LIVE UPDATES
Bota

Reagime pas padisë për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams

Në një zhvillim tronditës, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams është paditur me akuza të shumta, ndër të tjera për shkelje të ligjeve për financimin e fushatës elektorale, ryshfet dhe konspiracion, duke shkaktuar kështu valë tronditëse në qytetin e Nju Jorkut dhe skenën politike kombëtare.

28 Shtator 2024, 18:32 Nga I.A
Reagime pas padisë për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Nju
Eric Adams

SHBA- Këtë javë ndaj kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, u ngrit një padi federale me akuza të shumta për korrupsion. Zoti Adams, një ish-drejtues policie që më vonë hyri në skenën politike, deklaroi pafajësinë në gjykatë dhe pretendoi se prokurorët po e sulmojnë pasi kritikoi politikat e administratës së Presidentit Joe Biden për emigracionin. Rreth padisë dhe reagimeve njofton nga Nju Jorku korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen.

Në një zhvillim tronditës, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams është paditur me akuza të shumta, ndër të tjera për shkelje të ligjeve për financimin e fushatës elektorale, ryshfet dhe konspiracion, duke shkaktuar kështu valë tronditëse në qytetin e Nju Jorkut dhe skenën politike kombëtare.

"Njoftuam sot akuzat për ryshfet, për financimin e fushatës dhe konspiracion për kryetarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams. Kryebashkiaku Adams u angazhua për një kohë të gjatë kërkoi dhe mori me vetëdije kontribute të paligjshme për fushatën zgjedhore nga donatorë dhe korporata të huaja", tha prokurori i Nju Jorkut, Damian Williams.

Prokurorët argumentojnë se kryebashkiaku mori para nga një zyrtar i qeverisë turke dhe biznesmenë turq në këmbim të favoreve për ta.

"Gjithashtu akuzojmë se kryetari i bashkisë kërkoi dhe mori mbi 100 mijë dollarë përfitime në formën e udhëtimeve luksoze nga disa prej të njëjtëve aktorë të huaj që mundësuan shumë nga kontributet e paligjshme të fushatës", tha prokurori Williams.

Kryebashkiaku Adams i hedh poshtë këto akuza.

"Nuk jemi befasuar që arritëm në këtë pikë. ukërkova njujorkezëve të presin, të dëgjojnë argumentat tona mbrojtëse përpara se të arrijnë në ndonjë përfundim. Bazuar në atë që lexova, është e qartë se nëse janë shkelje të fushatës, unë e di që nuk i shkela rregullat për fushatën; nëse janë për donatorë të huaj, unë e di që nuk marr para nga donatorët e huaj”, tha kryebashkiaku Adams.

Ai këmbënguli se përgjegjësitë e tij të përditshme si kryetar bashkie do të mbeten të pandryshuara.

"Tashmë avokatët e mi do të kujdesen për çështjen gjyqësore, në mënyrë që unë të kujdesem për qytetin. Funksionet e mia të përditshme nuk do të ndryshojnë. Unë do të vazhdoj të punoj për 8.3 milionë njujorkezët për të cilët u zgjodha", tha zoti Adams.

Njujorkezët reaguan me opinione të ndryshme.

“Mendoj se është e tmerrshme. Mendoj se qyteti meriton shumë më mirë dhe se të gjithë duhet të largohen, i gjithë ekipi i Adamsit", thotë Patrick Sullivan, banor i qytetit të Nju Jorkut.

"Sigurisht që do të ketë probleme, por nuk mendoj se për marrjen e fondeve për fushatën, nëse e ka bërë këtë, nuk jam i bindur se ai duhet të dorëtërhiqet", thotë David Fischer, banor i Nju Jorkut.

Ish-prokurori federal Neama Rahmani thotë se këto akuza janë historike.

"Kjo është një aktakuzë historike, hera e parë që një kryetar bashkie në detyrë është akuzuar në qytetin e Nju Jorkut, dhe kjo është diçka që zyrtarët federalë nuk e marrin lehtë. Duhet të shkohet deri në nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë për të marrë miratimin për të ngritur akuzua ndaj një zyrtari të zgjedhur”, thotë zoti Rahmani.

Ai vë në dukje gjithashtu se akuzat mund të rezultojnë në një dënim të gjatë me burg.

"Adams rrezikon të dënohet me deri në 45 vite në një burg federal; akuzat më serioze janë ato për mashtrimin me dërgesat bankare, që mbartin një dënim maksimal prej 20 vitesh. Dhe për shkak të shumës së mashtrimit, që janë miliona dollarë, sipas kuadrit ligjor ai rrezikon të bëjë disa vite burg, edhe nëse nuk i jepet maksimumi”, thotë zoti Rahmani.

Ndërsa kryebashkiaku Adams vazhdon në detyrë, drama politike dhe ligjore ka të ngjarë të përshkallëzohet, ndërsa shumë njerëz presin të shohin se si do të zhvillohet mbrojtja dhe çfarë efekti do të ketë kjo çështje gjyqësore në të ardhmen e qeverisjes së qytetit të Nju Jorkut./VOA

eric adams

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj