim drejtuar gjykatës më 4 mars, ajo deklaroi se nuk mund të merrte pjesë në seancë “për shkak të situatës aktuale politike”. Gjykatësi Kurtaj tha se deklarata e Milena Popoviçit duhet të merret përmes departamentit për ndihmë juridike ndërkombëtare, i cili funksionon në kuadër të misionit EULEX (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit).

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Serbisë nuk bashkëpunojnë, prandaj në këtë rast nevojitet ndërmjetësimi i EULEX-it për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve.

Avokati mbrojtës, Dejan Vasiç, ka theksuar se “një numër i madh i seancave kryesore janë shtyrë për shkak të mungesës së Milena Popoviçit”, dhe është pajtuar me prokurorinë se dëshmia e saj nuk ka qenë vendimtare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Ka mbetur ende shumë pak punë në lëndë, edhe dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, që të dëgjohen nga vetë të dyshuarit. Pres që fjalët përfundimtare të jenë në qershor në procedurën e shkallës së parë,”- tha Vasiç. Ai më parë i kërkoi gjykatësit që të mos lejojë që "shqyrtimi kryesor të shndërrohet në hetim për vrasjen e Oliver Ivanoviçit".

Sipas mendimit të tij, dëshmitarët që janë paraqitur në gjykatë deri më tani janë marrë në pyetje sikur hetimi është ende në vazhdim dhe shtoi se asnjëri prej tyre nuk i ka përmendur personat e cekur në aktakuzë. Më 14 mars, trupi gjykues vendosi të dëgjojë edhe dy dëshmitarë të tjerë me sugjerimin e avokatit Faruk Korenica, i cili mbron Nedelko Spasojeviqin.

I akuzuari Spasojeviç tha se edhe dëshmitarët potencialë kërkuan pak kohë për shkak të “situatës politike”. Bëhet fjalë për ish-policët e Kosovës, të cilët janë larguar nga pozitat e tyre në kuadër të daljes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Me vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë të lidhur edhe Zhelko Bojiç (ish-shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior), Milan Radoiçiç (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Veselinoviç (biznesmen). Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë sepse ata ishin në arrati kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën e parë.

Radoiçiç dhe Veselinoviç përmenden në aktakuzë si “udhëheqës të grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiçin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim. Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza, por në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore, gjegjësisht përmenden vetëm personat që “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për kryerjen e veprës penale të vrasjes së Oliver Ivanoviçit”, por jo autori i vrasjes apo porositësi.

Aktakuza e parë është ngritur në fillim të dhjetorit 2019, ndërsa në fund të dhjetorit të po atij viti prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha, ka paraqitur aktakuzën e dytë të ndryshuar. Më pas, në nëntor 2020, u ngrit aktakuza e tretë dhe pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë e ktheu aktakuzën e mëparshme për ndryshim. Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ai ishte bartës i listës “Liria, demokracia, drejtësia” në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, disa muaj para vrasjes së tij. Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, për shkak të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, katër kandidatë nga lista e tij u tërhoqën dhe iu dogj vetura në veri të Mitrovicës./REL

vrasja e oliver ivanoviç oliver ivanoviç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj