Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.
IRAN- Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, tha se Teherani do t'i japë "një përgjigje të duhur" vendimit të Ukrainës për zvogëlimin e pranisë diplomatike, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.
Sipas agjencisë qeveritare e lajmeve IRNA, Kanaani citohet të ketë thënë, më 24 shtator, se Ukraina duhet të "përmbahet nga ndikimi i palëve të treta që kërkojnë të shkatërrojnë marrëdhëniet midis dy vendeve".
Ukraina tha më 23 shtator, se do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev dhe do t’ia heqë akreditimin ambasadorit të këtij shteti.
Kanaani tha se vendimi i Ukrainës ishte "i bazuar në raporte të pakonfirmuara dhe rezultoi nga një zhurmë mediatike nga palët e huaja".
Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.
Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.
Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.
Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.
Marrë nga REL
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, më 24 shtator ka nënshkruar amendamentet që ashpërsojnë dënimin për...
Prishtine KOSOVË- Fidaim Beka, 37 vjeç është personi që është vrarë me armë zjarri këtë mesdit&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Autoritetet pro-Kremlinit kanë akuzuar forcat ukrainase për vrasjen e dy personave, përfshir&e...
Nikola Selakoviç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç, deklaroi se Serbia nuk mund të pranoj&e...
Foto ilustruese BANGLADESH- Të paktën 24 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u zhdukën pasi një varkë u...
Avioni FRANCË- Një aeroplan mallrash Boeing 737 i drejtuar nga Suedia e Atlantikut Perëndimor kapërceu pistën në aeroportin M...
Fleta e votimit ITALI- Një gabim në fletën e votimit në Cagliari. Ansa.it shkruan se ka qenë kandidatja e Legës, Roberta Loi,...
Jake Sullivan SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, premtoi të dielën se...
Mario Draghi ITALI- Ka votuar edhe kryeministri Mario Draghi. Kryeministri shkoi në selinë Parioli në Romë për të votuar...
Foto nga momenti i votimi UKRAINË- Kremlini ka dërguar ushtarë për të detyruar ukrainasit të votojnë në referendume...